25

548 44 10
                                    

"Rei cfare dreqin ke bere? Me cfare je ngaterruar kete rradhe?" iu hodh direkt me fjale,e u ul rendshem ne karrigen e tavolines,pa u takuar aspak.

"Ulu njehere,me tako, pastaj me mbyt me fjale." foli me sportivitet.

"Ore a e kupton se c'behet?!Vella policia na zuri deren,te kerkoi ty,e ti me kthehesh mua keshtu!Je ne metro ti!" i foli ashper.

"Jam Drilo jam.Do te ta tregoj se c'ka ndodhur, po dhe ti takoje shokun."

"C'me can koken,me trego!" kembenguli e nuk kishte Zot qe ta qetesonte Drilonin.Rei ishte mik,ishte vella per te e nuk mund te tregohej indiferent ndaj tij.Kishin vite njohje e s'mund ta kapercente si pa gje kete ndodhi.Por tjetri dukej i qete,i pandikuar nga policet, a thua sikur do ia hidhte paq.

"Te kujtohet dita qe te rrahen ty?" pyeti. "Normal qe po, s'ke si ta harrosh.Epo ate dite kur dola nga shtepia fola me dy shok.Shkuam kapem ate balerinin e bukur, e perkedhelem e ledhatuam, i tham edhe njady fjale te bukura,e asgje me shume.Tani si duket do kete shkuar e do kete denoncuar ne polici." ligjeroi gjithe historine.

" Po c'dreqin pate qe shkove e rrahe?"

"Per vellain tim!A te rrahu ty e te kapi te vetem ne rruge?!Epo gjerat keshtu nuk behen." ia ktheu ai.

"Te thash gje un' te shkoje ty?"

"Jo,s'me the.Po gjerat me te thene nuk bejne,po me te ndiere." tha e pas nje pauze te vogel foli prap."Po c'ke ti une e kam problemin, mos e vri mendjen, vet e mora persiper."

"Persiper a perposhte nuk duhet ta kishe bere. Ke futur veten ne telash. Pale kushedi se si do e kesh katandisur ate."

"Nje gervishtje te vogel ka,po ai eshte shume femer qe ta perballoi." harkoi pakez buzen kur tha ato fjale.

"Leje ate po me veten c'do besh?" pyeti tek nenkuptonte faktin qe te dorezohej ne polici. "Ata kerkuan te paraqitesh atje." shtoi Driloni.

"Ata kerkuan, po un' nuk do shkoj." ktheu pergjigje e ne fytyre dukej mjaft i vendosur.

"Mos bej te tilla gjera vella jo keto lojra filmash." shtremberoi fytyren tjetri.

"Drilin nisu para per ne shtepi." nderroi bisede Rei.

"Jo,do shkojme ne polici, s'mund t'i bejme keto gjera. Rei mos u be kalama."

"Kemi shume kohe ketu, policet jane larguar e une do shetis e mendohem."

"O njeri je ne kerkim, per cfare shetitje flet."

"Ne rregull,shkojme njehere ne shtepi." tha ai.Thetri tundi koken si te ishte dakord me shokun e tij, e u cua te paguante faturen.Kur u nga prej kamarierit ia beri me shenje Reit qe te cohej, e tjetri iu vu pas teper i qete. Ndryshe nga Driloni,te cilit i dukej sikur ishte ai personi i akuzuar, e mendja i mbushej akoma. me shume kur shihte Rein i mbizoteruar prej qetesis,sikur te mos kishte asnje problem.A kishte frike ai njeri?!

Ecen me te njejtin hap drejt hyrjes qe isjte vetem pak minuta larg prej lokalit kua ata ishin ulur.Nuk kishte fjale, sepse ato ia kishte ngrene ajo situate qe Drilonin po e vriste.Ndihej keq,sepse ne njefare menyre ishte ai qe e coi rein ne kete situate.Ndihej fajtor atehere kur nuk duhej ta bente, sepse ishte Rei ai qe vemdosi t'ia kthente balerinit me te njejten monedhe,madje edhe me keq.

Nga ana tjeter,Rei, ndonese i qete, mallkonte ate balerinin per kallzimin qe i kishte bere.Do i hapte pune e kete e dinte.Por kritikoi edhe veten qe nuk e la te vdekur ne vend, se keshtu nuk do mund te ishte kallezuar. 'Qelbesira!' shau ne mendjen e tij.
Nuk donte te shperthente te Driloni, e as ne matyre nuk e kishte te shprehurin. Ai mbante gjithcka perbremda ashtu sic po bente edhe ne ate moment.Dukej i qete nga jashte, por po ta prekje e te depertoje brenda tij do te digjeshe.Rei dinte ta luante mire rolin, e te mos jepej para shokut, se gabimet ishin te tijat.Por shoqeria, ajo vjecarja,ku fjala nuk fshihet e shpina qendron e sigurt,nuk pyet se te kujt jane gabimet,nuk pyet per gje.E ashtu si nje dashuri e verber mes dy gjinive te kundert, ashtu eshte edhe shoqeria mes dy vellezerve per koke.

Dera u hap e ne te hyne dy djemte.Erlisa qendronte e ulur ne divan,me syte e ngulitur diku e thoin e gishtit te madh te dores te vendosur mes dhembeve duke e coptuar nga padurimi.

"Rei!" peshperiti tjetra.

"Ai dora vete!" i qeshi tjetri.

"Cfare ka ndodhur?" pyeti e paditur, sepse Driloni nuk kishte treguar gje.E si ta bente kur ai nuk dinte gje per vete.

"As.... ."

'Asgje!' deshi te thonte,por ne moment tringelloi dera.Driloni u afrua e veshtroi pertej syrit magjik.Vereu dy trupa te mbuluar me uniforme, e kuptoi se ishte policia.

"Policia!" peshperiti.

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now