2

1.5K 65 30
                                    

Data 15 tetor tregonte gjysmen e atij muaji.Nje dite e re pushimi,dite pa diell ,e cila kerkoi qe ai te zgjohej pa nguruar sepse dikush e priste qe t'i celte diten.T'a surprizonte me te papriturat e saj.
Ora shenonte 9:30 e mengjesit dhe ai cohet si fillim per te bere nje dush te shpejte.Rruges per ne banjo has nje renkim femre.Ktheu koken nga dhoma e te shokut e pa trupin gjysem te zhveshur te nje vajze jo me shume se 20 vjec.Teper naive per moshen qe ka!-mendoi.-Ajo nuk eshte e tille!-mendoi serisht,tek krahasonte ato dy femra,njera "e tija", ndersa tjetra e kujtdo qe mund t'i dilte para.

"Oh me fal!" e shperqendroi tjetra,teksa ndodhej e ngjeshur me trupin e tij.Si duket ishte perplasur gjate kohes qe ai bente ate krahasim.

Nuk foli,por e pa shtrember.Nuk ktheu pergjigje gjate flirtit te shkurter te saj.E largoi nga vetja dhe i dha nje buzeqeshje te shtirur,ajo vajze po e bente te humbte kohe.

"Dera eshte andej!" leshoi zerin e tij te perhumbur.

Mes luftes per te qendruar apo ikur,sic i dukej atij kur e pa tek levizte koken sa ne drejtim te deres e sa ne drejtim te tij,vajza zgjodhi opsionin e dyte.Epo ndihej teper e lodhur nga e gjithe nata e meparshme,i kujtoi vetes se tij,sepse sa e sa here kish ndodhur me femra te tjera,te dashura te Reit.

"Uff!" ferkoi fytyren me dy duar duke shfryre atehere kur e kercitura e deres u degjua nga veshet e tij.Sinjal ky qe i tregoi se tjetra ishte larguar.

Dushi i nxehte bashke me bukuroshen e tij qe e shihte sa here mbyllte e hapte syte,i beri mjaft mire.Ndihej teper i fresket per nje ndjekie tjeter per ate dite.

"Rei cohu!Rei!Reiii!" therriste te shokun me zerin e tij mjaft te trashe."O Rei cohu o plak!" foli serisht kur pa qe tjetri nuk permendej.Nisi ta tundte e ta qellonte me shpulla te lehta ne fytyre.

"Mmm!" reagoi me ne fund ai.

"Cohu o ti zhuls se le nam,s'te mjaftoi kalceto po doje te luaje top dhe me femrat." nisi t'i fliste per t'i acaruar nervat,sic gjithnje bente.

"S'du t'cohem!Ik o trap andej na li rehat.E ke ne terezi ti,ate qe do ben,ndersa mua nuk m'le.Dua te fle o vella.Ik tani e te fala beji cupelines,nese ke vendosur t'i flasesh!" i tha ato fjal ai i pergjumur.Si gjithnje nuk harronte pa e permendur,e ngacmuar per te.

"Dhe pergjumesht qe je nuk harron te ngacmosh." foli i revoltuar tek largohej e perplaste deren e dhomes se Reit,por ne fund te fundit ai vet e kerkoi.

Shoku i tij i ngushte,personi qe i dinte te gjitha per te,asnjehere nuk mund ta kuptonte,ashtu sic kish bere edhe dikur.Atehere kur jetonin ne vendlindjen e tyre.
Ai e merrte cdo gje me te qeshur,kujtonte se te gjitha femrat ishin lodra per te luajtur.Disa edhe mund te ishin,por jo e tija.Ajo kurre.

Vereu oren dhe pa qe sapo shenoi 10:15.Ishte vone,ajo mund te kish dale,qe keshtu vendosi te vishte atletet,por pa i lidhur,terhoqi dhe canten e tij me qe gjithnje mbante me vete ne sup.Nxitoi te dilte nga shtepia e pa pritur per ashensorin zbriti shkallet me shpejtesin e eres,saqe nuk u kuptua se u perball me kohen e fresket.

Ishte mesi i stines se vjeshtes e moti nuk premtonte qe te ishte i qete gjate gjithe kohes.Zymtesi,qe fjala me te cilen pershkroi ate qiell gri.Nuk mundte ta lidhte me veten pasi ai nuk mendonte ta njihte ate fjale,sepse vete prania e saj disa hapa larg tij e lumturonte.Por harronte ai se nuk mund te lumturohesh me pak.Harronte ai qe duke mos e pasur ne krahet e tij nuk mund te lumturohej.Harroi ai qe duke mos e pasur te tijen nuk mund te lumturohej.Prandaj,kjo kohe,ai qiell gri i zymtesuar perputhej mjaft mire me te.Por ai ishte teper naiv dhe lejonte qe te genjehej me aq.

U nis me hapa te medhenj e te shpejte drejt shtepis se saj,te cilen e gjente edhe me sy mbyllur.Kur pas disa minutash arriti perball nderteses kuptoi se ajo nuk kishte dale ende nga shtepia.E kjo iu mundesua pasi pa shoqen e saj te ngushte tek e priste duke bere ecejake ne trotuarin ku qendronte.

"He o Erlis nga humbe.Kam gjysem ore qe po t'pres ketu.Vdiqa ne kembe!"

Fytyra i celi sapo degjoi emrin e saj te permendej,por edhe me shume sapo pa fytyren e capkenes "se tij" teksa i afrohej shoqes.Ne ate moment falenderoi ate qe u vonua.Iu duk sikur e kishin bere me fjale qe ajo te vonohej per te...

"Per zotin nuk e bej me,me fal.Hera e fundit,nuk perseritet!" degjoi justifikimin e saj te perhershem e buzeqeshi.Buzeqeshi kur kujtoi heret e tjera qe ajo kishte permendur pikerisht keto fjale te sapothena.

"Hec o hec,pa ti te njejtin avaz ke!" ia ktheu e shoqja.

"Uaa si ben kjo!Po mire moj se kthehem un' e nuk dal me." beri te indinjuaren.

"Jo jo!Mos guxo!" tha tjetra te njejtat fjale,te cilat ai i kishte menduar.Te mos guxonte,sepse nuk dihej se si do i ecte dita pa te."Hajde se dhe shume nuk do rrime."

Vajzat nisen te ecnin ne drejtim te paditur e ai qendronte pas tyre,megjithese paksa larg per te mos rene ne sy.Shihte qe hidhnin te dy te njejtat hapa.Eksploronte trupin e saj te mbuluar nga rroba te kombinuara mjaft mire dhe pelqente,si cdo dite,stilin e kesaj dite te re.

Sic pa,ato vendosen te hynin ne nje lokal.
E ai priti,sepse te hynte menjehere pas tyre i dukej sikur do te binte mjaft ne sy.

"Ua po kur te them qe ka bere nje te rene te mire ajo,ka bere.Ende e ndjej dhimbjen e muskujve te barkut nga te qeshurat.Aq shume mu be qejfi." degjoi capkenen e tij qe fliste.Ishte ulur tashme nje tavoline pas tyre dhe degjonte cdo muhabet qe behej.

"He moj ti se gjynah!"

"C'gjynah moj ngordhalaqe.Aq mire t'i behet sa me s'ka.E meritonte!"

Ai qeshi me te.Nxorri ne pah dhembet e tij vetem nga fjalet qe ajo tha.Tipi i saj!
Mund te dukej teper i lojtur nga mendt e kokes per te tjeret,por gje qe shume nuk i interesonte.

"Erlis nuk duhet te vonohemi,sepse ti e di qe do shkoj te rri tek dyqani deri ne dreke." foli shoqja.

"He moj dhe ata te tute nje dite pushimi se nuk te lejn.Po burrin si do e gjesh ti apo do martohesh me ata pleqte qe vijne e blejne ne dyqan."

"Ehe!"

"Me te vertet po sikur te martohesh me ndonje nga ato ti!Iu sa e shpifur!Me degjo mua Gledis,ik e rrembehu se si dihet po qendrove vetem duke shitur." u tall serisht me te shoqen.

"Ti je e cmendur!" komentoi Gledisa.

Zemren e ndiente te vallezonte brenda tij e lumtur.Dita iu be shumengjyreshe vetem nga ato ore ne ate lokal,prane saj,Erlises.
Kur dolen prej andej ai e shoqeroi serisht nga pas,kesaj here ajo ishte vetem.

"Foli..shko e foli Drilon.Perfito nga rasti." keshilloi vetveten.

"Jo mor idiot,do ngjash si manjak!" I foli nje tjeter ze i brendshem dhe e degjoi,sepse me te vertete do te ngjante i tille.Zgjodhi ta ndiqte ne rrugen e saj i paze,e me mendime te shumta per ata te dy.

Ndjenja Te Fshehura!حيث تعيش القصص. اكتشف الآن