26

543 40 13
                                    

"Policia!" peshperiti.

"Dreq nuk jemi ne kat te pare ose te dyte te hidhesha nga dritarja." foli zeulir Rei.

"C'i ke keto budallalliqe Rei.Shko ne dhome e bej sikur po nderrohesh!" urdheroi tjetri,e ai si me nje fytyre te humbur iu drejtua dhomes, zhveshi rrobat nderkohe qe tjetri hapi deren.

"Po?!" foli Driloni, ku tashme ishte perballur me dy policat, e kesaj here ata ishin dy fytyra te tjera.

"Kerkojme Rei Kadiun!Na njoftuan se gjendet ne shtepi." foli njeri prej tyre me ze autoritar.

"Po nderrohet!" tregoi Driloni."Ja ku eshte." foli serisht sapo pa Rein tek dilte prej dhomes.

"Une jam Rei,Rei Kadiu." u prezantua ai.

"Kemi nje padi kunder jush djalosh. Jeni i detyruar te vini me ne ne komisariat." njeri prej policeve nxorri prej gojes se tij ato fjale,ndersa tjetri hapi rruge qe Rei te kalonte para e te ecte njekohesisht me policin tjeter.

"Merr babane ne telefon." peshperiti afer Drilonit, para se te largohej bashke me policet, e te futej ne ate makine se ciles sirena nuk iu ndez.

"Do vij edhe une Drilon!" foli Erlisa kur vuri re se ai u kthye per te dale.

"Erlis ja ku i ke celesat e shtepis, mbylle dhe shko ne shtepin tende.Mos me kundershto,te lutem!" iu kthye i pafuqishem.E c'kusure kishte dhe ajo qe te shkonte neper komisariate e te qendronte ne shtepine e dy djemve.
Nuk e kundershtoi, qendroi ne prag te deres derisa ai u humb neper shkalle, e me pas mbylli deren duke hyre serisht brenda.

Gjate rruges Driloni kontaktoi me te atin e Reit, i cili i tha se do te nisej menjehere qe aty e nderkohe do te kontaktonte me nje mikun e tij avokat qe kishte ne Tirane.Degjonte edhe te emen e Reit njekohesisht tek fliste me te atin, e cila perseriste fjalet e te shoqit.E degjonte edhe tek qante, e permendte te birin.Pas telefonates nxitoi hapat per ne komisariatin ku shoku i tij ndodhej.Sa keq i vinte, sepse gjithcka ndodhi per faj te tij.

"Rei Kadiu,ku ndodhet?" pyeti policet qe kishin marre Rein.

"Po merret ne pyetje." iu pergjigj njeri shkurt.

E ai qendroi ne pritje per dicka,per dike.Priti Rein te dilte nga diku, e avokatin e tij te dilte bashke me te.Priti qe te merrte vesh se asgje nuk do ndodhte, se Rei do kthehej nga kishte ardhur dhe gjithcka do harrohej.Priti gjate...

"Rei!" thirri sapo pa silueten e tij te shoqeruar me nje police.

"Erdhen prinderit?" pyeti per merakun e tij te vetem.

"Jo,jane rruges." u pergjigj e ai u largua.Me pas u kthye nga avokati,-"Nga po e cojne?".

"Sot do qendroj ne paraburgim.Duhet te flas me te atin e tij."

"Eshte rruges,po vjen."

E ajo rruge,ajo pritje zgjaten rreth kater ore.Saranda eshte e larget,ka distance teper te madhe me Tiranen.E perseri pas kater oreve ai qendronte i ulur ne stolat e komisariatit,i palodhur per mikun e tij.

"Ku eshte im bir?" degjoi zerin e mamase se shokut.

"E kane futur ne paraburgim." deklaroi ai.

"Po c'ka bere ai djale qe na nxiu faqen keshtu??" ia plasi ne te qara ajo.

"Erdhi avokati?Fole me te Drilon?" u hodh i ati i Reit.

"Pupupu ku na ra ne ky turp!" vazhdoi mamaja me te sajen.

"Pusho moj grua,po flas me djalin!" foli bashkeshorti me ze autoritar."He djale!" u kthye nga Driloni.

"Po fola zoteri, por nuk me tha gje.Donte te fliste me ju ne fillim.Mua vetem me tregoi se e kane futur ne paraburgim.

" Mire, qendroni ketu ju sa te flas me ate une." tha ai para se te largohej.

Dhe pritja vazhdoi serisht edhe per gjysem ore te tjera.Derisa i ati i Reit u kthye serisht, pasi kishte folur me avokatin e te birit.

"Kush eshte Denis Dedaj?C'ka dashur Rei me te?" pyeti i ati sapo u gjend aty.

"Njeri qe kemi pasur nje mosmarrveshje.Po cfare tha avokati?"

"Sot do rri ne paraburgim,nderkohe qe une me mikun tim do shkojme edhe njehere ne spitalin qe ndodhet djaloshi.Nuk kishte dashur ta terhiqte kallezimin ai." u shpreh i shkaterruar nga nervat.

"Po cfare mund te bej per Rein ai?Ca vemdimi mund te merret?" pyeti Driloni.

"Mund te arrij te pakten te lihet ne lirim me kusht.Dhe shpresoj te ndodh kjo,te pakten. "

"Po per cfare e akuzojne mor burre?" pyeti e shoqja.

"Dhune fizike, dhune psikologjike dhe rrembim personi,dreqi e marrte!" ngriti paksa zerin."C'deshi qe hapi kete telash?!"

Asnje nga ata te dy, burre e grua, nuk e dinin arsyen e vertete pervec Drilonit. Prandaj filluan edhe hamendesimet e tyre, kur nje nder to ishte 'femra'.

"Mbase per ndonje nga keto trutharat e sotme qe vetem te fusin djemte ne sherre jane.Sic bene me djalin e Mires, e ktheu kunder familjes e bija e botes e tani e ema vetem qan,nate e dite."

"Po jo moj grua c'thua!Nuk arrin deri ketu im bir." foli ai gjithe siguri.

"E mor burre keshtu mendon ti, po jane bere ca keto vajza sa mjere te emat qe i kane ne shtepi.Nuk u zihet besa dhelprave, jane dinake." foli ajo teksa fshinte lotet me nje pecete."Femra eshte e poshter burre, kot nuk ka dal edhe shprehja qe fut edhe shejtanin ne shishe."

"Pusho moj pusho!Do flas edhe njehere me ate shokun qe para se te shkojme ne spital te vizitojme njehere djalin." tha ai.

. . .

Miqte e vertete gjithnje bejne ndere, e ndihmojne ne veshtiresi.Kur munden te pamunduren e bejne te mundur dhe ne halle mundohen te japin nje dore. Keshtu ndodhi edhe me te atin e Reit,miku i tij avokat e ndihmoi te takonte te birin.

"Na turperove o bir,kush e merr vesh!" u hodh direkt e ema.

"Ndodhi o mam!" nuk diti c'te thonte tjeter.

"Si mor femi i prapt ndodhi?!Na nxihet ne faqja mor njeri shpellar. Si shkon e dhunon birin e botes. Keshtu te kemi edukuar ne!" iu kthye keq i ati.

"Ashtu ishte muhabet o bab.Ai vete e kerkoi!"

"He mo burre a te thash qe eshte nje femer ne mes.Kush esht ajo ditezeza, bir?" u hodh gruaja.

"C'femer o ma?!Eshte muhabet djemsh."

"Mos merresh me ndonje pisllek?"

"Jo o baba,jo!" iu kthye."A mund te me nxjerresh dot?"

"Nese bindim djaloshin mund te lirohesh,perndryshe e vetmja qe mund te arrijme eshte lirimi me kusht." iu pergjigj tjetri e ne fund psheretiu.

"Mjafton lirimi me kusht!Te pakten te dal neper qytet."

"Ishalla terheq denoncimin djale!" foli e ema.

Por te bindje Denisin ishte e pamundur.Ai djale sikur kishte drejtuar hasmin drejt burgut e jo nje moshatar te tijin.Bene te pamunduren, i ati iu lut pafund gjate vizites ne spital,por dolen vetem me shprese e nje lirimi me kusht.

"Ai djale nuk u bind!" shpalli i ati i Reit pasi u kthye nga spitali.

"Qeni!" peshperiti Driloni.

"The gje?"

"Jo,jo.Cfare do behet tani?"

"Presim vendimin qe do merret neser ne gjyq." dha pergjigjen tjetri.

E te nesermen Rei qendronte pas hekurave te salles i ruajtur nga dy police.Salla ishte e mbushur me pak vete ku pervec te njohurve disa ishin deshmitare te atij gjyqi.

"Cohuni te gjithe ne kembe!" u degjua nje ze.Tani ishte momenti i vendimit.

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now