XXIX

1.5K 132 39
                                    

250 lexime ne afer nje jave??? ladies and gentleman THANK YOU SO DAMN MUCH! jeni te tere te mrekullueshem nuk di si t'jua shperblej do doja t'ju mblidhja e t'ju qerasja te gjitheve hahahahahah
kapitulli i shkon Jona1d qe se
shpejti ose vone do te shkruaje nje super liber ne shqip *-*
gjithashtu ju kerkoj falje nese kohet e fundit nuk ju kam bere follow back ose t'ju jem pergjigjur komenteve ne kohe por wattpad-i ka me shume se nje jave qe me thote 'you have no notifications' dhe po mi con nervat tel -----....-----


Po ecja ne korridor me librin e ster-rende te letersise ne duar teksa ndjeva shikimin e dikujt nga larg. Nuk e mora me rendesi sepse sa here kaloja neper shkolle te tere me shikonin si ujqer pas ngjarjeve qe ndodhen.
"Daisy!" degjova nje ze te njohur prapa meje dhe kur u ktheva pashe Daviden te me afrohej me shpejtesi.
"Davide?" u befasova teksa e pashe te veshur ne nje uniforme pune me logon e shkolles sone. "Cfare ben ketu??"
U perqafuam dhe me tregoi me krenari kartelen e saj ne bluze.
"Ja tek ke para teje.. Informuesen e re te shkolles!" tha me se e gezuar teksa ne fytyre i buzeqeshnin dhe syte.
"Seriozisht?!" ia bera e befasuar dhe e lumturper te ne te njejten kohe. "Urime!!"
U perqafuam perseri dhe me shoqeroi deri tek dera e klases ku kisha  oren e mesimit, duke me treguar se si e mori vendin e punes.
"Jam shume entuziaste per kete. Eshte paksa e lodhshme por paga eshte goxha e mire dhe hej, tani te kam afer!" qeshi ajo. "Se mos futesh ne ndonje telash tjeter sepse pertoj te shkoj gjer ne spital perseri."
"Eh, kohe te vjetra ato." ia bera teksa i bashkohesha ne te qeshuren se saj. "Hej, pse nuk vjen nga dhoma ime sot? Nuk kam shume detyra dhe mund te rrime bashke." i propozova.

"Hmm, idene e adhuroj por kam frike se juve te Elites nuk iu lene te merrni njerez jashte grupit ne dhome." tha ajo dhe une u kujtova.
"Oooh, po. Ke te drejte." ia ktheva dhe u cudita kur me dha nje goditje ne lehte ne krah.
"Po ti si nuk me ke thene qe je ne grupin me prestigjoz te shkolles?" kryqezoi krahet.
"Seriozisht." psheretiva. "Nuk eshte ndonje gje per te admiruar."
"Fare, po po." ia beri ai duke me imituar. "Gjithsesi mund te vish nga dhoma ime, jam 259 tek korridori 8."
"Okei, aq me mire." e pershendeta dhe degjova zilen te binte. "Me duhet te iki tani."
"Nje perqafim i shpejte!" buzeqeshi ajo dhe me perqafoi. "Ik! Mesim te mbare!"
"Rrofsh." e falenderova dhe u futa brenda ne klase duke u ulur menjehere ne rreshtin e pare.
Profesori i letersise, Witmore ishte aty duke plotesuar dicka ne fletoren e vete.
Klasa u mbush e tera me nxenes ne sekonde dhe pritem qe ai te na thoshte dicka.
"Sot keni teme te lire." foli ai pa e ngritur koken. "Beni nje ese peseqind fjale per dicka qe ju pelqen dhe ma dorezoni neser. Nese doni te bisedoni,  bejeni por me ze te ulet perndryshe do ju mbaj pas mesimit."
Nga klasa shperthyen brohorimat dhe Witmore ngriti koken i vrenjtur duke ngjeshur syzet e medha pas hundes.
"A, a. Cfare thashe qepare??"
Te tere pushuan dhe une nxora fletoren e eseve te shkruaja. Nuk kisha asnje nga grupi ne klase qe te mund te flisja keshtu qe mendova temen per te cilen do te beja esene dhe e fillova.

Misteret.

I buzeqesha vetes dhe vazhdova te shkruaja. Ora e letersise ishte nentedhjete minuta ate dite keshtu qe kisha kohe plot.

Nuk kaloi shume dhe eseja ime kishte mbaruar. U ngrita dhe bera te shkoja tek Witmore, por nje kujtim i vjeter nga Ashton me erdhi ne mendje sapo kembet mu drejtuan.
'Kete vit nuk ka pasur asnje projekt studimor ne Nepal.'
Witmore me pa nga syzet e tij te medha me nje veshtrim pyetes, dhe une thjesht i buzeqesha.
"Mundem?" i kerkova leje per te shkuar tek tavlina e tij dhe ai pohoi me koke.
Lashe fletoren me kujdes dhe i ngula veshtrimin me te fokusuar qe mundesha fytyres se Witmore.
"Me falni, profesor. Mund t'ju bej nje pyetje?"
"Sapo e bere nje, Daisy."
"Mund te bej dy atehere?" i buzeqesha si e pafajshme perseri.
"Vazhdo." tha ai teksa perpelinte syte.
"Kisha qe ne vere qe kerkoja te gjeja nje program i cili te lejonte ne shkoje ne nje vend ne nevoje dhe te beje pjese ne aktivitete te ndihme te te miturve, sidomos. Kerkova shpesh dhe per programe ne Nepal.." genjeva dhe e pashe t'i ngecte fryma ne fyt. "Por nuk gjeta asnje. Doja te dija cfare organizate e organizoi ate program ku shkuat ju qe te mund te aplikoj per vitin tjeter? Ju lutem, jam shume, e interesuar."
Edhe nje budalla mund ta dallonte se sa ne siklet ndodhej ai.
"Ne te vertete, une shkova vete atje." tha ai duke u treguar ca si teper i bindur ne fjalet e veta.
"Shkuat vete?? Me te gjitha shpenzimet? Wow." bera si e befasuar. "Duhet te kete qene e veshtire."
"Ishte pak por, rezultatet qene te shkelqyera." buzeqeshi ai.
"Gjithsesi, faleminderit." i thashe dhe u largova prej katedres.
"Asgje." degjova te peshperiste. "Oh, dhe Daisy.." ngriti zerin ai.
U ktheva me vetullat ngritur duke pritur per ate c'ka do thoshte.
"Ki kujdes." ia beri duke me kapur ne surprize.
E ktheu vemendjen e tij nga fletoret para vetes sikur asgje nuk kishte ndodhur.

Paksa e shtangur me shume se sa e cuditur, u ula ngadale ne karrige teksa nuk i hiqja syte nga ai.
Ne kete situate kishte dy mundesi.
Ose e tere shkolla bente komplot kunder meje ose une isha e semure mendore dhe e merrja cdo gje per komplot.

Pashe oren e madhe ne mur; duheshin dhe dyzete minuta qe te binte zilja.
"Mund te shkoj ne tualet?" i thashe profesorit dhe pasi me pa per disa sekonda te mira koke e kembe pranoi.
Dola nga ajo klase dhe ferkova fytyren duke harruar fare qe qerpiket i kisha mbytur ne rimel.
"Oh dreq, Daisy! Si nuk ben nje gje te sakte!" i fola vetes e acaruar dhe iu drejtova tualetit me shpejtesi.
Dera ishte pak e hapur keshtu qe hyra me shpejtesi dhe bera te hapja rubinetin, por dy zera kaq te njohur me ndaluan.
"Une e vrava ate!"
"Jo nuk e bere! Boll ia ngule vetes ne tru kete gje!"
"Une e qellova!"
"Mia mjaft tan-"
Ndaloi se foluri sepse une mbylla deren fort, dhe u drejtova perseri me hapa te zhurmshem drejt lavamanit. Fillova te laja fytyren dhe bera si e cuditur kur Alya dhe Mia dolen nga nje nga tualetet.
"Mia?" vrenjta fytyren. "Mos ke qare gje?"

Iu drejtova e shqetesuar teksa fshinte lotet dhe Alya mbante nje qendrim te kujdesshem ndaj meje, sikur Mia ishte gati per te shperthyer dhe ajo duhet ta ndalonte.
"Cfare ndodhi keshtu?"
"Probleme ne familje." u pergjigj Alya per te.
"Me vjen keq. Mos eshte ndonje gje e rende?" i ferkova kurrizin Mia-s qe shpertheu perseri ne lot.
"Jo, nu-
Nuk mbaroi dot sepse Mia mu hodh ne krahe duke qare me ngasherima.
"Une.. Une.." gulcoi ajo dhe Alya beri ta terhiqte pas.
"Mia! C'ben keshtu?! Te thashe qepare nuk eshte aspak e hijshme per nje Elite te qaje ne mes te shkolles!" e qortoi ajo.
"Shh.." ia bera Alyas dhe e perqafova Mia-n me fort. "Gjithcka eshte ne rregull. Eshte mire qe te shkoje ne dhome tani. Lajmero profesorin e lendes qe te largohet. Po kerkoi llogari, i thuaje te merret me Ashton-in." i thashe Alya-s.
"Ke te drejte, ata s'merren dot me A-ne." psheretiu ajo dhe u largua.
"Une mund te sh-shkoj vete ne dhome." tha Mia teksa shkeputej prej meje.
"Absolutisht jo." iu pergjigja dhe zeri me doli paksa me i ngritur nga c'prisja. "Me mire po therras informuesen e shkolles qe te te-
"Cfare?? Jo!!!!!" u shtang ajo teksa beri hapa te shpejta pas. "Ajo.. Eshte informuesja e shkolles! Kane per ta marre vesh te tere!"
"Uh, e vertete." ferkova koken. "Edhe pse duket si njeri i mire."
"Nuk ka gje. Po shkoj vete." u gelltit ajo.
"E sigurt?" ia bera teksa dolem nga tualeti.
"Po. Mos u shqeteso per mua, vertet. Pastaj dhe ti ke mesim, kushedi c'thone klasa!"
"Mire." pranova ate qe tha.
U largua prej meje pasi me falenderoi dhe e pashe gjersa ma humben syte. Po sikur vrasesja te ishte duke e vezhguar?
Mua me duhej Mia e gjalle e jo qe lundronte ne lumin e gjakut te vet.
U ktheva ne klase dhe Witmore me pa paksa me inat.
"Shume u vonove gjer ne tualet, Daisy." tha ai teksa pjesa tjeter e klases ishin futur thelle ne muhabet.
"Nje shoqja ime ishte semure." u pergjigja thjeshte.
"Aaaah, shoqe e semure.." tha ai me ironi.
"Nese keni ndonje problem mund te pyesni Ashton Cooper-in." i buzeqesha duke e ditur qe te tere profesoreve u hynte frika ne palce kur u duhej te merreshin vesh me A-ne.
"Jo, jo. Pa problem, te besoj." ma preu ai shkurt.


popullsia e botes ne keto momente; 7 319 471 805
thjesht ne rast se ndonje ketu ne wattpad fillon e ndihet shume i rendesishem :3

lol eshte ora 4:59 e mengjesit dhe une rri bej update me syte flak te kuq O_O xp anyway ia kalofshi sa me bukur sot!!! xxxx


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now