15

639 48 25
                                    

  Ai buzeqeshi!E kush tha qe buza nuk mund te qesh mes dhimbjesh?!  

Kishte kerkuar ngado per  nje buzeqeshje si te atij momenti.Po i dukej vetja i humbur!Ku kishte qene me pare pra?Jo ai jo,po ku kishte qene ajo,vajza qe sapo e kishte bere te leshonte ne ajer buzeqeshjen e pare te sinqerte...buzeqeshjen e pare te vertete.E dini qe femrat zakonisht jane me te ndjeshme ndaj atyre te paditurave qe na verdallisen neper stomak,ne i quajme flutura,por Driloni,ai djali i shtrire pertoke i trullosur arriti t'i ndjente ato teksa qendronte aq afer asaj.Oh,ato ia bene mishin te rrenqethej,fluturuan thelle neper vendet me te pamundura per tu arritur ne trup.Oh,ato gudulisnin aq mjeshterisht...ato buzeqeshnin aq bukur te fshehura ne trupin e tij.Fluturat!

Taksia e marre ne telefon pak minuta me pare sapo kishte arritur ?i?tek ata.Erlisa tregohej teper shume e kujdesshme ndaj djalit qe pak me pare e kishte shpetuar."Kujdes mos tronditesh nga e ecura!" i perseriti njady here.Dhe ai kujdesej,jo sepse vetja i interesonte,por se ajo ia kerkonte. Rei nga ana tjeter qeshte me veten e tij,se si Hirushja kishte rene aq kollaj ne ate gracke.E dinte mjaft mire qe miku i tij nuk ishte aq i lenduar sac po e bente veten ne ato momente,e njihte.Rruga per ne spital zgjati disa minuta,qe per djaloshin e shume lenduar iu duk nje perjetesi.Te ndodhej prane saj koha i kalonte aq shpejt,saqe as vete koha nuk mund ta mendonte.Spitali,nderkohe, ne ate ore ishte ne qetesine e tij,tek-tuk kalonte ndonje infermier dhe pastaj asgje,vetem qetesi.

"Mirembrema!Mund te na ndihmoni ju lutem?!Shoku im eshte plagosur ne koke dhe ka nevoj per kontroll." ndaloi Erlisa njeren nga infermieret.Zeri i saj kumbonte aq embel ne veshet e tij,ndiente kenaqesi.

"Po patjeter,urdheroni!" u tregua e sjellshme tjetra.

"Hajde plak!" u hodh Rei duke terhequr Drilonin prej krahu.

Infermierja e mjekoi,u tha se duhet te qendronin aty deri ne mengjes.Koka nuk eshte gje e lehte,kishte thene ajo,ku fjalet e saj e kishin bere Erlisen edhe me te vendosur qe Driloni te qendronte aty,pavaresisht kundershtimeve te tij.

"E sheh,bere mire qe me degjove." foli ajo pasi infermierja u largua.

"Shume!" u pergjigj ai i hipnotizuar prej saj."Mund te shkosh,nuk ke pse qendron me.Une jam shum mire." tha fjalet qe e gjithe qenia e tij kundershtonte qe gjuha t'i nxirrte.

"Jo,jo,jo do qendroj." kundershtoi ajo.

"Jam une ketu,mund te shkosh." u hodh Rei,e nga ana tjeter mori nje shikim vdekjeprures nga Driloni.

"Do qendroj edhe pak!' kundershtoi serisht ajo.Tjetri u lehtesua.Kokforte!-mendoi.

"Pse me thirre Hirushe ti mua?" u kujtua ajo nga hici te pyeste Rein.

"Hirushe?Haha eshte nje histori e gjate mes meje dhe shokut tim." u pergjigj i sikletosur ai.

"Mund te ma thuash edhe mua." nguli kembe ajo qe ta merrte vesh.

"Dit tjeter ta shpjegon ky trapi vet!" neperdhembi gje qe nuk mundi te degjohej nga dy te tjeret."Tani jo,do shkoj te marr ndonje kafe dhe ndonje gje per te ngrene se vdiqa.Do ndonje gje ti?" pyeti ai me shpresen qe ajo te mos vazhdonte me.Me kohen qe do te merrte duke shkuar deri tek kafeteria besoi se do te ishte e mjaftueshme qe ta bente vajzen te harronte Hirushen,vetveten...

"Jo,faleminderit!" iu pergjigj gjithe dyshim ne fytyre.Ai u largua pa pritur me shume.  "Te leme pellumbat te njihen." buzeqeshi djallezor kur foli me veten e tij,teksa ecte ne drejtim te kafeteris.

"Quhem Erlisa!" prezantoi veten ajo,nje gje te panevojshme per Drilonin.

"Drilon!" zgjati doren ai.Bashkim i dy te tillave elektrizoi te dy zoteruesit e tyre,nje dridhje e vogel,nje mori qelizash qe viheshin ne pune.Te dy buzeqeshen e nuk folen me,qendruan ne qetesine folese.

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now