⭐Pjesa 2⭐

5.4K 213 26
                                    

Moren edhe qenin e Xhoit me vete dhe dolen. Menduan te shkonin njehere nga qendra e qytetit ku normalisht ishte vene dhe pema e Vitit te Ri si periudhe festash. Te dy ecnin me te njejtin hap, benin shaka, qeshnin me te madhe e ndonjehere kur u kalonte nje vajze e bukur prane e ndiqnin me sy dhe e ngacmonin me fjale nga me te ndryshmet.
Vendosen te qendronin aty perreth pemes gjigande, e cila edhe pse ishte dite dukej me madheshtore se kurre.
E si gjithmone nuk mungonin ata njerezit qe benin foto prane saj e i postonin ato neper rrjete sociale ku sigurisht nuk lihej pas hashtagu "#happy_new_year" edhe pse viti i ri donte dhe 20 dite te vinte. Pikerisht me keta persona talleshin dhe Mario me Xhoin. Ky i fundit gjithmone kishte zakon qe te trembte njerezit aty prane me qenin e tij te quajtur Drejk. Ishte nje qen i madh i races pitbull dhe komplet i bardhe, i cili thjesht e adhuronte Xhoin, te zotin e tij.
Te gjithe trembeshin kur ai bente sikur u sulte qenin, . Keshtu ndodhi dhe me nje grup vajzash simpatike qe po qendronin perballe pemes duke bere selfie. Te dy si te marrosur shkuan prane tyre dhe Xhoi beri sikur leshoi litarin qe mbante qenin duke shkaktuar ulerimat e tyre. Duhet ta them edhe Drejku e bente mjaft bukur rolin e tij pasi zakonisht nuk ishte aspak armiqesor.
- Aaa! Ore ti mbaje mire ate qenin degjove! I drejtohen ato duke uleritur. Nderkohe Xhoi bashke me Marion duke u kenaqur nga ky acarim i tyre i thane:
- Si beni dhe ju sikur do t'ju hante ! Ai thjesht pa disa vajza te bukura dhe donte t'i pershendeste apo jo Drejko?
- Wulf wulf! Ia beri qeni, i cili shkaktoi buzeqeshjen e te gjitheve.
Vetem nga ky kompliment vajzat nisen biseden me ta, filluan te njiheshin..
Pas disa momentesh u detyruan te iknin ama Mario dhe Xhoi arriten te informoheshin mire mbi to duke i marre numrin e telefonit, adresen e facebook, cdo gje. Komunikimi ne kohet e sotme eshte mjaft i lehte. Edhe kte here dyshja fantastike arriten te triumfonin duke u fituar zemren nje grupi te vogel vajzash.
Filluan te ecnin perseri, e zgjodhen te uleshin ne ndonje bar per te pire nje kafe ne ato dite te ftohta dimri ku era te thante fytyren.
Hyne brenda dhe i pushtoi nje atmosefere e ngrohte dehese ku ndihej mjaft mire aroma e kafes se fresket. Ky ishte vendi i preferuar per ata te dy. U ulen perballe njeri tjetrit dhe sapo filluan te porosisnin vune re nje vajze te ulur ne tavolinen tjeter.
Ishte Grejsa, ish e dashura e Xhoit. Vajza qe ai kishte dashur me shume deri me tani dhe ne fakt akoma e donte. Arsyeja e vetme e ndarjes se tyre ishte xhelozia e pakufij e Xhoit. Bene sikur nuk e pane ama u detyruan te kthenin koken kur ajo i therriti duke u afruar prane tyre.
- C'kemi djema!
- Mos qenka Grejsa!! Hajde ikim! Iu drejtua Xhoi Marios duke ulur koken.
- Avash mos fillon te na skuqesh tani! Iu pergjigj Mario duke qeshur. Ai ishte ne dijeni te dashurise se fshehur te Xhoi e filloi ta ngacmonte sa te mundte.
- Oo Grejsa ku je ti moj e poshter?! Sa mire bere qe na erdhe. Me kete rast takon edhe Xhoin. Ta dish qe vetem per ty flet gjate gjithe kohes!
- Qepe gojen Mario! I tha Xhoi paksa ne siklet duke e veshtruar me.nerva.
- Vertet Xho? E pyet Grejsa, duke u bere pak me turp.
- Po moj si jo! Ja ta them une!, Si ngjani ee fiks si dy pellumba te veckel! Flisni flisni vetem juve se une po shkoj deri te banaku per te marre ndonje gje. I drejtohet me ironi Mario duke qeshur me vete e duke marre reagimin gjithe nerva te Xhoit. Ate reagim sikur donte.te thoshte 'Ah cdo te te vras une ty!"
I la te dy ne tavoline e vendosi te dilte pak jashte. Sa hapi deren e lokalit, papritur u perplas me nje vajze (fotoja lart) te hyrja tek po ecte me telefon ne dore. Te dy perfunduan shume prane njeri- tjetrit. Vetem disa centimetra i ndanin buzet e tij nga te sajat.
- Upss! Me fal! I drejtohet ajo duke e pare thelle ne sy.
- Te fala pac! Hapi syte kur ecen qorre! Tani Mario vertet qe ishte xhentil dhe i sjellshem ama kjo vlente vetem per vajzat qe i interesonin. Por dukej se kjo vajze e rastesishme nuk bente pjese aspak ne planet e tij.
- Guxon me quan dhe qorre! Une te kerkova falje idiot kurse ti vazhdon akoma!
- Ec kalo c'me rri akoma ketu?! Se u njohem pak si shume!
- Me thuaj pak kte punen e debilit e ben gjithmone apo e ke part-time?! Ik zhduku tani injorant! I drejtohet ajo duke e pare tashme me urrejtje.
- Me ofendove shume me kete qe me the! Ta dish se do t'i them mamit! I pergjigjet Mario duke qeshur me te.
- Ha ha ha na shkrive! Ik zhduku tani!
- Me kenaqesine me te madhe bukuroshe! Kete i tha duke e lene pa fjale ate te shkreten e u fut brenda perseri te Xhoi.
Dita kaloi shpejt dhe u kthye i vetem ne shtepi.
Ishte nate dhe Mario ndodhej perseri vetem ne shtepi. Prinderit e tij dukej se do te vonoheshin edhe kete here pasi ishin te zene me pune. Nen tingujt e muzikes, ne ate dhome te madhe te tijen Marion e zuri gjumi..
E hena erdhi. Kishte shkolle. U cua shpejt e filloi te behej gati. Doli nga shtepia duke marre celesat e u nis si zakonisht per tek Xhoi.
Mario, si shoku i tij asnjehere s'kishte qene mire me mesime. Edhe kte vit rrezikonte te ngelte por nuk e vriste shume mendjen. Mjaftonte vetem nje takim i babait te tij me drejtorin dhe ai kalonte si me magji. Nuk thone kot "it's all about money" por kjo s'do te thote se nuk ishte i zgjuar. Jo perkundrazi thjesht se kur i hapte librat per te mesuar mendja i fluturonte diku tjeter dhe i mbyllte perseri duke i futur ne cante.
Ishin ne oren e gjeografise ku Mario qendronte vetem ne banke te fundit dhe mesuesja thote:
- Nxenes sot do te na vije nje vajze e re ne klase.
Dhe vetem.kur shfaqet ne dere nje vajze jo shume e gjate, me floke geshtenje, me tipare te rregullta te fytyres, vetulla me forme , sy kafe, e buze jo shume te trasha. Me nje trup mesatar e me nje stil te vecante veshjeje vajzerore qe i cuditi te gjithe. Por jo aq shume sa Marion. As ai vete nuk mund ta besonte por ishte vertet ajo, vajza me te cilen u perplas. Sapo hyri qendroi perballe klases e filloi te prezantohej.
-Pershendetje! Une jam Sidorela por te gjithe me therrasin shkurt Ela. Une vij nga nje shkolle tjeter por u shperngula ketu. Shpresoj te miqesohem shpejt me ju.
- Ne rregull Ela. Mireserdhe ne klasen tone. Eja ti mund te ulesh me Marion pasi bankat e tjera jane te zena.
- Mesuese me ul me ke te duash l vetem me ate jo! Iu drejtua Ela e shqetesua mesueses. Dukej se dhe ajo e njohu qe ne fillim Marion.
- Pse ne djalin e kemi si pellumb! Hajde se nuk te gjen gje!
Me pahir e detyroi te ulej me te ku nuk mungonin ato shikimet gjithe urrejtje karshi tij.
- Na nderove me prezencen tende zonjushe Ela! edhe mos ki frike se nuk kafshoj! "Une jam Ela miss inteligjenca dhe shpresoj te miqesohem shpejt me ju!"
Tha Mario duke e perqeshur me te madhe ne klase e duke bere qe te gjithe te qeshnin...


Zemerthyesi (Shqip)Where stories live. Discover now