VI

1.7K 142 17
                                    


        U zgjova ne oren tre e ca te mengjesit nga nje muzike e larte elektronike qe vinte nga diku neper dhomat e dormitorit dhe sado qe perpiqesha te mbyllja veshet ose t'i rikthehesha gjumit, nuk mundesha sepse ajo dreq muzike ishte teper e larte dhe per me teper perseritej e njejta kenge cdo here. Ishte nje remix i kenges 'I'm Blue' qe po mi conte nervat tel.

Akoma ne pizhamat e mia dhe pantoflat me koke lepurushi dola ne mes te korridorit ne kerkim te dhomes se mallkuar qe kishte vendosur kaq perzemersisht te me prishte gjumin para nje dite te rendesishme. Dikush do vdiste ate nate dhe as qe me behej vone ne qofte se do te me arrestonin.
Drejtohem nga vendi qe vinte e gjithe belaja dhe oh. Oh, sigurisht.
Muzika teper qetesuese vinte nga dhoma me nje A te madhe te ngjyer ne dere; nga dhoma e te vetmit Ashton Cooper.
E xhindosur ne maksimum eca drejt saj me hapa te rende dhe trokita ne dere, por askush nuk u pergjigj. Keshtu qe perplasa grushtat me sa kisha fuqi ne dere derisa ajo u hap dhe rashe mbi gjoksin e dikujt.
Ngrita syte dhe pashe Ashton te me shikonte me nje shprehi te cuditshme, por vetem pas disa sekondash e kuptova qe pothuaj i isha hedhur persiper dhe u terhoqa pas menjehere. 
E marrte dreqi, duhet vertet te ishte pa bluze? Kisha para meje trupin mashkullor me te formuar qe kisha pare ndonjehere dhe supozohet te isha e nevrikosur me personin qe e zoteronte!
"Mund ta ulesh volumin?" bertita siper muzikes me shprese se ai do te me degjonte.
Ashton me beri shenje me gisht ti afrohesha dhe sapo goja e tij erdhi tek veshi im, me ka uleritur me sa fuqi kishte nje 'JO' e cila me shurdhoi edhe me keq nga c'isha tashme. Me pas, me mbylli deren ne fytyre gati gati duke me thyer hunden.

Me koken qe me ziente fillova te beja xhiro neper vend e shkaterruar. Per gjume as qe diskutohej me.
Vetem pas nje ore muzika ndaloi me ne fund, por veshet e mi akoma ishin te mpire dhe ia benin bup bup cdo fraksion sekondi.
Ferkova temthat super e lodhur dhe bera te hapja deren e dhomes, por ndjesia e mrekullueshme e hakmarrjes me pushoi venat dhe me hipi nje ide djallezore.
Ashtonit i pelqente muzika me volum te larte? Epo ate do te kishte.
Kujtova kengen e pare TRAP* qe me erdhi ne mendje dhe mora fryme thelle.
Nje, dy.. Tre!
"BITCH I WANNA PARTY LIKE CHRIS FARLEY!!" ulerita me sa kisha ne koke dhe fillova te kendoja me ze ritmin.
"Te te te, BRAP, tetete tetete, BRAP, teeeteteeee BRAP BRAP BRAP!!"

Fillova te ulerisja e bertisja pa lidhje neper korridor, te beja opera solo sa per te nevrikosur dike.
Teksa po arrija noten me te larte tek 'O Sole Mio' nje dore e madhe me bllokoi gojen dhe se shpejti e gjeta veten te bere njesh me murin.
Hapa syte dhe para meje kisha nje Ashton Cooper qe nxirte tym dhe nga syte e tij tashme flak te kuq nga pagjumesia. Hakmarrja eshte kaq e bukur.
"Do e mbyllesh ate radion e prishur??" uleriti ai dhe une i hoqa doren nga goja ime.
"I'M BLUE, DA BE DI DA BE DA, AND DA BE DI, DA BE DA, DA BE DI DA BE DAA.." fillova perseri dhe ai kaloi duart neper fytyre krejtesisht i shkaterruar.
"QEPEEE!" vazhdoi te bertiste ai por une as qe e degjoja fare.
Me prishi gjumin, tani une do i prishja diten. Ose jeten, varej.
Fillova ti kendoja mu perpara fytyres qe i kishte marre flake. I kishte shtrenguar aq shume nofullat saqe edhe vena ne qafe tashme dukej sikur e kishte jashte lekures.

Me vinte te qeshja teksa e shihja ashtu, pa bluze, me floke te parregulluar, tuta gjumi e duke marre fryme nga tymi i vet.
Papritmas, i tere trupi im u perplas pas murit ne agoni te tmerrshme dhe nje peshe e rende u leshua mbi mua gati te me shtypte.
Dhembe te mprehte kafshuan fort buzet e mia dhe ndjeva sikur nga brenda dikush me cau medysh. Syte e mi ishin me se te hapur po isha komplet e verbuar.
Ai po me puthte. ASHTON COOPER PO ME PUTHTE MUA.

Buzet e tij ishin te plota dhe me se mikpritese por ai vete ishte i ashper si dreqi, aq sa nuk arrija dot as te qendroja ne nje ritem me te. Duart e tij me kishin bllokuar kycet dhe e kisha thuajse te pamundur te levizja nga ai pozicion.
Ishte e dhimbshme, por aq e bukur sa me dukej sikur enderroja.

E gjithcka u prish kur ai u shkeput prej meje ne sekonde dhe pa u kthyer, pa thene asgje shkoi per ne dhomen e vet.
"Te shohim a do kendosh tani, Daisy Schultz." ktheu ai koken nga une perpara se te futej ne dhome dhe pashe buzet e tij flak te kuqe nga puthja qe sapo patem.

U zhduk brenda sikur nuk kishte qene kurre aty jashte, duke me lene si ndonje idiote ne mes te korridorit.
Keshtu qe vrapova per ne dhome dhe u hodha mbi krevat e turperuar. 

C'me duhej mua?? Pse kendova? S'me mjaftoi fakti qe ai e pushoi muziken?

Qellova veten me jastek. Tani e tutje s'do kisha as kurajon ta shikoja ne fytyre A-ne, jo me te flisja. U perpoqa te flija por gjithcka ndodhi ishin tridhjete minuta te pergjumura e te shqetesuara para se te binte alarmi.
U ngrita me pertese dhe shkova ne tualet.

Hapa dushin dhe prita gjersa te rregullohej temperatura e ujit, duke u zhveshur ngadale nderkohe. Hyra brenda dhe lashe ujin te shpelante te gjithe papastertine, por mendja ime ishte e turbulluar nga turpi. Nuk e hiqja dot nga mendja ate qe ndodhi dhe sme bente as te ndihesha mire. U lava me trupin e mpire dhe mbulova veten me peshqir teksa dola.
Pashe veten ne pasqyre, kisha rrathe te zinj rreth syve akoma te pergjumur.

Thava dhe shtriva floket me kujdes dhe vura makiazh ne fytyre derisa mora nje pamje te konsiderueshme. 
Nxora uniformen e hekurosur mbi pese here dhe e vesha.

Tortura fillonte sot dhe gjithcka qe po ndodhte vetem sa e veshtiresonte situaten.

Vesha converse-at e mi te bardhe dhe dola ne korridor, duke gjetur aty Alyan, Mian dhe Mick.
"Miremengjes, njeri i pergjumur." tha Mia duke me valevitur doren para fytyres.
"Hei. Miremengjes te tereve." mora fryme une. "Ku jane dy zoterinjte e tjere?"
"Ashton kishte nje problem me kemishen por po vin tani me Joshin." tha ajo duke pare ne drejtim tjeter nga une."Ja tek jane." beri me koke.
Ktheva koken dhe pashe Joshin te vinte i buzeqeshur dhe Ashtonin prapa tij.

Kemisha i rrinte aq e ngushte sa tek kopsat ishin krijuar vija qe kravata e zeze mezi i mbulonte gjysmen.
"Po cmendem. Nje mase me e madhe cdo vit." tha ai teksa na arriti.
"Athere ndalo stervitjen." ia beri Mick.
"Je mire?" ia ktheu ai dhe eci para nesh, ndersa te tjeret e ndoqen.
"Zot, dje naten kam degjuar ca ulerima te cuditshme neper korridor. Po ju i degjuat?" pyeti Mia dhe mua me ngeci peshtyma ne gryke.
"Jo." thane te tere pervec meje.
"Po ti Daisy degjove gje?" ia shkrepi Ashton duke me pare drejt e ne sy.
"U-Une? Jo, cne une? Un fle shume rende!" buzeqesha e sikletosur dhe ai vazhdoi te ecte.
"Mire." psheretiu ai. "Eshte koha te dalim ne publik."

ok ok ju lutem harrojeni qe lexuat ate skenen e puthjes ishte me se e sikletshme per mua ta shkruaja dhe se di nqse kam bere mire xp gjithsesi


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now