...Selia...

201 37 64
                                    

Babai im ishte gjithcka qe me kish ngelur ne kete jete.Ai i ishte zjarrefiksi i problemeve te mia,drita kur une nuk mund ta shihja rrugen,forca dhe embelsia qe me mbante perpara dhe me jepte energji te mire.Nje nxites tifozesh per deshirat e mia dhe nje mbrojtes shume i mire.Ama kurre nuk e kisha menduar se si sekretet dhe genjeshtrat do perhapeshin si nje kancer ne jeten tim duke mos lene gje tjeter brenda meje vetem se dyshim te forte dhe distancim si ky qe kisha krijuar qe kish sjelle nje krisje te ures lidhese me te.

U mundova qe te beja te njejten gje edhe me vemendjen time ashtu sic kisha bere me shikimin tim qe e kisha hedhur jashte dritares se vogel.Shikoja shtepi e peme qe nga shpejtesia e makines miksoheshin dhe mbizoteronte ngjyra jeshile dhe kafe.Isha e mbeshtetur ne ndenjesen e pasme te makines,me gishterinjte qe i perplasja mbi bllokun e nenes sime qe e mbaja ne preher qe nuk kisha patur guxim ta hapja gjate qendrimit tim ne shtepi.Kisha arritur te lexoja vetem faqen e pare gjate rruges,ku thoshte se ditari ishte udhetimet e shpirtit te saj neper luginat e erresires dhe drites.Gjithashtu vazhdonte se pa fjalet e saj te sinqerta nuk do ishte gje tjeter vetem se nje objekt dhe se me to ishte nje portal per ne shpirt,nje harte udhetimi dhe perpjekjesh per tu bere engjellore.

Pasi lexova ato fjale e pata mbyllur ditarin me te shpejte.Luginat e erresires dhe drites.Keto fjale me silleshin ne koke.Isha e dyzuar.Mendoja se aty nuk mund te kishte gje tjeter vetem se rreshta me kujtimet me te bukura te nenes por kur mendoja se ditari u gjend i fshehur ne menyre te miremenduar,me frikesonte per ato cka mund te kish rrezervuar ky ditar.Dridhja e makines me zgjoi nga mendimet qe me vertiteshin si re te zeza.Edhe pse duheshin pese dite per te startuar universiteti,une po kthehesha ne shtepine time "tjeter".

Me te hyre ne Konektikat,dallova floke te vegjel bore qe kapeshin pas dritares se makines.Nuk kisha pare ne jeten time bore pervec se ne televizor.Andej nga vija une ditet e dimrit pranonin maksimumi vetem nje xhakete.Shumekush nuk i pelqen ditet e dimrit ama per mua jane nje poezi bukurie.Keto kohe dimri te ftojne te gjesh mrekulli,te gjesh te perjetshmen ne te thjeshten.Mund te gjesh mrekulli ne hejet e krijuara ne catite e shtepive e deri tek pellgjet e ngrira.

Makina ndaloi ne ane te rruges si heren e pare.Zbrita nga makina duke marre afer vetes dhe valixhet e mbushura me rroba edhe pse tashme duhej te blija me te trasha.Fryma ime ngrihej dhe vershonte ne eren e ftohte sikur te ishte sfumuar nga penelat e nje piktori ne nje tablo.Nxorra kuleten bojeqielli dhe i lashe ne dore shoferit parate qe i detyrohesha.

Makina u largua duke lene pas vetem nje shtellunge tymi qe perforcohej nga akullsia ne ajer.Fati im i mire ishte se bora kishte ndaluar ama terheqja e valixheve behej me shume veshtiresi mes bores qe ishte ulur kembekryq.Tek ecja telefoni im u dridh.E mora ne dore dhe pashe ne ekran.Ishte nje numer i panjohur.

-Alo ?-thashe gati ne pyetje.

-Selia ?

-Donovan ?!-thashe duke njohur zerin e tij.

-Me degjo pak...
Dua qe...qe te vish ne shtepine...shtepine time.
Kam nevoje per...ndihmen tende...

-Cfare ka ndo...

-Nuk kam shume kohe...te flase por ben mire...te vish sa me shpejte.

Telefoni u mbyll duke lene ne perseritje tingullin "pip" qe jehonte nen dremitjen letargjike.Ndjeva gjakun qe rridhte me lehtesi ne trupin tim sikur te ishte holluar tej mase.Me ato fjale qe ai arriti te nxirrte dhe me pauzat ku mbushej me fryme nuk i lane gje tjeter zemres sime sime vetem se te jepnin shenjat e nje parandjejee dickaje te keqe.

-E dashur zemer,-thashe duke vene doren ne te.
Te lutem mjaft u perfshive kudo,puna jote eshte te pomposh gjak.

Duke bluar mendime te ndryshme,arrita para shtepise se Donovanit me dy valixhet e mia nder duar e me zemren gati qe do me dilte vendit nga nxitimi.Makina e tij qendronte ne cep te rruges gje qe nuk ishte e zakonte.Gjurmet qe kishin lene kembet ishin te prishura dhe dukeshin gati ne zvarritje.Ne xhamin e makines dalloheshin gjurme gjaku qe zgjateshin deri tek dera.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum