...Selia...

158 46 11
                                    

Gjumi ishte nje enderr aq e deshiruar per mua kohet e fundit,me gjithe volumin ne jeten time.Jo vetem mesimet qe po shtresoheshin por tashme ndjeja nje frike ne zemren time qe kish hedhur shtat.
"Vertete edhe Rebeka nuk ishte nga Konektikat ama e vrane"
Fjalet e Tianit ishin si nje kasete ne nje kasetofon te vjeter qe nuk luante gje tjeter pervec kesaj pjese.Perpiqesha te harroja e te mbyllja syte naten ama vetem erresira qe krijohej nga kjo mbyllje me tmerronte.

Kisha provuar te flija vetem ne nje krah dhe te mbulohesha deri ne koke me batanije por kjo rezultoi nje ide teper e keqe.Qendroja kruspull mbi krevat duke pare nga dritarja.Ajo dritare me vezhgonte me apo pa silueten shoqeruese.Doja ta dija kaq shume se kush ishte pertej,kush fshihej atje,kush me vezhgonte,kujt ia kisha terhequr vemendjen dhe pse isha pikerisht une.Doja te dija nese kishte lidhje dhe me RebekenDoja pergjigje per cdo gje.

E gjeta veten ne mengjes te mbledhur kruspull.Me sa dukej kisha fjetur pakez.Isha vertete e shkaterruar e ngaterruar ne mendime.Shpina me dhembte nga ai qendrim

-Mendo qe eshte e premte Selia dhe fundjava te pret.

Dola para pasqyres dhe pashe rrathet e zinje qe tashme kishin dale sheshit.Nuk mund te fshiheshin me.

-Duhet ti mbuloje disi.

Ne shtepi nuk kisha nga keto gjerat e kozmetikes qe te beja nje mbulim prandaj telefonova Vikin qe te sillte me vete nje korrektor dhe sapo ta shihja ne oborr te me lyente me te,ama Tiani vendosi te na sillte me makine ne universitet.

-Mgjesi djema.

-Selia cfare ka ndodhur ?-hidhet Viki kur me sheh.
Qepallat e tua po fshijne rruget.

-Kam mungese gjumi.

-Ka ndonje gje qe nuk shkon ?

-Thjeshte mesimet...dhe...mesimet.

-Selia nuk mendoj se eshte vetem kjo.

Viki vazhdonte e vendoste shtresa sa me trashe te korrektorit edhe pse ai nuk bente aq pune nga perparimi i rratheve te mi.

-Uroj te beje pune.

-Faleminderit Vik.

Zbritem nga makina edhe pse mezi terhiqja kembet.Kembet e mia dridheshin here pas here gje qe mund te me linin ne balte dhe te plandosesha si nje thes patatesh ne fund te shkalleve.

-Selia gjendja jote me shqeteson,-tha Tiani.

-Nuk eshte gje,vertete.

Nga pafuqia qe kisha e ndjeva trupin tim te rrotullohej 180 grade nga mberthimi i Tianit per supesh.Me kapi fort dhe me uli ne nje nga stolat qe ishin ne korridore.

-Pa ndalo aty menjehere,-thote.
Do tregosh tani Selia ose vertete do kesh pune me mua.Gjunjte te perthyhen cdo tre minuta,je mire nga mend e kokes apo jo ?

-Tian eshte thjeshte ngarkesa vertete...shkolla dhe puna...dhe largesia nga babai im asgje tjeter.

-Selia keto gjera i kishe dhe para nje jave asgje nuk ishte ndryshe,-tha Viki.

-Jam mire dhe le te shkojme ne salle tani.

Mesimi shkoi vertete keq.Sapo merrja te shkruaja dicka ne bllok,shkruaja fjalen e pare dhe harroja kater te tjerat.Fjalet hynin dhe dilnin nga njeri vesh ne tjetrin.Cdo gje vetem jehonte deri ne zbehje.

-Selia..Selia !

-Psst Selia.

Ndjeva berrylin e Vikit ne parakrahun tim.

-Po te therret profesori.

-Po profesor ?

-Ju bera nje pyetje.

-P-po ?!

-Mund te marr nje pergjigje ju lutem ?

Kur beri profesori pyetje ? Nuk kisha degjuar asgje dhe mbi te gjitha nuk e kisha idene se cfare behej fjale.E vetmja gje degjoja ishin pershperimat e salles dhe tek-tuk ndonje te zgerdhire.

-N-nuk e di.

Dy sy te habitur me gozhduan.Profesori kryqezoi duart dhe pashe vec librin qe i varej ne doren e majte.Nuk kisha aq guxim sa te mund ta shihja me ne sy profesorin.Cdo gje filloi te behej e turpshme.Ndjeva nje nxehtesi te me pershkonte.Nuk po ndihesha aspak mire.Dukej sikur nuk kishte ajer mjaftueshem.

-Mund te pergjigjem une,-u hodh Savana.

-Savana mund te pergjigjesh.

Savana mori avantazh nga gjendja ime e renduar.U mundova qe me trupat e Tianit dhe Vikit te mbulohesha nga shikimet e klases.Do filloja te bija nga mesimet me kete perqendrim te ulet.Po babai im ? Ai sakrifikoi cdo gje per te ardhmen time.Mbertheva gjunjet nga nervat.Syte i ndjeva te njomeshin nga nje varg lotesh.Nuk duhej te ndodhte keshtu.Pas mesimit mblodha gjerat e mia me
te shpejte dhe doja te zhdukesha per ne shtepi.

-Selia.

-Te lutem Tian.

-Degjo...te kerkoj te falur.

-Per cfare ?

-Per fjalet qe te thashe ate dite.

-Nuk eshte ajo Tian...une nuk ndihem mire ne shtepi...ndihem...

-E vezhguar ?

-Po

-Me degjo,ajo cfare thashe nuk ishte gje tjeter pervec nje hamendsim i imi.Cfaredo qe te them une nuk eshte realitet Selia.

-E dija se ishe ti Tian me ate gojen tende,-tha Viki e acaruar.

-Jo edhe ti tani,Vik,te lutem,-thote Tiani duke mbyllur syte i bezdisur.
Selia nuk ka pse te kete frike pavarsisht se kush e vezhgon apo jo.Frike kane vetem ata qe i kane bere dem dikujt.Mollet e kalbura bien vete apo jo ?

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now