22

554 41 39
                                    

"Erlisa nuk eshte ne shtepi. " u pergjigj e ema.Ai pohoi me koke, ndersa tjetra mbylli deren.
I merakosur pyeti dike qe as nuk ishte i pranishem aty, e pergjigje nuk mund t'i jepte:"Erlis, ku je?".

Ku ishte ajo?Kaq gabim kishte bere ai qe i kishte vjedhur asaj nje puthje. Pse e palejueshme ishte?E c'te keqe kishte se ai mori ate qe aq shume deshiron.

Kerkoj te te njoh. Te di me shume se kush fshihet pas asaj buzeqeshje e cila qendron 24 ore ne fytyren tende.C'te keqe ka ketu?!
E di se ti nuk je vetem ajo. Kam kerkuar gjithnje te ty dicka, shume gjera. Qe ne momentin kur te kam pare per here te pare,nuk e kuptova, nuk kuptova se c'doja qe te ndiqja ty.Pergjigja ne fakt ishte aty qe ne hapin e pare drejt teje.Ishe ti, ajo qe kerkoja,te doja ty.
Nuk te flisja dot, nuk te prekja dot se dicka ndodhi. E kur gjithcka ndodhi, cdo gje qe une kisha deshiruar,ajo puthje,ti u largove.Ku je fshehur?Pse e bere?
Mund te me denosh,te me thuash se nuk do qe te te dal me perpara, por jo te me fshihesh keshtu. E di,kete po ben, mundohesh te me shmangesh.Mos e bej,me mire kerko dicka!

Ishin mendimet e tij teksa ecte neper rruge.Destinacioni tjeter ishte kursi. Te kete shkuar atje ajo vajze?!

Beje, kerko te te largohem, por une gjithnje do jem pas teje duke te ndjekur mes turmave te njerezve ne rruge. Beje,kerko dicka,por mos u fsheh!

I fliste vetes gjerat qe tashme duhet te ishte duke ia thene asaj,tek e shihte ne sy.I fliste vetes,dhe si nje frikacak, nuk dhuronte kurajo,nuk mendonte pozitivisht,nuk kerkonte zemren e saj, nuk luftonte per te.
Ai mendonte ato fjale,ne vend qe te vendoste per te luftuar per te. Epo c'ishte ky keshtu xhanem. Si mund te duronte kaq shume?!Si mund te pranonte kaq lehte?!A ekziston valle kjo histori e krijuar apo eshte thjeshte enderr?!Te jete valle dashuria platonike e tille,e a mund te kete njerez qe dorezohen lehte?!
Ka,ka shume te tille.Jane ata te dobtit, ata qe nuk perballojne dot plaget qe mund te marrin ne dashuri. Jane ata, ata njerez qe nuk i duan sfidat, e rrugen e tyre e duan te shtruar e te mbushur me lule shumengjyreshe e plot aroma ne te...ata qe duan qetesine.
Por nese Driloni do te ishte i dobet, nuk do kishte guxuar te rrembente buzet e saj.

Arriti te godina ku ishte kursi i saj.Hyri brenda e aty u ndesh me sekretaren.

"Pershendetje, jam kushuriri i nje vajze qe ben kursin e baletit ketu.Mund ta therrisni pak iu lutem, Erlisa quhet." foli ai dhe e tjetra e shihte drejt e ne sy.

"Erlisa nuk ka ardhur sot djalosh. Mori edhe ne telefon dhe njoftoi se nuk do te vinte." shpjegoi tjetra.

"Ah, ne rregull.Faleminderit!"

I zhgenjyer!U largua prej aty i ndiere i tille,se nuk po e gjente ate,se ajo sikur e dinte se ai do kerkonte per te.
"Qenke e zgjuar zonjush!Po dil te flasim per kete qe ndodhi, mos u zhduk keshtu!" fliste me vete duke iu drejtuar asaj.Thua sikur ajo mund ta degjonte,sikur ata te kishin telepati mes tyre.

Kembet e cuan te kafeneja ku kishin shkuar per here te pare bashke.Ishte prane kursit te saj. U fut aty me shpresen se do te ishte ne ate vend, por fati nuk donte,ajo nuk ishte.
Vendosi te ulej pak,te qendronte e te merrte veten.Ndoshta ai vend do e bente te mendonte me qarte.Edhe do te priste,mbase shfaqej.
Pasi erdhi porosia e nisi ta pinte, truri sikur iu clodh,e trupi sikur ra ne qetesi,pervec kembes se tij qe kishte nisur te dridhej sa larte-poshte.Nuk duronte dot keshtu, te mos dinte se ku ishte ajo!Mbylli syte e mendoi,nje vend qe ajo i kishte permendur, ose per ndonje vend ku ajo kishte shkuar shpesh.

Truri sikur kishte vendosur te mos funksiononte.Asgje nuk i vine ndermend,asgje.As e dhena me e vogel...

Priti derisa shkoi ora qe ajo dilte prej kursit,meqe as ne lokal nuk u shfaq pergjat asaj kohe.Pagoi porosin dhe doli.Qe ne minuten e pare te qendrimit te tij ne trotuarin e rruges syte i hodhi drejt godines,nga e cila dilnin te tjere,por jo ajo.

Kishte shpresuar qe te ndodhte si neper filma.Ajo qe mund t'i kishte kerkuar si nder sekretares qe kushdo qe e kerkonte,tjetra t'i thonte se nuk ishte aty e se nuk kishte ardhur diten e sotme.Por asgje nuk ndodhi si neper ato filmat motivues.Ajo nuk doli prej aty,e ai u zhgenjye edhe me shume.

"Qofsh ne shtepi kesaj here, Erlise. Qofsh aty!" peshperiti,e nderkohe eci ne drejtim te shtepise se saj.
E kur arriti,trokiti per te dyten here te asaj dite,trokiti serisht i mbushur me shpresa.Shpresa qe iu perplasen serisht me fytyren e mamase se saj.E perse nuk ishte ajo?

"Urdhero djalosh!" foli tjetra e habitur qe shihte po te njejtin djale ne deren e shtepis se saj.

"Me falni qe iu shqetesoj serisht zonje, por Erlisa nuk erdhi ne kurs dhe doja t'i jepja programin per neser." shpjegoi arsyen e prezences se tij aty. "Mund ta therrisni iu lutem!" kerkoi.

"Erlisa nuk eshte kthyer ende, e kam marre dhe ne telefon, por i del i fikur, ndoshta do kete dal me ndonje shoqe dhe vjen me vone." iu kthye gruaja qe qendronte perball tij.
Dera u mbyll,ndersa ai qendroi si i humbur ende aty.''Ku je?'' mendoi.

Ndjenja Te Fshehura!Where stories live. Discover now