XLII

1.5K 121 56
                                    

dhe une qe per neser duhet te mesoja 12 faqe se si funksiononte bursa e wall street .-.-.-.

Mora fryme aq thelle sa mushkerite filluan te me dhimbnin dhe prita qe dera te binte. Nuk ishte e thjeshte ajo qe kisha per te bere dhe kisha tere naten qe nuk flija per shkak te saj.
Trokitje u degjuan dhe u ngrita ne kembe mjaft e tensionuar.
"Eshte hapur. Hyr." thirra dhe dera u hap ngadale.
Ashton me pershendeti me koke dhe u fut brenda.
"Me the se doje te flisnim per dicka serioze." hyri ai direkt ne teme.
"Uh, po." fshiva duart e djersitura ne pantallona.
Ai ngriti vetullat ne shenje pritjeje dhe mua me ngeci peshtyma ne fyt.
"Une.. Une heq dore, Ashton." mora guximin.
"Cfare?" mblodhi fytyren ai pa me kuptuar.
"Shiko, e kam menduar mire. Sa me shume kerkojme per vdekjen e Alexander-it, aq me shume zhytemi ne mistere. Ne vrasesen e gjetem gjithsesi, ajo eshte Kris-i. Provat ishin te kompjuteri i saj apo jo? Ti i gjete vete.. Nuk ka me rendesi asgje." fola me nje ze.
Ashton ishte tashme duke pare diku prapa meje, me nje shprehi krejt te shokuar.
"Ti po dorezohesh?!" foli ai pothuaj per vete.
"Te lutem me kupto kur flas." iu afrova. "Une nuk doja kurre te isha nje Elite, e jo me te futesha ne nje labirint te tille. Jeta ime, dhe e jotja gjithashtu eshte ne fije te perit. Po rrezikojme mjaft dhe nuk dua te te lendoj, por cfaredo qe te besh.. Nuk ka per ta sjelle perseri ne jete tet vella."
"Ti po dorezohesh?!" ktheu syte ai me ne fund nga une.
"Ashton." fola e lodhur. "Me vjen keq. E kuptoj qe duhet idiotesi qe po e bej kete por jam e fundosur gjer ne gryke tani."
"Ti po dorezohesh." perseriti ai per te treten here dhe tundi koken lehte.
"Me kupto, te lutem." bera ta prekja po ai beri pas.
"Une, i Pari, Ashton Denver Cooper.." filloi ai me nje ze te frikshem. "Te heq ty Daisy Schultz perfundimisht nga grupi Elita i Alfave pa te drejte rikthimi. Qe diten e pare te fillimit te shkolles do te transferohesh tek Gamat ne grupin e Pulovrave. Ke njezet e kater ore te dorezosh uniformen dhe te mbledhesh plackat per ne dhomen qe do te te caktohet."
Bera ta hapja gojen por me nderpreu perseri.
"Qe ne kete moment, ti nuk ke asnje te drejte te komunikosh me askend te grupit te Elitave dhe te zbatosh rreptesisht rregulloren e Pulovrave."
Ndjeva nje lot te nxehte te me rridhte ne faqe dhe kafshova fort buzen per te permbajtur veten. Ashton pa rrotull per pak sekonda dhe u largua nga dho- ish dhoma ime pa asnje fjale tjeter.
U ula ne krevat dhe nuk e kuptoja se si lotet po me lanin fytyren. Nuk ndjeja asgje dhe gjithcka me dukej si hapesire boshe. Nuk ndjeja peshen e trupit tim.
Nuk dija te thoja nese Ashton ishte treguar dramatik apo nese vete une isha treguar idiote.

Me duart qe me dridheshin mora Daviden ne telefon dhe pothuaj s'e degjova fare kur ajo e hapi.
"Hello!" tha ajo gezueshem por une nuk iu pergjigja dot. "Daisy? Daisy mos po qan gje???"
"Une.. Ai.."
"Daisy cfare ka ndodhur? Je mire? Me thuaj urgjentisht ku je."
"Me.." u gelltita ne lot. "Me hoqi nga Elitat."
"CFARE THE TI????" bertiti Davida me sa fuqi kishte nga ana tjeter. "DAISY ME THUAJ TANI QE PO TALLESH??????"
"A mund.. a mund te vish te me marresh?"
"Po vesh pantallonat. Per gjysme ore me ke aty." tha ajo. "Po si dreqin ndodhi?"
"Ta shp- Une..." nuk mundesha as te flisja.
Lotet e dreqit nuk pushonin dhe e ndjeja fytyren dhe kraharorin prush. Fillova te qaja me denese, aq sa Davida nuk dinte me si te me pushonte.

-

Ate nate me Daviden spostuam gjerat e mia per ne dhomen e re ne nje heshtje varri. Ashton nuk dukej askund. Uniforma e Pulovrave ishte e shkujdesur; nje pulover e zeze, kemishe e bardhe dhe pantallona te zakonshme. Davida me shpjegoi se Ashton me kishte futur ne grupin me te keq te mundshem. Pulovrat ishin me te pavleresuarit ne shkolle dhe te gjithe talleshin me ta. Nuk kishin te drejte te shkonin neper festa e as te beheshin kryetare neper projekte. Ata ishin pasive. Ishin milingonat midis gjigandeve.

Dy dite para krishtlindjeve Alya dhe Mia erdhen ne dhomen time fshehurazi ne oren dy te mengjesit dhe me besoni kur them se Mia ka qare aq shume per mua dhe largimin tim. Ua shpjegova terthorazi situaten dhe te dyja mu shprehen se Ashton e kishte marre mjaft rende ate c'ka i kisha thene. Ai kishte ndryshuar teresisht plane dhe ishte nisur tek shtepia e Harry-t ne Los Angeles per te kaluar festat, kurse une do te qendroja per me shume se dymbedhjete dite e mbyllur ne dhome.
Duke ditur gjendjen time, Alya dhe Davida qe merreshin me ekonomine e Elitave kishin terhequr urgjentisht peseqind dollare nga llogaria rrjedhese qe zoteroja dhe m'i dhane nje per nje po ate nate.

Ndihesha e shkaterruar.
Jo vetem fakti qe u largova nga Elitat, por gjithashtu qe kjo ikje i dha fund asaj pak gjeje qe kisha me Ashton.
Do te ishte genjeshter te thoja qe thjesht e pelqeja. Kishte plot raste qe me shume me interesonte ai sesa vetja. Ndryshe nga shumica e njerezve kisha pare nje ane te tij te fshehur. Ate pjesen menduese femijenore dhe cuditerisht te qete. Ai kishte kaluar mjaft dhe vdekja e te vellait qe kulmi per te por une nuk kisha si ta ndihmoja me. Madje ndihesha ne faj sepse ndoshta kisha futur njeriun e gabuar ne burg. Kris-i me dha te dhena per vdekjen e Alex, si ka mundesi? Ajo kurrsesi s'do te donte te perfundonte ne burg me kembet e veta.

Dita e pare e shkolle qe stresuese.
Qe ne oren shtate u mblodhem ne sallen e madhe per te zgjedhur ate qe do ishte Elita e re. Kishin zgjedhur qe para se te fillonte sezoni se fatlumi do te ishte Luke Hemmings, djali bjond qe pelqente Mikey.
E thirren ne podium dhe e prezantuan para te tereve.
Ktheva koken rastesisht pas meje dhe vura re Mikey-n qe shikonte neper ajer teresisht i lodhur dhe i merzitur. E vuri re qe po e shikoja dhe me pa me nje veshtrim qe bertiste 'pse'.
Mora fryme thelle dhe u ktheva para.

Ate dite mora vesh se si ndiheshin nxenesit e tjere kur shikon Eliten.
Si te pavlere, ja se si.
Te shikoje se sa lart ishin ata prej teje, se sa ndryshe nga ti ishin.



Ne mence u ula ne cepin me te erret dhe fillova te gelltisja me veshtiresi ushqimin para meje. Isha fill vetem dhe kisha nje pamje vdekese nga tavolina e Elitave, ku qendronte Ashton, si gjithnje teper serioz dhe i paperfillshem.
Anash meje kaloi Mikey dhe pasi me pa vetem, ndaloi ne vend rrotulloi syte sa nuk i iken nga vendi dhe mu ul perballe.
"Falem-
"Mos me fol." me nderpreu dhe hoqi kapelen Obey nga koka.
Luke sikur e degjoi biseden tone dhe ktheu koken nga Mikey me vetullat e ngritura lart.
"Po te shikon." e njoftova dhe ai ngriti pirunin e tij.
"Shiko, ky mund te jete plastik, por me forcen e duhur mund te te heq me te te dy syte nga vendi."
"Pse me urren kaq shume?" e pyeta dhe ai me pa si te isha idiote.
"Oh le te fillojme. Hmm, ah po. Me ke futur motren ne burg, fale teje dhe nje djale me te cilin kisha ndonje mini shanc iu rriten krahet e u be Elite.. Ah, e permenda qe me ke futur motren ne burg?
"Dy here." ngrita gishtat.
"Pikerisht." ia beri ai dhe vazhdoi te hante.
"Te shkojne floket keshtu." iu referova kokes se tij qe ngjante tamam me ngjyrat e galaksise ne qiell.
"Mos me merr me te mira." tha ai me gojen plot me pice.
"Po te shikon perseri." e ngacmova dhe shkundi shpatullat.
"Shikon mua dhe qe diten e pare si Elite u lidh me ate debilen.. si quhej?? Ah po, LENA." ia tha emrin ne ze krejt dramatik.
"Me Lenen?? Lena si Lena nga lozonjaret??" fshiva buzet.
"Vari leshte." piu nga gota e tij e ujit.

"Si thua t'ia bejme nje rreng asaj?" peshperita une.
"Hah." qeshi ai. "Rreng thua? Une asaj i jap vdekjen... Po qe dhe nje rreng me kenaq."
"Atehere behu gati." i shkela syrin dhe buzeqesha.


lexoni librin e ri te m0v13s
JessTheDauntless
ka shkruar nje nga librat me te bukur ne wattpad nese nuk e keni lexuar CFARE BENI AKOMAAAAA
gjithashtu congrats to annn_crazyllekxx per suksesin e te tere librave te saj. gjithe te mirat e metejshme xx

shootingstarxxx
U LITTLE CUTIE OMF I LUV U and ofc the one and only idioticgossip aka SEJTEN



ELITES  [SHQIP]Where stories live. Discover now