19

577 45 19
                                    

Driloni vazhdoi rrugen...Vazhdoi sikur ata nuk i kishte vene re.
Denisi shihte pren e tij,kishte vendosur duart ne xhepa e vetem vezhgonte.

"Ai aty më?" foli njeri nga shoket e tij duke bere me koke nga Driloni.

"Ai..ai!" ia ktheu.

"Me stil te afrohemi?" pyeti shoku tjeter.

"Ca stili mër,se pe qe ai na pa." ngriti paksa zerin Denisi pa kthyer syt nga shoket per asnje cast.Priste qe Driloni te afrohej me shume drejt tyre e kur ndodhi ai foli serisht:"Kur t'iua bej un me shenj shkoni kapeni." urdheroi shoket.Ne mendjen e tij numuroi deri ne tre e pastaj levizi koken tek ia bente me shenje shokeve.
Dy lolot e tij u nisen me te shpejte dhe kapen Drilonin nga krahet,duke ia bere te pamundur te vepronte ose largohej.

"He mër,ja ku e ke shancin te me marresh shpirtin." u afrua Denisi dhe pasi mori vrrull gjuajti ne nofullen e Drilonit me grusht."Jepi pra!" ngriti zerin tek leshonte nje tjeter grusht drejt stomakut."He te dhjefsha rracen tregoje sa i fort je!" vazhdoi te gjuante serisht.Por trimeria Drilonit nuk shihej me krahet e kapur.E as Denisi nuk tregonte trimerin e tij duke u shoqeruar nga dy shoket e tij.
Trimeria e meshkujve nuk duket nga dhuna,ate di ta bej cdokush ne menyrat e veta.Qendro ne rrjedhen tende,qendro i qete e atehere tregon trimeri,sepse perballesh me dicka tjeter.Perballesh me nje jete te tere e jo me disa te llojit tend,qe per fat te keq jemi qeniet me pafat ne bote!

Rruga ishte bosh,nuk kishte kembe njeriu ne ate moment.Nuk po kalonte askush qe te largonte ata nga Driloni.Nuk u shfaq as Rei e as Erlisa qe te mund te ndryshonin ate situate.Driloni ishte i vetem,i mberthyer si Prometeu ne pamundesi per te bere dicka.
Driloni u rrah e ata u larguan,ne mendjen e tyre si trima por ne te vertet frikacak.Ai mori disa grushte te mira,fitoi prej tyre disa shenja.Nuk mundi te kthehej e t'i rrihte ata si neper filma.Realiteti nuk eshte film,ai nuk ishte aktor,e jeta e tij nuk komandohej nga nje regjizor.

U largua edhe prej vendit ku qendronte.Si per ironi dikush kaloi,e me pas dikush tjeter.E pane si gjynahqar,kushedi c'mendonin per te.U vinte gjynah per keta djemte e rinj qe vetem ziheshin me njeri-thetrin per gjera te kota,ne vend qe te merreshin me gjera me te rendesishme.Po ku e dinin ata se c'ndodh ne te vertete,se cila ishte arsyeja e asaj gjendjeje!
U largua duke mbajtur doren ne buze,i ishte care,por gjaku qe rridhte nuk i interesoi me shume se ajo qe do te bente tashme qe kishte hyre ne shtepi.Ishte vetem,Rei nuk gjendej aty!
Iu drejtua dhomes se tij,e ne njerin nga raftet rrembeu fletoren e disa ngjyra.

Sot nuk do te kishte gri!S'do te ishte vetem ai laps plumbi qe derdhej mbi ate flete te bardhe.Sot do te mbizoteronin ngjyrat,jeta sic vete ishte.Erlisa e ylberizuar!
Vizatimi i tij do te kishte jete,jeten qe ajo kishte sjelle te Driloni keto tre dite.Ne flete hidheshin dy sy te shkruar,vijezohej nje hunde e vogel femerore,e ngjyrosej nje buzeqeshje qe mbante brenda saj shume harmoni.Ne bardhesine tjeter u ngaterruan floket e saj te geshtenjte.U ndje sikur ajo flete leshoi aromen e asaj tufe te mbushur plot fije te holla.

"C'i ke keto shenja më?" nuk kishte degjuar Rein te hynte ne shtepi,e tani ai i kishte pare te carat ne fytyre.Po e pyeste...

"U rrezova!" preferoi te genjente.

"Para se te merrje grushtin apo pas?" pyeti ironikisht,por ai nuk ktheu me pergjigje."Cohu te sqarojme situaten,cohu." tha.

"Jo!"

"Nuk ka per t'ia hedhur kaq leht kesaj here ai,jo!" tundi koken tjetri dhe doli prej dhomes se shokut e shkoi tek e vetja.Aty sec kerkonte e te fliste me dike u degjua."A je afer?" pyeti."Mire hajd urgjent posht pallatit se po zbres!" tha para se te mbyllte telefonin.Doli me te shpejte prej apartamentit,pa thene asgje me shume,u zhgenjye nga kjo siellje e Drilonit.Si mund te qendronte si nje frikacak aty i fshehur ne dhome.
Aty Driloni u cua e u nis te shkonte pas Reit.Zbriti shpejt shkallet,por ne fund nuk mundi ta arrinte.E pa tek hipte ne makinen e njerit prej shokeve qe kishin e te largohej sa hap e mbyll syte.
U ngjit serisht ne shtepi.Vendosi ta marre tjetrin ne telefon,t'i thonte te mos bente gje,por deshtoi,telefoni i tij rezultoi i fikur.

U drejtua per ne dhomen e tij,nuk kishte c'bente tjeter.Nuk kishte nerva per gje vecse te vazhdonte ate qe kishte nisur.Te perfundonte portretin e balerines se tij.Ia nisi punes.Te vizatonte portretin e saj ishte nje bote me vete ku gjente qetesin.
Kaluan pak ore qe nga perfundimi i asaj vepre.Kaluan kohe e ai qendronte duke veshtruar ate portret.Nuk ishte ndrruar.Gjaku i ishte thare,e rrathet e syrit te majte kishin marre ngjyren mavi.Erresira dhe qetesia kishin mbizoteruar ne dhomen e tij,por jo per me shume.Se ishte Rei ai qe u shfaq serisht dhe i zhduku ata te dy.

"U sqarua dhe ky muhabet!" leshoi ai ato fjale.

"Cfare ke bere Rei?" pyeti serioz.

"Asgje me rendesi i dashur shok." i rrahu shpatullat.Tjetri nuk e zgjati me,por u cua te shplante fytyren,sepse ora kishte ardhur qe Erlisa te dilte nga kursi.I kishte dhene fjalen,e lavaresisht se c'ndodhte ai do e mbante.E dinte se ajo do pyeste,do kembengulte,por le te ndodhte,dihej qe ai nuk do fliste.

...
E pa tek dilte nga ndertesa e te hidhte syte ne cdo vend per te gjetur ate,sepse ai i kishte dhene fjalen.
E veshtroi tek i afrohej me te shpejte,rek kalonte rrugen me nxitim per te arritur tek ai.Balerina e tij brenda pak sekondave iu gjend perball,fare prane.Vuri re shenjat e tij dhe vetullat ngrysi menjehere.

"Cfare ka ndodhur?" pyeti.

"Asgje!" u pergjigj e ajo pa me dyshim.Nisen rrugen drejt shtepis se saj,ai pyeti serisht:"Si kalove ne kurs?" nuk diti c'te pyeste.

"Lodhshem!" u pergjigj e qete ajo.Dhe e lodhshme u duk edhe rruga prej qetesis qe mbizoteroi mes tyre.Asnje nuk foli,asnje prej tyre nuk veshtroi...

Kur u ndane ai u kthye serisht ne shtepi.Serisht ne ate boten e tij te mbyllur.U nderrua e veshi tutat qe mbante per shtepi e nje bluze me meng te shkurtra.Sapo po kalonte per ne dhomen e ndenjes degjoi deren te binte.Nuk kishte se kush tjeter ta hapte pervec atij.Rei serisht kishte dal.Sapo deren hap me pertim ndeshet me fytyren e saj.Nuk e priste,ai sapo e kishte lene ne shtepine e saj,sapo ishte ndare nga ajo.Kur erdhi kaq shpejte?!

"Erisa!Po ti ketu?Cfare ka ndodhur?" pyeti i shqetesuar,pasi vuri re gjendjen e saj,se ciles i merrej fryma...

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now