XII

1.5K 134 5
                                    

U ktheva ne shkolle dhe shkova ne mence per te ngrene dreke vetem pasi Ashton kishte ngrene me pare. Mora vaktin e zakonshem dhe pashe se ate dite jepnin dhe waffle ne qofte se e pagoje shtese. Mora nje prej tyre dhe kur arrita te kasa dhashe karten time te kreditit per ta paguar.
"Um.. kam frike se duhet te paguani me para ne dore." ia beri vajza qe ndodhej aty.
"Pse?" u cudita duke hehdur syte nga ekrani.
"Karta jote e kreditit eshte bosh." tha ajo dhe une sa nuk me rashe ne dysheme.
"BOSH?? E pamundur! Une pothuaj s'kam harxhuar fare!" ia bera une teksa ajo ndihej ne siklet.
"Me vjen keq.. Mund te largohesh sepse ka shume njerez ne radhe...?" tha me nje fytyre te shtirur dhe vec sa me hipen nervat.
Mora dreken time dhe e hodha te teren ne koshin e mbeturinave. Me hapa mega te shpejte iu drejtova recepsionit te shkolles ku gjeta Ellen qe qeshte me te atin.
"Ellen!" i bertita nga larg. "Ti je informuesja e shkolles, apo jo?"
"Uau, miredita Daisy." ia beri ajo teksa pa nervat e mia. "Po, informuesja jam."
"Atehere me thuaj pse dreqin karta ime e kreditit eshte bosh?"
Filloi te qeshte me te madhe.
"Sepse s'bere asgje per te treguar qe i meritove, ja pse!" ma ktheu thate.
"Nuk.. Cfare te beja?"
"Te tregoje qe ishe nje elite, natyrisht."
"Me fal c'duhet te beja une? Te shisja mend neper shkolle si Ashton?" bertita me ze ca si te larte.
"Mos ma nxirr mua inatin. E dime te tere qe je e perkedhelura e grupit." tha ajo dhe u largua.
Sa s'me erdhi ta merrja me shqelma.
E perkedhelura? Pse une c'po i beja atyre? Po me ferkonin gje cdo dite?
U nisa per ne dhome me se e acaruar. Dita s'kishte ku te shkonte me keq vertet. Teksa arrita deren pashe Ashton qe po dilte nga dhoma e vet duke me pare tere ironi. Futa celesin ne vendin e vet po dera s'donte te hapej.
"Dikush qenka me buba sot. C'pate, te lane pa ngrene?"
"Shiko kush flet!" iu ktheva me sa fuqi kisha. "Deri dje me ferkoje kurrizin e flije ne nje krevat me mua kur isha semure, e sot ben sikur s'ka ndodh asgje."
SHprehia e fytyres se tij u kthye ne mizore dhe me dha nje te qeshur me se te shtrirur sarkastike.
"Te lutem, mos me thuaj qe mendove se te pelqej?" pyeti nder te qeshura. "Shikoje veten, Daisy Schultz. Je vecse nje barkthare qe pati nderin te vinte ne nje shkolle si kjo. Cfare, mendon se mund te me provokosh tani? Nje fillestare si ti, qe edhe per tu pergjigjur nje fjalie ia ben mek mek e mezi pergjigjesh?! Mendove se une te pelqeja? Une kaloj dhjetera femra mijera here me te bukura se ti ne dore cdo dite. Dhe ne qofte se te kam trajtuar ca si mire e kam bere sa per meshire se s'ia var askush bythes tende te shendoshe!
Ndjeva syte te me digjnin nga lotet dhe me erdhi te mbyllesha ne dhome tere jeten time.
"Uau, Ashton." fola me zerin qe me dridhej. "Me ben ti moral mua?" tunda koken. "Ti, qe nuk shpetove dot as vellain tend?"
U zverdh teresisht ne fytyre dhe zere se nuk po merrte me fryme. E godita aty ku i dhembte me shume.
"Me bej nje nder Cooper," vazhdova, "Mos me fol me kurre."
I perplasa deren ne fytyre dhe u hodha ne krevat me lotet qe me dilnin edhe pse perpiqesha ti ndaloja. Ndjeja jastekun qe njomej i teri por tani nuk kisha c'te beja. E nxora te teren ashtu, duke qare.
Gjithcka kishte marre tatepjeten. I doja ato para. Me duheshin sesben. Doja t'i dergoja prinderve te mi dhe per here te pare ne jete te beja c'te doja pa pasur frike se nuk do kisha mjaftueshem kartmonedha per t'i paguar.
Por jo, jo, jo. Asgje. Gjithcka mori teresisht te tatepjeten.
...
Bera nje dush te trete ate dite dhe dola nga dhoma me uniforme, me shpresen se do te mund ta gelltisja darken.
Syte i kisha ende flake te kuq dhe mbaja koken poshte mos ta dallonte askush.
Shkova perseri ne mence, mora vaktin tim dhe u ula ne tavolinen e elitave pa bere ze. Per Ashton as doja te flisja. E urreja me gjithe shpirt ne ato momente. Me shume urreja veten. Isha treguar shume femije.
Hengra me gojen e mpire ushqimin qe as qe me shijoi dhe bera sikur nuk i degjoja zerat rreth meje.
"E pe si e hodhi ushqimin ne dreke?"
"Degjova se i kane hequr parate nga karta e kreditit."
"E dije se babain e ka pijanec??"
"Kurse mamaja i punon ne supermarket, hahaha!"
Me erdhi ne maje te hundes dhe u ngrita ne kembe vrullshem.
"Cfare keni qe vetem llapni gjate gjithe kohes? Mos doni te perjashtoheni te tere?" ulerita duke i befasuar te gjithe.
Nje qetesi varri ra ne mence sa qe dhe punonjeset aty ndaluan se gatuari. Te gjithe shikonin nga une sy hapur.
"Ne qofte se degjoj qofte edhe nje ze, do kete pasoja. Moret vesh??"
Iu kthyen te ngrenit ne qetesi, ndersa une u ngrita te coja tabakane e ushqimit bosh ne vend. U perplasa me dike qe qellimisht me hodhen lengun e tyre te portokallit ne kemishe.
Ngrita koken te shikoja ate bjondjen e lozonjareve te me shikonte gati per te qeshur me te madhe me pamjen time.
"Me fal." ia beri ajo. "S'te pashe." filloi te ikte.
"E DENUAR!" ulerita dhe ajo u kthye e befasuar. "Je e denuar qe per nje muaj te pastrosh.. BANJAT E SHKOLLES!"
Kisha lexuar ne rregulloren e elites qe ne qofte dikush jashte elites bente dicka te gabuar ndaj njerit prej tyre, nje elite mund ta ndalonte si te donte. DOnin te zbatoja rregullat? Epo ja tek i zbatoja.
Asaj bjondjes idote sa si ra pika dhe mezi po merrte fryme. Filloi te qante, te uleriste. nderkohe, Ashton hyri ne mence dhe sapo pa c'po ndodhte ndaloi ne vend duke u perpjekur te kuptonte.
"Ashton!!" ulerita Lena (vajza bjonde) "Daisy sapo me denoi te pastroja per nje muaj te tere banjat e shkolles! Hiqma denimin!"
Ashton me pa ne sy.
Mos bej prove; peshperita me shume per veten se sa ta degjonte ai.
Beri nje fytyre sikur s;i plaste fare e shkoi te merrte per vete epr te ngrene. Lenas sa s;i dolen syte nga vendi. Dola nga menca e cliruar qe ai nuk nderhyri ne vendimin qe mora dhe u nisa per ne dhome tere nerva. Po hapja deren, kur degjova dicka qe u thye. Paksa e cuditur ktheva koken.
Ashton ishte ne mence.. Te tjeret neper shtepi, si ka mundesi atehere qe dicka u thye?
Degjova perseri zhurma dhe me hapa pothuaj te padukshem u drejtva nga mendoja se vinte zhurma. Papritmas syt e mi ndeshen nje dhome, mbajtesin e te ciles s'e kisha marre vesh kush ishte..
'Eliah Bremont' lexova ne dere. Afrova veshin te degjoja. Perseri zhurma. Aty brenda ishte dikush..
Mos ndonje pastruese?
Jo, thashe me vete teksa degjova nje ze mashkulli nga brenda ne telefon.
"Jo, s'po e gjej askund!" u degjua nje peshperime. "Ku te shikoj? Jo, jo. Ai debili Ashton iku per darke dhe ajo e reja.. Si quhej? Ah po Daisy.. S'e kam pare fare sot. Qetesohu, po kontrolloj kudo per ate dreq USB! E di qe po e gjeten do marresh fund. Po ti je gje idiot? Si mund ta regjistroje vrasjen e Alex Cooperit dhe ta fusje videon ne nje USB?"
Vura duart siper gojes me shpejtesi dhe perpak sa s'me ra tavani mbi koke. Duhet t'i thoja Ashton-it menjehere.
Bera te kthehesha ne dhome por papritmas filloi te me binte celulari. Po me merrte Alya. E trembur per vdekje bera ta fikja me cdo kusht por kishte ngecur. Zemren e kisha ne fyt dhe ia degjoja qe nga jashte rrahjet.
Dera e dhomes se Eliah Bremont-it u hap dhe nje person i maskuar doli prej saj.
Me sa shpejtesi kisha u futa ne dhome dhe u mbylla me celes e frikesuar. Me zuri paniku.
Fillova te ndjeja goditje ne rende mbi dere dhe kembet mu mpine. S'kisha c'te beja.
Me celularin qe kishte ngecur bera cmos te merrja Alyan ne telefon por ajo s'pergjigjej.
Dera sa nuk po shqyhej dhe shkova me vrap ne tualet dhe mbylla veten.
Celulari akoma nuk po funksiononte dhe te qarat e mia shtoheshin akoma dhe me shume.
"Alo?" ndjeva nje ze.
Me duart qe me dridheshin vura celularin ne vesh dhe lotet s'me linin te flisja.
"Alya, t- te.. te lutem Alya me ndihmo, te pergjerohem!" qava teksa ndjeva qe shkelmuan poshte deren.
"Daaaaiiiisssyyyy, ku je futuuuurr??" ia beri zeri nga jashte.
"Daisy, c'po ndodh aty? Daisy?" thirri Alya.
"Ash-Asht-t-ton. Thirr-" peshperita ne telefon.
"Ashton? C'lidhje ka ketu Ashton? Daisy je mire?" tha ajo.
"Ndihme." peshperita teksa ndjeja hapat te afroheshin.
"Daisy, cfare dreqin po ndodh?"
"Aaaa, ja ku qenke pra!" u ndje nje shkelm i forte tek dera e tualetit.
U struka ne shesh duke mbajtur fyme.
"Daisy? Daisy me fol!" uleriste Alya.
"ALYA, NDIHME! THIRR A-" ulerita perpara se te ndjeja deres te me binte ne koke.
Nje dore e forte me kapi dhe me hodhi ne mes te dhomes se gjumit. Celulari perfundoi poshte krevatit dhe shume larg prej meje qe ta kapja. Fillova te zvarritesha, por nje goditje e rende pas koke me turbulloi te teren.
Me pas nje ne kembe, ne brinje, ne stomak, dhe shume te tjera ne kurriz. Ndjeva te me kthenin. Ndjeva goditje ne fytyre dhe ne goje me pushtoi shija e gjakut.
"K*rve e m*tit, ta ka qejfi t'i fusesh hundet kudo, eee?" nje goditje tjeter.
Dhe nje tjeter.
"Do te te vras! Do te te vras!"
Provova te merrja fryme po dicka ose dikush po me bllokonin qafen. Provova te clirohesha por isha e pafuqishme. ktheva koken ne te djathte dhe me shikim te turbullt arrita te dalloja nje cope xhami te thyer nga shishja ime e ujit. E kapa dhe aq pak fuqi qe kisha ia pervesha hijes siper meje ne fytyre.
"Aaaaaah! Te q***** r***!" ndjeva te me clirohej gryka dhe mora fyme duke u kollitur gjak."
"Daisy?" degjova nje peshperime te turbullt.
Provova te ngrihesha por perfundova me barkazi. me shikimin nga dera pashe nje hije te gjate te vraponte drejt meje.
"Daisy? Me shikon?" degjova perseri dicka te turbullt teksa shikimi me errej teresisht.
"Dais..."
Bera nje perpjekje te fundit per te hapur syte..
Pashe kater fytyra te njejta pernjeheresh dhe mezi arrita te beja rregull. Ishte Ashton.
"Thirr.... Ambul....N..Humbj...Gja..."
...


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now