...Donovan...

171 47 16
                                    

-Sipas parashikimeve meteorologjike,Konektikat do te goditet nga nje vale e ftohte qe do na shoqeroje gjate javes....

Zeri i meteorologes thyente ate heshtje shtatezene ne makinen time.Zeri i saj i bute dhe xhiroja e gomave te makines qendronin ne harmoni me njera-tjetren.

-Mesa duket dimri do vije heret ne Konektikat.

Mora kthesen e pare ne rrugen qe te qonte ne departament.E fika radion per te mos degjuar me parashikimin.Nuk me bente pershtypje i ftohti.Isha i mesuar me nje te ftohte edhe me te madh nga ky qe po pergatitej te vinte ne kete qytet.Ama i ftohti i vertete,qe me frikesonte kish nisur me kohe.Ceshtja e Rebekes ishte ngrire ne cdo piste apo deshmitar.

Sot do te ulesha me ore te gjata ne salle duke pare fotot e skenes se krimit dhe duke marre dosje te ceshtjeve te tjera qe departmenti kish hasur,duke u munduar te beja nje perafrim.Duhej t'i shihja me vemendje deri sa truri te me pelciste.

-Miremengjes,sekretare Kolins.

-Miremengjes,detektiv Mejfajer.

Fytyra e pare qe takoje ishte sekretarja e departamentit.Buzeqeshja e saj e gatshme per kedo qe shkelte ne department te bente te shpresoje se cdo gje do shkonte mire,ama nga ana tjeter sapo e shihja,gjeja qe pyesja veten ishte pse nuk kishte ne asnje institucion,meshkuj sekretar.Kamerunin e hasa ne korridor me dosjet e siguruara nga arkiva.I isha lutur qe sot te mos me shqetesonte pasi doja nje qetesi absolute.

-Shihemi me vone,-me thote.

U mbylla brenda salles per nje afat qe as vete nuk e dija.Mora si fillim fotot e trupit te Rebekes dhe i leshova mbi tavoline.trupi i saj ishte i kuadratizuar ne ato foto.Shikoja cdo detaj duke pare nje nga nje fotot.Trupi i saj i njome,i shpuar nente here,cfare mund te kishte bere per tu masakruar ne ate menyre ? Kush mund te kishte zemer ta bente dicka te tille ?

-Ah Rebeka,-psheretij.
Cfare mund te kesh bere ?

Nuk mund ta imagjinoja tmerrin qe mund te kishte pare me sy.Nuk mund te imagjinoja dhembjen qe i eshte dashur te duronte qe sa here vinte duke u shumefishuar.Shpirti i saj duke dal i stermunduar.Psheretiva thelle duke lene foton ne tavoline.

-Fakti qe nuk ka as shenje dhune mbi trupin e saj apo substanca qe te vene ne gjendje te pazote le per te kuptuar se ky vrases ka njohje me te.Ajo e njihte ate.

Nga ana tjeter e deres u degjua nje e trokitur e dyfishte dhe gjysma e trupit te Kamerunit u duk nga dera e hapur.

-Te thashe qe nuk dua te me shqetesosh. Te  pakten per sot.

-E di Donzo ama na kerkon shefi i divizionit.Nuk eshte shume ne humor.

Psheretiva thelle.I sistemova disi fotot dhe dosjet e ceshtjeve te tjera qe kisha marre per krahasim.Hodha pallton supeve per te nderprere sadopak trupin te ftohej nga ai i ngrohte qe kisha marre nga kondicioneret ne salle.Kameruni dukej i shqetesuar sa nuk kishte fjale ta pershkruaje.Mjaftonte ajo kercitja e gishterinjeve per ta kuptuar se sa nervoz ishte.

-Qetesohu para se te hysh.Shefi e nuhat friken,-i them.

-Ehe aty mbahu.

Trokita lehte pasi Kamerunit i ishin "thare" duart.Zeri i shefit,nga brenda zyres,gjithmone i eger dhe serioz na beri thirrje per te hyre.

-Shef na kishit kerkuar,-thashe direkt.

-Po,-ma pret shkurt.
Atehere,si po ecin punimet detektive ?

-Isha duke bere nje krahasim me disa ceshtje qe mund te kene afrimitet me rastin e Rebeka Simons.

-Dhe ?

-Dhe u nderpreva nga shqyrtimi per shkak te njoftimit tuaj.

-Me thoni dicka detektiv Mejfajer...sa muaj kane kaluar nga kjo vrasje ?

-Po behen gati pese muaj...

-Pese muaj dhe jemi akoma pa nje piste.

-Ky rast nuk eshte si te tjeret,shef.

-Nje ceshtje qe nuk i gjendet as nami as nishani per dyzet e tete ore nuk do zgjidhet kurre,Mejfajer.

Duart e shefit u perplasen ne tavolinen e punes te mbuluar me dosje qe u anuan nga goditja.

-Historia ka treguar se ka ende krime
pa nje emer...

-Ceshtja do mbyllet.

-Cfare ?-them.

-Shef,cfare po thoni ?-u hodh Kameruni.

-Me degjuat qe te dy,-thote.
Ju shkarkoj nga kjo ceshtje.Ceshtja klasifikohet e ftohte.

-Une nuk e lejoj,-protestoj.

-Nuk ishte alternativ,ishte urdher.

-Une nuk jam dakort.

-Donovan,-tha Kameruni duke me shtrenguar ne krah.

-Po me meson mua se cfare te bej Mejfajer ?

-Nuk po mesoj askend ama une nuk do lejoj qe drejtesia te hedh balte mbi tetembedhjete vite tashme te futura ne nje arkivol te ftohte.Une nuk e lejoj.

-Cfare nenkuptoni detektiv Mejfajer ?

-Une Donovan Mejfajer do ti shkoje ne fund kesaj ceshtje me ose pa mbeshtetjen tuaj dhe te divizionit.

-Cfare vetebesimi te tepruar qe keni ju te rinjte e sotem.Injorance totale,-tha shefi dhe u soll me shpine nga une.

-...duke lene peng distiktivin tim.

-Cfare ?-tha shefi

-Donovan cfare thua ?

-Me jepni nje vit kohe.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now