II

1.9K 159 10
                                    

Daisy shpallet Elita e re. Alya e peruron ate ne grup dhe ndryshon pamjen e saj teresisht.

"Elite."

Me syte e hapur ne maksimum dhe frymen e ngecur ne fyt u ktheva nga salla. Te gjithe shikonin te befasuar nga une e i peshperisnin njeri tjetrit. E gjithe dhoma filloi te gumezhinte si hoje bletesh derisa vajza ne podium perplasi taken ne toke dhe iu drejtua nxenesve.

"Qetesi!" bertiti ajo. "Atehere u zgjodh. Daisy Schultz, elita e re."

E degjova teksa fliste me perpikmeri dhe fillova te ndjehesha si nje hic.

Une? Elite?

Un as qe i ngjaja asaj e jo me te isha si ajo.

E pashe teksa me studionte me imtesi te teren dhe u ndjeva teresisht e ekspozuar. Po tani si do t'ia beja?

"Daisy," foli Alya. "Eja."

U gelltita me veshtiresi dhe arrita ne podium. E ndoqa Alyan drejt nje dere te fshehur pas skenes dhe e gjeta veten ne nje nje korridor te madh me te. Pasi ecem qindra shkalle ne qetesi totale, cuditerisht arritem ne recepsion. Ajo ndaloi ne vend dhe qendroi e ngurte e une me ne fund kuptova se duhet te merrja valixhet. Duke u perpjekur te mos ja fusja vetes me shpulle mora valixhet e mia dhe u nisa perseri pas saj.

Pas nje rruge te gjate arritem te ajo qe do te ishte dhoma ime,, te pakten keshtu mendova une. Alya me ne fund foli.

-Kjo eshte dhoma jote. Per pak do vij te te jap uniformen.

Me dorezoi celesat e mi dhe u largua duke me lene vetem. U futa ne dhome e  lashe gjithcka ne shesh duke veshtruar mjedisin rreth meje. Dhoma nuk ishte aspak e vogel, madje po me pelqente qe tani. I buzeqesha vetes dhe u hodha mbi  shtrar e lodhur. Mbylla syte per nje moment.

Ndoshta te ishe elite s'ishte dhe aq keq.

Dera ra dhe u cova ta hapja. Para meje qendroi Alya e cila mbante nder duar dicka.

-Kjo eshte uniforma jote. -tha ajo dhe me dorezoi pakon. -Bej nje dush dhe eja te dhoma ime. Duhet te te rregulloj para se te vijne te tjeret. Jam dera e djathte ne fund te korridorit.


Pohova me koke dhe mbylla deren. U ula mbi shtrat perseri dhe hapa pakon. Nje kemishe, nje kravate e zeze, nje pale pantallona te zeza. Te gjitha dy masa me te vogla se une por dukej se do te me duhej te shtrydhja veten brenda tyre derisa te dobesohesha e te kisha masat e duhura. Keta te elites nuk benin shaka.
Para se te futesha ne dush hapa ujin per ta provuar dhe edhe pse e shtyja koken e rubinetit nga te gjitha anet; prej tij rridhte vec uje i ftohte akull.
Thashe te mos lahesha per sot, por kisha qendruar plot 18 ore ne avion mes vapes dhe s'mund ta anashkaloja.
Numerova deri ne tre dhe u futa nen ujin e akullt. Me erdhi te ulerija dhe truri pothuaj kishte ngrire dhe ai, por e mbajta veten. Me veshtiresi shkumova koken dhe arrita ne nje pike qe as gshtat e mi nuk i ndjeja dot.
Pas dushit te acarte mbulova veten me peshqirin gjigand dhe provova te ndjeja pak ngrohtesi, ndoshta jo ekzistuese. Thava floket gjysma gjysma dhe u nisa per te dhoma e Alyas bashke me uniformen.

Dola jashte dhe pashe mbi deren time, si dhe dere te tjera emra nxenesishn Ne deren time ishte nje tabele fringo e re; "DAISY R. SCHULTZ". Duhet ta kishin vene nderkohe qe isha ne dush.
Ne kerkim te dhomes se Alyas pashe shkrimet ne dyert e tjera.
"MIA C. CUTCHELL"
"ELIAH X. BREMONT"
"JOSH H. JACK"
Dhe me ne fund; "ALYA V. BURNINS".
Isha gati te trokisja kur dicka terhoqi vemendjen time.
Pak me tej, ne fund fare ne korridorit ishte nje dere e vecuar. Ishte e tera me dru te lyer me ngjyre shume te erret dhe mbi te ishte vizatuar nje A e madhe me spray te kuq flak. Valle te ishte dhoma e Tij? Dhoma e Ashtonit?
Hoqa mendjen shpejt dhe trokita ne dere. Pas pak sekondash Alya doli para meje me rroba te thjehsta; xhinkse dhe bluze me menge te shkurtra.
-Futu brenda. -tha ajo dhe beri vend qe te kaloja.
U futa brenda paksa e trembur, sidomos kur pashe mbi gjahste lloje piastrash me kreherash mbi tavolinen e saj te tualetit.
-Eshte koha per ndryhsim. -tha Alya dhe mbylli deren duke ferkuar duart pas.


ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now