"Aleks , eja ketu i dashur!" E ftoi znj. Xhilli. Anastasia shkoi menjehere prane tij. 

"Pershendetje dhe faleminderit qe keni ardhur!" Tha ai, tashme e kuptoi ajo nuk do te vinte znj. Helga nuk ia kishte dale dot. 

"Sic e dini martesa ime ndodhi papritur dhe nuk pata mundesi ta beja te madhe , por pa e zgjatur shume dua t'ju prezantoj ..." dhe zgjati doren drejt Anastasias qe ishte anash tij. Por zemra filloi t'i rrihte me shpejtesi kur nje dore qe dukej sikur kishte elektricitet preku doren e tij. Ktheu menjehere koken dhe pa Xhoalinen. 


Ajo kishte ardhur, nuk i besohej ajo ishte aty, fiks ne kohe. Rrezellente e tera, ai fustan i zi i ngushte pas trupit ne forme sirene , ia tregonte format e saj perfekte, dekolteja lart disi e hapur duke nxjerre ne pah keshtu qafen e saj , floket e arte te leshuara te kthyera ne nje ane,buzet te lyera me nje kuqe rremte , syte me nje te zeze te lehte ia nxirrnin ne pah ate blune e saj , u hutua i teri saqe harroi edhe ate cfare ishte duke thene.

U desh nje pickim nga znj. Xhilli qe te rikthehej ne vete. 

"Heh ... pra sic po ju thoja ju prezantoj me gruan time Xhoaline Romanov!" Tha duke e afruar prane tij. Ajo buzeqeshi " Pershendetje!" 

Ai vuri re qe nuk ishte vetem ai i mahnitur prej saj, por edhe shume te tjere, i vinte ta merrte Xhoalinen dhe ta largonte menjehere prej aty. I vuri njeren dore pas belit dhe ate moment u has me shikimin i saj qe thoshte "Hiqe menjehere doren!" Por ja qe ai nuk kishte ndermend ta bente dhe ajo nuk kishte se si ta largonte ashtu ne sy te te tjereve. Normale qe tashme ai do te perfitonte nga situata dhe kjo gje e acaronte shume Xhoalinen. 

"Urime per martesen! " u dolem perpara disa cifte.

"Faleminderit!" Thane ata njekohesisht.

"Duket sikur jeni bere per njeri-tjetrin!" Foli nje zonje e madhe ne moshe. Xhoalina ndjeu faqet t'i skuqeshin.

"Aleks! Amigo mio!" U degjua dikush te fliste me nje theks italian. Aleksi u kthye drejt tij dhe foli miqesisht "Ciao Alvaro! Come stei?"

"Aspak mire Aleks! Po si? Nga kjo feste duhej te merrja vesh une qe miku ik i femijerise eshte martuar?!" Foli si i ofenduar.


"Alvaro, nuk e ke idene se cfare ka ndodhur! Eja te t'i shpjegoj te gjitha!"

"Uno momento prego! Pra ti na qenke rrembuesja e tij e zemres!" Iu drejtua Xhoalines, ajo buzeqeshi tere siklet.

"Thjesht Aleks, kuptome! Nuk ma merrte mendja qe do te arrinte ndonje femer te hyje ne zemren tende!" Ato fjale i tha duke qeshur, por nje fare te vertete te tre ata e dinin qe kishin.

"Por, me lejoni te te them qe jeni shume e bukur, nje femer si ju as une nuk do t'i thoja dot jo!" Tha duke puthur doren e Xhoalines.

"E mjaft u jargavite , por eja te te tregoj se cfare ka ndodhur!" Tha Aleksi duke u munduar ta largonte prej Xhoalines.

"Xheloz!" Tha Alavaro duke i shkelur syrin e Xhoalines dhe ajo qeshi. U nisen te dy dhe shkuan prane nje tavoline. Nderkohe Xhoalina nisi te shkonte per tek znj. Xhilli kur nje djale rreth moshes se Aleksit i doli para 

"Znj. Romanov, jam shume i lumtur qe me ne fund po njihem me ju!" Iu drejtua me nje buzeqeshje qe Xhoalines nuk i pelqeu fare. 

"Pershendetje!" Foli ajo disi e pasigurt. "Jeni me e bukur nga sec prisja!" Tha duke marre doren e saj per ta puthur, por qe u ndalua nga nje ze pas saj "Xhoaline, e dashur po te kerkon znj.Xhilli!" 

Ishte Aleksi dhe dukej i inatosur, u afrua prane tyre dhe kapi Xhoalinen prej beli, ajo nuk reagoi,"Aleks! Miku im ! Sa kohe ka pa u takuar?" Foli tjetri sikur perpiqej te zbuste ndonje konflikt.


"Po vertet , kohe pa u pare!" Foli Aleksi me ironi. 

Sa u mat te fliste dicka ai i panjohuri,"Xhoaline, eja!" Dhe e terhoqi prej aty , duke lene ate njeri pas. "Aleks!" U degjua ajo ta therriste,"Aleks, a mund ta di cfare ndodhi?"

 Ai ndaloi dhe u kthye drejt saj "Te jete hera e fundit qe te shoh prane atij njeriu!" Ajo u hutua, nuk arrinte ta kuptonte sjelljen e tij, por shpejt u inatos kur mendoi qe ai po e urdheronte "Ti ... je duke me dhene gje urdhra mua , apo ashtu me duket?!" Pyeti duke i ngritur vetullen.

"Po" tha ai i qete "ti e di shume mire se sa urrej une te perseris dy here te njejten gje , prandaj mos me detyro!" Foli ashper serish.

Aty ajo u terbua me keq "Kush dreqin kujton ti qe je? Une rri me ke te dua dhe ti nuk ke asnje te drejte te me ndalosh!"

"Mos me thuaj qe te pelqente shoqeria e tij?!" I pyeti ai me ironi


"Sigurisht qe jo!" Foli ajo e irrituar, "nuk me pelqen shoqeria e askujt ne kete dhome , sidomos e jotja!" I tha keto fjale pa e vrare mendjen se c'pasoja do te linin pas, por nuk ndodhi ashtu , Aleksi e dinte qe edhe ajo ndiente per te, kete e kishte kuptuar kur ajo ishte shfaqur ne feste, por gjithashtu ai dinte qe do ta kishte shume te veshtire ta bente ate qe t'i pranonte ato ndjenja. 

"Sic te thashe pancake qendro larg tij!" Foli ai. 

Ajo beri nje nenqeshje ne menyre ironike "Aleks, sapo perserite serish te njejten gje dhe ..." por ndaloi kur pa buzeqeshjen djallezore te formuad ne buzet e tij, ne fraksion sekonde iu kujtua hera e fundit kur ai kishte perseritur te njejten gje dhe ... epo ne ate kohe nuk ishte dicka qe ajo e pelqente ... por tani nuk mendonte me ashtu. Nuk do ta lejonte te ndodhte serish ajo gje, u kthye pas dhe iu drejtua daljes se dhomes , iku prej aty thuajse duke vrapuar.

 Ai thjesh qeshi, pancake-ja kishte rene ne kurth , e dinte tashme se cfare i frikesohej ajo dhe ai ... epo djalli mbrenda tij nuk ishte zhdukur , kishte nevoje per engjellin e tij te ferrit dhe heret apo vone do te rikthehej per ta marre me vete ose ... per te mos e pare me asnjehere!

Kur Engjelli dhe Djalli DashurohenWhere stories live. Discover now