-Cdo gje eshte...mire...mami eshte ketu...edhe Tiani.

Ekuilibri i qetesise tashme thyhet.Syte nuk priten me.Dy paralele lotesh,u vizuan ne faqet e mia.U leshuan pa asnje perpjekje per ndalese.Ne ate moment e kuptova se,ajo c'ka po ndodhte,ishte nje forme lamtumire.

-Selia...jo,jo tani,-them mes lotesh.-Jo tani qe po behesha me mire.

-Te d...dua.

Kraharori i saj ngrihet fuqishem per here te fundit per te mos frymuar me kurre.Pesha e botes se vdekshme tashme rreshqet,e zevendesuar nga nje ndjenje lirie per shpirtin e saj.Syte tashme nuk i shqiten me murit qe ka perballe,ndersa buzet e saj i zbukuron nje buzeqeshje e bute qe duket sikur e ka gjetur tashme vendin e saj ne sixhaden madheshtore te ekzistences.

-Jo,te lutem,-thashe me zerin qe filloi te me thyhej.-Mos u dorezo.Me degjon,Selia.Nuk ka mbaruar.Edhe une te dua Selia...te kam dashur,gjate gjithe kohes por...nuk pata kurre guxim...nuk..nuk isha aq i forte sa ty....te dua,me degjon ? Selia...SELIA !

Zeri me mbytej nga pikellimi,teksa i deklaroja dashurine duke iu lutur qe ajo te kthehej.Peshperit fjale dashurie,duke shpresuar se disi,ajo ndoshta mund te me degjoje.I peshperit me shpresen se dashuria ime mund te kaperceje kufijte midis jetes dhe vdekjes.Por heshtja eshte e vetmja gje qe marre,ndersa une mbetem vetem,duke u kapur pas atyre pak kujtimeve qe po me rreshqasin neper gishta si rera e plazhit.Pyetjet rrotulloheshin brenda meje si nje kor i perhumbur i "pse" dhe "si",qe ra ne vesh te shurdher.E gjej veten duke mbajtur formen e saj te brishte,duke ndjere peshen e trupit tashme te pajete.Sic e kam ne krahe,marr trupin e Selias dhe e perqafoj me tere forcen qe kam.I etur per ngrohtesine e saj,i deshperuar per nje shenje jete,ulerimat e mia mbushen qetesine.Pesha e humbjes po me shtypte serish,duke kercenuar te mbyste vete ekzistencen time.Deshperimi kishte arritur kulmin.Filloi te me perpinte duke i shqyer fijet e brishta te zemres sime.Ajo vendosi te ikte pikerisht atehere kur une sapo kisha filluar te besoja ne pergjthmone.

-Donovan ! Don...

Mes mjegullimit qe me linin lotet dhe rrjetes se dendur te qerpikeve qe ishin zhubravitur,shoh Kamerunin qe ka hyre brenda ne dhome.Syte i rreshqasin nga une,drejte e tek trupi i Selias dhe fillon e ze gojen me duar.

-Ky nuk eshte fundi im i lumtur,-them duke i lemuar fytyren,me kurrizin e gishterinjeve.-Ky nuk eshte aspak fundi qe doja.

I gjurmoj linjat e fytyres se saj,butesine e faqeve te saj qe tashme jane ftohur.Pavarsisht prekjes sime,ajo vazhdon te qendroje e palevizur,aq e qete,e braktisur nga vete thelbi i jetes.Lotet bien dhe behen njesh me gjakun,qe i jepte ngjyre bardhesise qe kishte filluar t'i merrte trupin.

-Sa mizore,-them totalisht i perhumbur,-eshte te lihesh me nje dashuri qe nuk mund te shprehet.Nje dashuri qe eshte e kufizuar pergjithmone ne thellesite e shpirtit tim.

Ne lame njeri-tjetrin te injoroheshim,te pretendonim se nuk ekzistonim por thelle te dy e dinim qe nuk supozohej te mbaronte keshtu.Ne ishim kaq afer,si dy fjale ne nje fjali,por te ndare nga nje pike.Askush nuk na lexoi bashke.Si rreshtat paralel,gjithmone afer e kurre bashke.Ishim si zjarri e hiri.Kaq te ngjashem por ne te njejten kohe te ndryshem.Ajo e bukur dhe e gjalle ndersa une i humbur dhe totalisht i dashuruar ne fshehtesi me te.

Punonjesit e ambulances hyne me te shpejte brenda te pajisur me barrelen nder duar.Ngre syte e mi,te perflakur,qe shoqerohen me nje vale zemerimi qe gati-gati sa nuk shkreptine.

-Ku ishit ju ?
KU ISHIT KUR KISHA NEVOJE ?

-Donovan !

-Eshte teper vone per pranine tuaj,-them me zerin qe ndikohet nga pikellimi dhe zemerimi.-Merreni ate,merreni.Tashme e keni deshtuar.Merreni dhe me lini vetem me boshllekun qe me ka ngelur.

-Donovan,mjaft tani !-thirri Kamaruni duke u munduar te me terhiqte jashte dhomes.

I shoh se si e ngren butesisht nga dyshemeja dhe e shtrine ne barrele.E mbulojne me nje rrobe te bardhe dhe pastaj me humbet nga syte,ndersa Kameruni me terheq fuqishem.Pa e kuptuar,e gjej veten te nxjerre jashte.Kopshti i vogel,zien nga zhurmat.Bluja dhe e kuqja e sirenave te policise,miksohen ne nje lejla qe me verbon syte.

-E keni kapur apo jo ?-pyes duke mbledhur duart rreth trupit.-Mos guxo te me thuash jo.

-Po,e kapem,-tha Kameruni.-Jo shume larg nga banesa e tij.

Pohoj me koke,nderkohe qe ndjej gryken te me djeg.

-Fale Zotit,e gjitha kjo mbaroi,-tha oficerja Burke qe na afrohej.
Ju ja dolet detek...Zoti Mejfajer,jeni lenduar ?!

-Jo...ky nuk eshte gjaku im,-thashe duke pare kemishen e njollosur.

Ne ato momente,barrela del nga dera e shoqeruar nga punonjesit e spitalit,qe si dy engjej te bardhe, duket se po e dergojne Selian ne boten tjeter.Isha mesuar ne gjithe jeten time me te tilla barrela,ama kjo e sotmja do te ishte nje nga ato qe do me perndiqnin per gjithe jeten.U terhoqa me vete duke mos dashur te degjoja me asgje.Ulem ne shkallet e shtepise dhe shoh duart e mia.Ngel nje cope here,duke pare gjakun qe ka filluar te thahet.Duart e pergjakura mund t'i perkisnin nje vrasesi,nje mjeku apo nje shpetimtari.Po shikoja ato duar duke pyetur veten se nga erdhi ai gjak ? Cilin rol kisha patur une ? Ndihem fajtor dhe nuk mund t'i shpetoje loteve.Dukej se Selia e mori fundin e saj te lumtur qe po e priste.Ajo me ne fund shpetoi nga tortura.Shpetoi nga frika qe e kish kapluar sa po e transformonte.E mori fundin e saj te lumtur,pavarsisht se u gjend e shtrire ne dysheme pa nje rrahje te vetme.Ajo ishte e lumtur...diku.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now