4

863 49 20
                                    

Po priste Rein qe nga casti ne cast t'i vinte ne dhome e t'i jepte lajmin se,tashme ishte gati. Por Rei zere sikur bente pjese  te femrat dhe harxhonte ore nga koha e tij e cmuar per t'u rregulluar. E teksa priste per nje shenje jete te shokut te tij, hapi ate fletore te cmuar vizatimi te shihte  punimet e tij te fundit, te fundit poze Erlise. Lexoi ne fund te fletes ate shenim te tij e ishte  gati te bertiste, sepse zjerri i brendshm ende digjte. Ai po priste!

Po kur do te shuhej?!Kur..kur do ta merrte ai ate guxim t'i bente asaj vajze te ditur se sa shume e donte?! Kur do reshte ai se ndjekuri ate nga pas e te qendronte, ndoshta,perkrah  saj?!E dhimbshme dashuria!-mendoi.Dhe ishte,sepse dashuria gjithmon permban ne vete ate pjese qe cdo person e  njeh ne hapat e pare te saj ose gjate perjetimit te saj,por edhe ne fund atehere kur eshte edhe me shume e dhimbshme,sepse  nje zemer thyhet.
Dashuria eshte e dhimbshme kurdohere,ndonjehere  e padrejte,e ndonjehere e kunderta, E drejt atehere kur nuk i jepet vemendja e duhur,kur harrohet. Por Driloni nuk  e kish bere kete gje, e pse duhej t'i ndodhte keshtu!? Sepse ai fshihej  pas dickaje,ishte kapur forte pas saj,ishte fshehur ne erresiren e saj dhe ka harruar ate drite,e cila i ndodhet vetem nje hap  larg.

"Plako,jam gati!" u shfaq i  qeshur ne pragun e deres se dhomes,Rei."C'po mendoje o qyp! Nga e shetit ate mendje te prishur qe ke?" pyeti.
"Ne  boten tjeter!" peshperiti.
"C'the robo,se s'te degjova."
"Nuk u vonove fare,thash." ia ktheu.
"Eee,po ngaqe nuk e perdora tharsen sot,vella."
"Hajde dalim hajde!"

Dhe te dy u zhduken nga ajo ndertese,per te ecur si fillim rrugeve ne kerkim te nje lokali.
"Na duhet nje lokal i mbipopulluar dhe me kece te mira.Te knaqemi!" i kish thene gjate rruges Rei dhe ne te njejten kohe kish ferkuar duart.
Me te vertete nje vend te atille kishin gjetur.Ishin ulur ne njeren nga tavolinat boshe qe  kishin gjetur e kishin porositur pijet e tyre.
"O plak,nje pytje kam un'.Po sinqerisht do pergjigjesh." tha e tjetri  tundi koken."Me verte ke ren  keq brenda ti ore?"
"Jo mer vlla un kam dal jasht.O Rei e di si esht puna..."
"Jo se di!" e nderpreu tjetri.
"...qe cfaredo qe te them, ti motra s'do mund ta kuptosh." shtremberoi fytyren.
"Eee s'me punojne mire antenat e dashuris mua."
"Do vij dhe dita jote dhe i lutem Zotit te jete sa me e afert qe te percellohesh edhe ti nga dashuria."
'Me i percelluar se ty nuk do jem un o te keqen." iu pergjigj i sigurt e nder duar rrotullonte paketen e  tij te cigares."Ndize nje!Fali pak  zjarr nga ai yti kesaj cigareje." u tall ai.
"Tall trapezin ti o vlla se shum n'terezi e ke.Pff!" cfryu Driloni.
"Ooo shiko kush na qenka ketu!" foli si i surprizuar e menjehere ngriti doren duke e valevitur ne ajer.
"Kush?" pyeti Driloni,por nevoja per pergjigje nuk ishte, pasi pa se ne anen tjeter te lokalit vajzen e mengjesit,me te cilen  u perplas ne shtepin e tij.
Pa se tjetra u cua nga vendi i saj duke lene te shoqen vetem e duke u afruar tek ato.
Kishte nje ecje neveritese,mendoi Driloni.Mundohej te terhiqte vemendje,gje qe nuk dukej se po ndodhte.
"Pershendetje djema!Ckemi Rei!" pershendeti ajo,e ne te njejten kohe perdridhte floket nder gishta.
"O Enada,o yll!Nga humbe moj?Si ike na le vetem,ashtu ee?!" shkeli syrin e tij."Te prezantoj me vllain tim,Drilonin!"
"U njohem sot ne mengjes." tha ajo e zbardhi dhembet ne te zgerdhire.
"Po pse rri ne kembe,ulu!Thirr dhe shoqen tende!"

Sapo ato fjale nxorri nga goja e tij,Driloni i hodhi nje shikim kercenues.E pse duhej t'i therriste ai.A nuk kishin dal vetem dy shoke?!
"Kush te tha ty t'i thrrasesh ato më.Po iki un,paguaji vet at'her." foli i nevrikosur pasi Enada ishte larguar per te thirrur shoqen e saj.
"Shhhh,se erdhen!" i beri me shenje tjetri.
"Klara keto jane dy shoket e mi: Rei dhe Driloni.Cuna kjo eshte Klara." foli Enada e pa pritur me shume u ul ne karrigen afer Reit.
"E kur u bem shok ne!" peshperiti Driloni.

Ndersa tjetra qendronte ne kembe ende,por jo per me shume.Pershendeti djemte me zerin e saj te cjerret,njesoj si te shoqes dhe qendroi prane Drilonit.

"Shume te mire e paske shoqen En!" foli Rei.
"Eh po di te zgjedh un!" replikoi tjetra.
"Ëhë!" peshperiti Driloni e syte rrotulloi,nderkohe kemben e majte e dridhte poshte tavolines si nje i paduruar qe ishte.
"Po he c'na thoni moj vajza!" foli serisht Rei.
"Hic o Rei c'te themi?!U merzita sot,vetem nuk shtyhet!" foli Enada si nje kotele e merzitur e doren e saj vemdosi mbi te Reit.Sperdridhej sikur te ishte nje zorre uji e lene ne toke.
"Sa te kesh Rein ti,nuk merzitesh ndonjeher." shkeli syrin tjetri e nenqeshi me fjalet e thena.Nenqeshi dhe me veprimet e femres ngjitur me te,te cilat sipas tij ngjanin me ato te nje femre te ''djegur''.
Pas fjaleve te tij iu afrua prane veshit e dicka i peshperiti:

"Lono po iki un dhe Enada.Rri miqsohu me shoqen ti." fytyreqeshur foli e vetullat levizi sa larte poshte ne forme ngacmimi."Po iki t'i heq pak merzin goces,mos u merzit!" I peshperiti edhe te shokut para se krahet t'i rrihte e te largohej qe aty me "femren e djegur".
"Pra ngelem ne te dy!" foli me ne fund e urta Klarë.
"Eee!"
"Po me cfare merresh ti?" nisi te pyeste ajo.
"Pune!" iu pergjigj shkurt.
"Cfare profesioni?"
"Webmaster!"
"Aaa shume mire!" u permbyll ai mini pyetsor i saji,por tjetra nuk duronte dot pa folur,qe keshtu ia nisi serisht."Ndersa une punoj si promocionuese tek Malboro!"
"Shum mire!"
"Me familjen qendron ketu?"
"Po!" u pergjigj genjeshtar e tjetra uli koken.
"Me Rein jeni vellezer?" pyeti serisht pas disa minutash.
"Po!"
"Aha!Vellezer te tjere ke,ose moter?"
Kishin nisur nje loje te tyren me pytje-pergjigje,e dukej se qejfit per te ia kishte vetem Klara.
"Do te deshiroja te flisnim me shume,por me duhet te iki!" u  vrrullshem prej vendit te tij.Nga xhepi nxorri leket e porosise dhe u largua pa folur me shume.

Nje siluet te njohur kishte pare qe e kishte bere aq energjik.Ishte capkenia e tij,Erlisa!
Kundronte nga pas,ate,teksa ecnin.Kishte veshur nje kostum sportiv e ne sup mbante nje cante po sportive.Floket i kishte kapur topuz,e mesa vuri re ne vesh kishte vene kufjet e saj dhe nese do e therriste,nese emrin do ia thonte me ze te larte ajo as qe nuk do e degjonte.
Mendoi per ate cka ajo mbante te veshur poshte saj!E dinte se edhe per ku ishte nisur!
Balerina e tij po shkonte per te praktikuar balet e poshte kostumit sportiv mbante te veshur nje pale geta te holla ngjyre mishi.Dhe trupin e kishte te mbuluar me nje badi te veshur me ngjyren roz te lehte.
Ai kishte te drejte,per aty ishte nisur,sepse e pa tek hyri ne godinen ku kishte kursin.Ajo humbi brenda saj,ndersa ai qendroi aty per aq kohe sa ajo do te vonohej.

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now