...Donovan...

104 18 16
                                    

Pas disa muajsh te mire pune te palodhur,me ne fund ajo c'ka kishte menduar Kameruni ishte e perfunduar.Sipas pergjimeve,telefonat e viktimave qe zhdukeshin,perdoreshin per te joshur te tjeret ne kryerjen e vrasjes.Vrasesi hiqej si nje konsulent-psikolog dhe bisedonte me viktimat ne nje studio qe kishte improvizuar ne nje zone te fshehur nga aktiviteti njerezor.

Transkriptet e atyre bisedave telefonike qendrojne para meje.Fjalet e gdhendura ne leter ngjanin si plage qe prisnin te sheroheshin.Menyra se si vrasesi kish zgjedhur te fliste me to,depertonte kaq lehte ne venat e besimit te secilit prej viktimave.Ai kish ditur se si te luante me te gjithe,duke ndjere dobesine e tyre te rreshqiste e duke i shijuar mekatet e tyre.

Deshperimi e deshira per te ndryshuar,jehon ne mendjen time,teksa syte me ngecin ne rrugen pertej xhamit,ku jam i mbeshtetur.Ata besuan,kur tjetri shfrytezoi naivitetin dhe dobesine e atyre qe donin ngushellim e udhezim.Ata zgjaten doren,zhveshen skutat me te erreta te shpirtrave te tyre dhe e pa e ditur i dorezuan jeten nje vrasesi qe fallsifikonte cdo gje nen masken e shenjterise.Eshte rrenqethese se si shpresa e tyre e fundit u perdrodh ne nje arme kunder tyre.

Por duke i dhene fund atyre transkripteve,nuk kam se si te mos jem i mahnitur nga guximi absolut i vrasesit : guximi per te shfrytezuar besimin qe supozohej te ishte i shenjte e per te manipuluar thelbin e emocioneve njerezore.

Ama keto transkripte ishin nje testament rrenqethes i thellesive te shthurjes njerezore.Cdo rresht,cdo fjale duket se permban nje te dhene qe pret te zberthehet me perpikmeri,duke kerkuar per te carat ne fasaden e vrasesit,per rreshqitjet qe mund te ekspozojne identitetin tij te vertete.Ama pikerisht tani duket se nuk e zoteroje me qetesine qe me karakterizon pas vizites ne Norvegji.Jam i turbullt dhe duket se kete e kane vene re te gjithe.

Pervec kesaj,me ikjen time kishin ndodhur edhe dy vrasje duke lene vend edhe per nje viktime te fundit ne baze te numerimit mbrapsht dhe dukej se te gjithe po mbanin frymen.Kishte nga ata qe mezi prisnin qe e gjitha te mbaronte duke u lutur qe i gjithe ky makth t'i perkiste tashme te shkuares.Gjate ekzaminimit nga laboratori i mjekesise ligjore,ne njeren prej viktimave,Xheni Grin,ishin gjetur gjurme te vogla lekure dhe gjaku te ngecur ne thonjte e saj,si duket ne perleshje e siper me vrasesin.

Isha i kredhur ne qetesine e salles,duke ndjere rrezet e ngrohta te qershorit qe depertonin ne shpinen time teksa prisnim analizen e ADN-se qe do merrte nje kohe te mire.

-Te solla nje kafe,-thote Kameruni duke hyre brenda.

Me hyrjen e Kamerunit,dal nga maratona e mendimeve qe me kane rraskapitur teper.Aroma e kafes se ngrohte,nxit molekulat e ajrit qe ta shperndajne.

-Faleminderit,-them dhe zgjas doren drejt gotes plastike.

-Nderkohe qe presim,perse nuk bisedojme pak ?-pyet.

-Ne lidhje me cfare ?

-Nuk jam vetem une qe mendoj per kete gje,Donovan,-thote.-Te gjithe e kane vene re se dicka te shqeteson.Mungesat e shumta,qehria jote...te gjitha flasin.

Marr fryme thelle duke e shoqeruar me mbylljen e syve.

-Kam kaluar shume gjera kohet e fundit,-them.
Ti e di si mund te jete jeta ndonjehere.Duket se i di te gjitha por pastaj...nuk do ta kuptosh kurre dhimbjen e injorances deri sa te te ndodh ty.

-Kjo eshte jeta,-thote duke ngritur vetullat.-Nuk mund t'i kalosh kapitujt e saj,fundja.Nuk funksionon keshtu.Duhet te lexosh cdo rresht,te takosh cdo personazh.Nuk do t'i duash te gjithe dhe nuk do te te duan ashtu sic shpresoje.Disa kapituj do te te bejne te qash,per jave e muaj.Do te lexosh gjera qe nuk do doje kurre ti lexoje,do kesh momente qe nuk do qe faqet te mbarojne ama do mesosh te vazhdosh te lexosh deri ne fund.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now