...Donovan...

123 27 20
                                    

Shume shpejte do te hynim ne mars.Vetem nje jave na ndante,pavarsisht se bora nuk e kish ndermend te pushonte.Pranvera do te vinte si nje muzike per shpirtin e njerezve.Do te ishte ninulla perfekte per te tronditur shtratin sezonal dimerore.Kishin kaluar plot dy jave pas plagosjes sime.Kisha filluar te levizja neper shtepi si e si per te rimarre veten edhe pse me shume mundim.Dhembjet vazhdonin te ishin aty por tregoheshin pak me te meshirshme me mua.Kisha filluar te ushqehesha normalisht duke lene menjane supen,por gjithmone duke bere kujdes me sasine.

Ama keto dy jave nuk kishin qene te lehta.
Dajana Kardif.Kush mund ta merrte me mend se ajo do ishte nena e Selias ?Fundja ka plot Kardif por duhej te ishte pikerisht ajo nena e saj ? Kisha menduar per Selian gjate gjithe kohes.E kisha telefonuar por nuk me ishte pergjigjur.

Pasi konsumova mengjesin,pa kafe,gje qe po me torturonte,hapa televizorin.Me dukej e cuditshme qe pas kaq shume kohesh te hapja televizorin dhe te kontrolloja per lajme.Nuk kisha dallim nga qyetaret e tjere,ne mengjeset e zakonshme me tasin me drithera para dhe qe merrnin dozen e lajmeve.Nderrova plot kater kanale deri sa gishti ndaloi tek kanali numer gjashte qe po jepte nje lajm te fundit.

-Cfare ka ndodhur kesaj rradhe ?-pyeta duke u ulur ne divan.
Rrembim,plagosje,vrasje,perdhunime cfare ?

Shpresoja gjithmone qe keto lajme te trajtoheshin ne nje menyre te tille qe te ishin te tretshme per psikologjine e njerezve.Fundja une isha mesuar dhe nuk me benin pershtypje dhe aq shume por kjo gjithmone ne varesi te objektit te lajmit.

-E nderpresim emisionin e mengjesit per t'iu informuar ne lidhje me nje ngjarje te rende qe ka ndodhur mbremjen e djeshme.
Gjendet trupi i pajete i pronarit te kafenes Moon'scape...

Kisha mbetur duke pare ngultasi ekranin.Ula doren ne renie te lire me telekomanden mberthyer qe u ngjesh ne divan.Duart e vrasesit po shtriheshin pa dallim gjinie,pa dallim moshe e profesioni.Ne fillim nena e Selias e me pas shoku i ngushte dhe tani pronari i kafenese ku ajo punonte.Mendja me thoshte se Selia po vezhgohej nga vrasesi dhe deri tani qellimi i tij ishte ta cmendte nga frika.

Kapa koken me duar.Nuk doja te mendoja me shume.Doja qe e gjitha kjo te merrte fund nje here e mire.Por si do te zgjidhej nje ceshtje si kjo kur ka kaq shume pjese qe mungojne dhe kaq shume pyetje pa pergjigje ? Pavarsisht se sa pyetjeve i kemi mbyllur dyert,cfare do te benim me ato qe akoma rrinin hapur ?
Trokitjet e deres me kthyen ne realitet.Psheretiva thelle.U ngrita mes dhembjesh e shtremberimesh ne fytyre e u afrova afer deres.Ishte Kameruni.

-Wow Donzo qenke ngritur !

-Qenke kthyer,eja hyr.

-Kishte opsion tjeter ?

-Jo.

Hyri brenda duke hequr xhupin e tij te cilen e la te varur ne varesen afer deres.Spikerja vazhdonte te perseriste nga e para lajmin e fundit gje qe e urreja.

-Ka lidhje me ceshtjen tone ?-pyeta si per te shuar zerin qe vinte nga televizori.

-Nese pyet per ate pronarin e kafenese atehere po.

-Po per ate them.

Me sy,i bera shenje te shihte nga televizori i ndezur,teksa drejtohesha nga kuzhina per te bere nje caj.

-Do dicka ?

-Jo,jo.

Kameruni kryqezoi duart ne kraharor dhe u perqendrua i teri ne ato cfare detajonte spikerja.

-Kol Martinez,-mermeriti.

I vesha nje veshtrim.Krahet vazhdonte ti mbante te kryqezuar si ne fillim me shikimin qe nuk ia shqiste televizorit.Aty nga ku isha,i dallova cepin e djathte te buzes te terhequr gati ne buzeqeshje.

-Dhe une qe pyes se cfare mund te kete bere,-shtoi me pas duke i kthyer shpinen ekranit.

-Shkuat ne vendngjarje ?

-Po atje ishim mbreme,-shpjegoi.

Tunda koken lehte.

-Cfare mund te me thuash per kerkimet ne lidhje me Dajana Kardif,-pyeta.

-Ah po,-u hodh.
Jam kthyer qe te enjten nga Virgjinia perendimore.

-Prit pak je kthyer qe te enjten ?!

-Po,-tha.
Doja te vija te flisja menjehere me ty qe ate dite por...

-Por ?

-Ishte vone,-tha.

-Po per te premten ?
Sot eshte e shtune Kamerun.

-Te premten u drejtova ne departament pasi m'u desh te lija nje porosi per dicka qe mund te na ndihmoje me ceshtjen dhe me pas ndodhi vrasja.

Ndjeva syte te me picerroheshin.E shihja Kamerunin tere dyshim.

-Po vazhdo.

-U takova me bashkeshortin e Dajanes dhe familjare te afert te saj por nuk dyshojne tek dikush ekzaktesisht.
Ata vete jane te habitur qe ceshtja eshte rihapur kur departamenti atje nuk arriti te gjente gje.Gjithsesi Dajana duket shume e mire per te qene viktime e vrasesit te mekateve.I kam kerkuar televizionit ku ajo punonte qe te nisin pamjet filmike te dites kur ajo vdiq nese arrijne t'i gjejne nje kopje.

-Do te kthehem ne pune menjehere,-thashe duke i dhene fund cajit qe po pija.

-A je i sigurt ?-pyeti.
Dua te them je i afte fizikisht ?

-Jam qe cke me te,-them disi i nervozuar.
Dua te di se cfare eshte bere ne mungesen time.Kemi shume pune per te bere dhe aspak kohe per te humbur.

-Sigurisht.

Lashe filxhanin ne banak.

-Donovan e di qe Selia....

Tunda koken me bindjen e plote se e dija se cfare do te shtonte me pas.

-Eshte vajza e Dajanes,po e di.

-Po...-psheretiu.

-Te tha gje zoti Kardif se perse nuk i ka treguar se bijes te verteten ?

-Epo me tha se ka te beje me zemren e saj,-tha Kameruni.
Ajo vuan nga zemra qe shpesh shoqerohet me atak paniku dhe kjo mund te beje qe shendeti i saj te perkeqesohet duke sjelle edhe...

-Mjafton.

Gjithcka ra ne qetesi sa dhe kanali i televizorit filloi te mos punonte mire.E kisha te qarte tashme gjendjen e Selias kur merrte vesh lajme te tilla.

-E ka marre vesh apo jo ?-pyeti.

-Po,prandaj nuk eshte ketu...

Jeta e Selias me ishte dukur shume e thjeshte dhe teper e sinqerte.Ama gjithe keto sekrete qe po e rrethonin ate vinin nga mos tregimi i se vertetes,nga mungesa e guximit per ta shprehur ate ashtu sic ishte.

-Doja te te thoja edhe qe e pashe te enjten...nese kjo te qeteson sadopak.

U solla nga ai.

-Ku e pe ?

-Tek kthehej nga puna...ishte e shoqeruar me...

U drodhem kur dera u hap furishem.I ftohti i acarte na u lidh neper kembe duke u zvarritur e duke na pushtuar ngadale trupin.Kokat i kthyem vrik nga personi qe gjendej ne pragun e deres.

-Cfare eshte kuptimi i gjithe kesaj ?-pyeta.

-Vrasesi...vrasesi eshte nje mashkull...

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now