20

561 43 15
                                    


"Erlisa!Po ti ketu?Cfare ka ndodhur?" pyeti i shqetesuar,pasi vuri re gjendjen e saj,se ciles i merrej fryma...
Ajo qendronte mbeshtetur ne te dyja anesoret e deres.Priste te qetesohej qe t'i fliste atij.Driloni u shqetesua shume.Perse te kishte ardhur ajo?!Nese do te kishte patur gje per t'i thene fare mire mund t'ia thonte para se te ndaheshin.U be merak tashme,mendoi se mos Denisi do t'i kishte bere gje.Mos ndoshta do i kishte ndjekur kur ai e shoqeronte per ne shtepi,e pasi ai te ishte larguar t'i kishte thene asaj ndonje gje!Nese do e kishte bere me te vertete qe do ia merrte shpirtin kesaj here...

"Me thuaj tani se pse je bere me keto shenja!" foli ajo,frymemarrja e se ciles ishte stabilizuar.Hyri brenda pa marre leje,e ai nuk u cudit, sepse ajo nuk e kishte te ndaluar ta bente ate veprim.U ndie i lehtesuar! "Me thuaj Drilon!" qendroi duarkryq para atij,tanime qe qendronin ne mes te kuzhines.

"Nuk ka gje per tu thene Erlis,un e dhash pergjigjen time qe qepar.Nuk duhej te kishe ardhur tani.Eshte erresuar."

"Ore ti leri keto po me thuaj cfare ka ndodhur.Jemi apo nuk jemi shok,jepi pra me trego." dicka u prek brenda tij prej atij emertimi,por nuk kishte c'bente kur ne fakt ishte nje e vertete.

"Nuk ka gje moj!"

"Te verteten e kerkoj te ma thuash tani,urgjent!" kembenguli ne te sajen.Qendronte mjaft serioze para tij.Asnje pjese e fytyres nuk arrinte ta tradhetonte.

"Te verteten te thash moj!" u pergjigj duke mos e pare ne sy.

"Oo njeri,nuk po pyes a me ke thene te verteten a jo,po te them te ma thuash.Nuk behen keto shenja nga asgjeja."

"Jam i vecante une!"

"Ee,dukesh sa je!Ec tani!"

"Ku te eci moj?!"

"O Drilon,mos u tall me mua!" ngriti zerin.Sa po i pelqente atij kjo Erlise.Deshira te tjera nisen t'i ndizeshin,por nuk mundej,nuk do te ndodhte asnje prej tyre.Ato u shuan serisht! "He pra,po pres!" shfryu.

"Diskutova pak me dike!" vendosi ta genjente,gje qe e kishte menduar qe ne fillim,por nuk kishte arritur te gjente justifikimin e duhur.

"Mesa duket diskutimi nuk paska shkuar sic duhet!" tha ajo,e u duk se mendja iu mbush prej genjeshtres se tij.Ai u lehtesua,shpetoi nga kembengulia e balerines se tij dhe tani mund te qendronte i qete.
Nuk mund t'i thonte se c'kishte ndodhur.E si te mundej kur e dinte se ajo nuk do linte gje pa bere!E dinte se si ishte tipi i saj...

Qetesia kishte mbizoteruar mbi ate shtepi.Njera qendronte e ulur ne divan,ndersa tjetri ende ne kembe.Ai mendonte se si mund te ishin ata ne ate moment nese nuk do te ishin shoke,por dicka me shume.Mbase duke u puthur! -mendoi ai.-Ose mbase ajo me koken vendosur ne preherin tim dhe un' duke i perkedhelur floket e buta.- shtoi serisht mes mendimesh.Ai deshironte aq shume qe te ishte me te,te ishin te dy,te qeshnin e lumturoheshin bashke nen petkun e magjis se tyre.Por ajo magji nuk ekzistonte,nuk kishte asnje pike jete te sajen derime tani.Por Driloni nuk qahej,mjaftohej qe Erlisen e kishte prane vetes ndonese si nje mikesh.Mjaftohej qe nuk vuante si me pare per te tek vetem enderronte.Mjaftohej me kaq,per momentin.Por dhe per sa kohe?
Sa donte qe ajo t'i jepte nje shenje,mendonte,e serisht i mbushte mendjen se per Erisen mund te ishte ende heret.Dhe sa mund te duroje ky djale?Per sa mund te pres qe princeshes t'i hapen syte e te shoh se c'ka perball saj?!
Ai mund te deshironte qe Erlisa te hidhte hapin e pare,por gje qe e pamundur te ndodhte.Sepse,le te themi,qe Erlisa qendronte tek ato femra te cilat e kane si parim se hapi i pare nuk hidhej nga ato,por nga ata,meshkujt...

Qe te hiqte mendjen ato mendime te cilat pak nga pak po nisnin t'i benin dem,vendosi te leviz prej aty e te nisej ne drejtim te dhomes.Kishte harruar se fletorja e vizatimit qendronte mbi krevat.Harroi se tjetra mund ta ndiqte nga pas.Per nje moment,pasi kishte arritur ne dhome,u hutua nga mendimi per te hequr fletoren nga krevati dhe u drejtua drejt rafteve te tij,ku duart levizte ne kerkim te dickaje.

Fletorja perfundoi ne duart e vajzes balerine.Ajo e shihte serisht per here te dyte.Kuptonte se si ishte bota e tij,ludronte brenda tyre per t'i gjetur kuptimin e mendonte,mendonte aq shume..shume gjera te ndryshme.Prekte ato vizatime sikur t'i ndiente,ashtu sic ndiente cdo melodi te muzikes teksa ajo kercen.Kaloi cdo flete,kaloi cdo shprehje,u ndesh serisht me fletet e grisura dhe ne fund u perball me ylberin e asaj fletoreje.Syte iu mbushem plot ngjyra!Por perse nga te gjithe te tjerat e saja ishte ndryshe.Pse pas gjithe fleteve te mbushur vetem me zymtesi,te arrinte tek e saja tek ajo qe arrinte te mposhtte ate gri?Pse ajo te ishte e vecanta?Pse u ndie e tille?
Do e pyeste..po po do e pyeste sapo t'i bente te ditur pranine e saj ne dhomen e tij.Ne ate dhome tipike te nje mashkulli,por teper te qete e te ngrohte.Do e pyeste,e nuk do nguronte,sepse kishte te drejten e saj.Ajo ndodhej aty tek ai dhe nuk dinte gje per kete...

"Pse pikerisht portreti im eshte me ngjyra,kur gjithe te tjerat jane bardh e zi?" leshoi kuriozitetin e saj neper te gjithe dhomen,saqe edhe muret zgjaten veshet e tyre te degjonin pergjigjen e tij.Te degjonin ate 'pse-ne'.Kurioziteti i saj e zuri tjetrin ne befasi.Si t'i pergjigjej ai?C'ti thonte,c'justifikim te jepte?A te fshihej serisht para se vertetes?Do te mundej dot me?...

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now