III

1.9K 148 17
                                    

Prezantimi i pare i Daisy-t pas shpalljes Elite. Alya e takon me pjesetaret e tjere dhe ajo me ne fund njeh te famshmin Ashton Cooper.

Alyas iu deshen nje ore e dyzete minuta vetem per floket e mi te cmendur. E si perfundim mezi arriti te me jepte nje pamje 'te pranueshme'. Vesha uniformen e ngushte dhe dola para saj me frymen e ngecur ne gryke. Me duheshin sesben rroba me nje mase me te madhe. Keto po me mbysnin.

Alya e vuri re sikletin tim dhe qeshi. Ishte hera e pare qe e degjoja te qeshte dhe me dukej si dicka aliene.

-Te lutem. Me duhen me te medha. Nuk eci dot me keto pantallona! -iu pergjerova.

-Mire, mire. -ia beri ajo duke qeshur perseri. -Po te ngelet midis nesh!

Hapi dollapin gjigand dhe nxori nje uniforme tjeter. E vesha e cliruar dhe kur pashe se mund te mbyllja kopsat e kemishes pa terhequr anet, mora fryme plotesisht.

-Me ne fund. -psheretiva.

Alya buzeqeshi dhe mori nga dollapi uniformen e saj.

-Une po vishem. Do te shkojme te hame ne mence; me siguri je e uritur.

-Ne mence? -u gelltita me vehstiresi. -Jane dhe studentet e tjere atje?

-E si jo? -ia beri ajo.

-Te them te drejten.. Nuk kam dhe aq uri tani qe po e mendoj mire. -iu pergjgija.

Ne mence? Une? Kurre. Une isha e re ne shkolle, sapo isha zgjedhur elite. Dhe menca me duhej! Do te me shikonin te tere si mish i fresket. Gati per t'u djegur ne hell nga ndonje gabim qe mund te beja. Nuk doja te shkoja atje. Te pakten, jo sot. Alya doli nga tualeti e veshur teresisht dhe shkoi te rregullonte makiazhin.

-As une nuk kam qejf te jem e veshtruar ne cdo kafshate qe ha, por s'do te thote qe duhet te rri pa ngrene. Do te mesohesh shpejt. -tha ajo dhe hapi deren e dhomes se saj. -Kalo.

Filluam te ecnim neper korridor teksa te tere kthenin koken nga ne duke peshperitur.

-Koken lart, barkun brenda, kurrizin drejt. -tha Alya. -Je elite, jo lypese rrugesh. I shikon te gjithe ata qe te veshtrojne me neveri? Do te jepnin gjithcka qe te ishin ne vendin tend; qofte edhe per nje dite. Ndaj ji krenare per ate qe je.

-Kaq e rendesishme eshte te jesh elite? -pyeta. -Cfare e ben kaq te vecante?

Ajo buzeqeshi.

-Elita jane nxenesit me te mire te shkolles. Gjithcka per ne ketu eshte falas dhe cdokush na bindet. Ne i vendosim rregullat dhe ne bejme te mundur qe ky vend te mos rrezohet. Te jesh midis nesh nuk eshte e lehte. Mos mendo se thjesht u perzgjodhe dhe tani mund te besh c'te duash. Duhet ta mbash vendin tend, ta ruash dhe te tregosh pse e ke. Plus qe te jesh elite ka dhe mjaft perfitime te tjera, sidomos per ne qe jemi vajza.

-Si pershembull?

-Si pershembull cdo muaj ke ne dispozicion 10.000 dollare para xhepi me te cilat mund te besh c'te duash. -qeshi ajo.

Hapa syte e shtangur dhe kembet pothuaj me ngrine.

-T...Ti p-po thua s-se..?

-Mbaj veten, zemer.- tha Alya teksa hynim ne mence.

Mora fryme rende dhe gjithcka po me dukej enderr.

Dhjete mije dollare? Po nga i gjente parate kjo shkolle?! E gjithsesi po fluturoja me kembe ne toke. Nuk i kisha akoma ato para dhe qe tani po mendoja cfare te blija. Ndihesha ne qiell te shtate. Te ishe elite paskish qene gjeja me e bukur qe mund te me kishte ndodhur tere jeten time. Dhjete mije dollare, bote, ja tek po vij! Me ne fund do te blija celularin qe kisha enderruar gjithnje, make up dhe rroba pa fund. Isha kaq e lumtur. Dhe mbi te gjitha, isha ne Amerike! Ketu mund te blije gjithcka!

ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now