...Donovan...

168 45 21
                                    

Kamerunit i dergova adresen e shtepise se familjes Miller dje pasdite,jo se e kish harruar por si nje shprese qe ai te behej i gjalle.Madje dhe mesazhin vetem e shikoi dhe asgje me shume.Ishte me mire ta lija ne qetesi dhe mos ta ngacmoja me teper.

Pas rutines sime te zakonshme,bera nje dush dhe ndeza ekspresin per te pire nje kafe.Gjate gjithe rruges mendja ime luante pyetjet qe do drejtoja sikur te mos doja te harroja asnjeren prej tyre.Kameruni kish mberritur si asnjehere tjeter me heret se une,ku kishte parkuar dhe makinen prane shtepise se Millerve dhe po priste jashte saj,mbeshtetur ne makine me nje cigare ne dore.

-Je me vonese.

-Dy minuta me vonese,-them.

-Preciz si perhere.

-Hej para se te hyme brenda,je mire ?-e pyes.

-Sigurisht nuk kam gje,-ma ktheu duke hedhur bishtin e cigares ne toke.

-Me behet qefi.

Priva rrugen dhe trokita ne deren e hekurt te familjes Miller.Ne dukje ishte nje shtepi e thjeshte gje qe me beri te besoj edhe per kete familje te njejten gje.Nuk vonoi shume dhe dera u hap nga nje zonje qe vitet me sa dukej kishin ndalur per te.Per nje moment mu kujtua nena ime e cila dukej akoma si fotografite kur ishte njezet vjece.

-Pershendetje me se mund t'ju ndihmoje ?

-Pershendetje zonja Miller,-pershendes.
Jam detektiv Mejfajer dhe ky eshte kolegu im detektiv Sinkler nga divizioni i vrasjeve.Kemi ardhur per t'ju marr ne pyetje ne lidhje me...

-Po hyni brenda,-ma preu shkurt zonja Miller.

Hyme brenda ne ate ambient te thjeshte familjar qe karakterizohej nga nje ngrohtesi oxhaku.Aroma e drurit qe perpelitej ne kthetrat e zjarrit te perkedhelte flegrat e hundes.U rehatuam ne njerin divan prej lekure duke lene nje ndenjese bosh ndermjet nesh.

-Deshironi dicka per te pire ?

-Jo,faleminderit zonja Miller.

-Ne rregull.

Gruaja u ul ne divanin perballe nesh me nje posture te bukur,te drejte dhe teper krenare.Syte e saj nuk shprehnin asgje ne ato momente.Dukej teper e qete dhe e karakterizonte nje vetebesim.

-Zonja Miller ne jemi ketu per disa pyetje ne lidhje me vdekjen e vajzes suaj te ndjere,Devorah.

-Cfare doni te dini nga une ?

-Na tregoni dicka ne lidhje me vajzen tuaj,si ishte ajo ?

-Ajo ishte nje vajze e perkushtuar ndaj familjes,ndaj nesh si prinder dhe ndaj motres dhe vellait te saj,-thote zonja.
Ne jemi nje familje teper besimtare dhe s'mund te prisni dicka ndryshe nga Devorah.

-Kuptoj.

-Zonja Miller,vajza juaj u gjet e vrare ne oret e para te mengjesit ama autopsia tregon se ajo ka vdekur diku nga ora 23:47.Tani dua te di se ku ishte nisur vajza juaj ne ate ore ?,-pyeti Kameruni.

-Pas darkes tha se do dilte per te bere nje ecje dhe do kthehej ne shtepi...

-Me cante dhe me patente makine ?

-Une nuk e di per kete gje sepse nuk e pashe tek dilte,-tha duke kryqezuar duart ne gjoks.

-Kishte Devorah ndonje konflikt se fundmi,dicka qe e shqetesonte,dicka qe mund ta kete shfaqur dhe ne sjelljen e saj ?,-pyeta menjehere pas pyetjes se Kamerunit.

-Sic ju thashe zoti detektiv ne jemi familje e thjeshte dhe besojme ne Zot dhe ne nuk kemi probleme dhe as konflikte me njeri.Devorah nuk kishte probleme me askend.

-Nese vajza juaj ishte kaq "engjell"atehere mendoni se vrasja ndodhi nga hiqi ?

-Nuk mendoni se ajo ishte nje tjeter viktime e pafajshme qe vdiq nga nje psikopat ?

-Vajza juaj eshte vrare ne te njejten menyre sikur Rebeka Simons.E njihni ate ?

-Jo.

Kjo grua nuk po me pelqente fare.Ftohtesia e saj ne raport me ngjarjen qe i kishte trokitur ne dere ishin ne disproporcion.Per nje nene qe i kishte vdekur femija kjo sjellje nuk kishte aspak vend.Nje neveri m'u ngjall totalisht per kete grua dhe per ndjeshmerine e saj.

-Zonja Miller per nje nene qe i ka vdekur femija,a nuk duhej te ishit duke mbajtur zi ? Dua te them jam hasur me shume raste te tilla ama nuk kam pare kurre sy kaq te thare sa tuajt.

-Idea juaj per te me marre ne pyetje eshte kaq budallaqe,-thote me gjithe nervozizem.
Nese do flisnit me mua si duhej duke me konsideruar njejte si inteligjente dhe te ndjeshme do te kishit pergjigje mjaftueshem.Por kjo tregon se cfare dhe kush jeni.

-Zonja Miller besoj se kjo sjellje nuk ju shkon fare.

-Dua qe te dilni nga kjo shtepi menjehere.

-Zonja Miller ju po dilni kunder protokollit te marrjes ne pyetje...

-Nuk me behet vone,ju lutem dilni.

Zemerimi ne syte e saj tregonte nje kercenim.Thone se zemerimi eshte truperoje e trishtimit ama nuk e dija se nga buronte ai zemerim por e dija se fshihte shume gjera dhe terapia e fjaleve nuk po jepte me efekt.

-Kjo gje nuk mbaron ketu zonja Miller do te shihemi serish.

Dolem pa e zgjatur me,duke mberthyer palltot tona.Zjarri me zjarr nuk shuhej.

-Cfare dreqin ishte ajo ?,-pyeti Kameruni.

-Dukej teper e acaruar.Njeri shume i fshehte

-Ndoshta,nuk duhej ta preknim aty ku s'duhej.

-E verteta te djege shume.

-Donovan...

-Po ?

-Ai femija atje na ka ngulur syte.

Ndoqa shikimin e Kamerunit qe shtrihej mbi ate femije qe na shihte ngultasi.

-Hej vogelushe eja ketu,-e ftova me dore.

U afrua lehte me nje hap femijeror.Ishte diku rreth njembedhjete vjec,me dy gersheta te bukur te gjate qe i hidheshin sa andej-kendej teksa vraponte dhe kishte te veshur nje komplet te thjeshte sportiv qe zakonisht vishej per te qendruar ne shtepi.

-C'kemi,-thote embel.

-Hej c'kemi,pa me thuaj cfare ben ketu jashte me nje komplet te holle veshur ?

-Ju jeni detektiv ?

-Po ashtu jemi.

-Ju ishit ne shtepine time pak me pare.Mami ju nxorri jasht.

-Mos na e permend,-thote Kameruni.

-Ti je motra e Devorhes ?

-Po,une jam Mili dhe una dua qe ju t'i shkelmoni prapanicen atij qe e vrau motren time.

-Sigurisht qe do ta bejme zemer,te premtojme.

-Premtim me gisht te vogel ?,-me
zgjati gishtin e saj sa gjysma e gishtit tim.

-Premtim me gisht te vogel.

-Une dhe motra ime ishim shume te lidhura me njera-tjetren.

-Kishte dicka qe Devorah te kishte treguar ty,Mili ?

-Ajo nuk me tregonte per probleme ose gjera te tilla ama para pak ditesh ajo u grind me mamin.

-Per cfare ?

-Nuk e di.Zbrita vetem per te marre pak uje....ne kuzhine.Nuk po spiunoja,ju betohem.Atje i gjeta duke u grindur.

-Te besoj Mili per kete,por degjove ndonje gje nga grindja ?

-Mami i tha Devorhes qe me kete qe kishte bere do shkonte ne ferr.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now