...Donovan...

147 36 19
                                    

Avuj te ngrohte e komod.Pikat e ujit rreshqisnin pergjate shpatullave te mia e me pas bashkoheshin ne fund te kabines se dushit.Berja e dushit me qetesonte shqisat dhe ishte nje lloj meditimi me vete.Teksja beja dush u degjua telefoni i cili mbushi gjithe molekulat e ajrit qe notonin ne heshtjen e shtepise.Mbylla ujin e ngrohte e me nje peshqire te lidhur brezit nxitova drejt tij.

-Detektiv Mejfajer,-u degjua zeri.

-Doktoreshe Santes me se mund t'iu ndihmoje ?-pyeta duke fshire ujin nga balli qe kullonte nga floket e lagur.

-Viti i ri filloi i pergjakur per Konektikat,-tha.

Aq duhej per te kuptuar se kishim te benim me nje vrasje tjeter.Edhe pse ishim akoma nen agonin e hyrjes se nje viti te ri,vrasesi dukej se nuk bente pushim.Dhe me kete bore qe ishte gjurmet mund te fshiheshin shume mire.Kjo ishte nje favor qe vrasesi nuk do e anashkalonte dhe do ta perdorte aq mire sa viktimat do te shtoheshin teper.

-Do jem atje se shpejti.

Teksa do thaja trupin dhe te vishesha,njoftova Kamerunin qe te behej gati.Bora kish ulur dendesine e saj dhe binte me pak por pavarsisht kesaj shtresohej shpejte.Pa humbur kohe,nxorra makinen nga garazhi.Kete here nuk do drejtoheshim ne vendodhjen e viktimes por direkt e ne laboratorin e ekzaminimeve,pasi trupi ishte levizur per shkak te kushteve meteorologjike qe na kishin pushtuar.

Kameruni po me priste jashte deres se shtepise qe i kisha gjetur duke pire nje cigare si zakonisht.Rruga ne te pergjithshmen shkoi e qete pervec pjeses ku e qortoja gjithmone per pirjen e duhanit dhe kur i shpjegova Kamerunit arsyen pse po shkonim ne departament.

Pasi parkova,zbritem dhe hyme brenda direkt e per tek doktoresh Santes.Me te hapur deren,ne laborator ndihej nje arome karakteristike e mjeteve mjeksore,solucioneve dhe tek-tuk arrita te diktoja edhe boje te fresket printeri.Trupi i viktimes qendronte ne shtratin e ekzaminimeve qe ishte kontrolluar nga mjeket ligjore,tashme i mbuluar deri ne koke.Njeri prej mjekeve na zgjati nje maske dhe nje pale doreza.I vesha me kujdes dhe u afrova tek doktoreshe Santes qe po zbulonte viktimen per ne.

-Cfare kemi...nje mashkull ?!-u habita.

-Po kemi nje mashkull,20 vjec i identifikuar si Alan Frenk,-me informoi doktoresha.

Viktimat kishin qene vetem femra rreth moshes qe kishte djali por kjo po qe ishte dicka e re.Edhe ai ishte qelluar me thike me plot gjashte goditje.Trupi i ishte bere teper i bardhe kjo edhe per arsyen e te qendruarit jashte ne mes te bores per disa ore.Mesa dukej Zoti e kish bere te prere qe te me provonte te kunderten sa here qe sigurohesha per dicka.

-Analizat tregojne se ishte perdorues droge,-shtoi me pas.

Mora letren e bardhe te analizave qe me zgjati doktoresha.Ishte akoma e ngrohte dhe te linte ndjesine e nje pecete pambuku.Ne trupin e tij ishin gjendur shenja jo dhe aq te vogla te droges por ky nuk ishte shkaku i vdekjes se tij.Mekati qe kish kryer ishte shkaku.

-Kamerun eja te flasim pak jashte,-thashe.

Dolem nga laboratori te heshtur.Hoqem maskat dhe dorezat duke i hedhur ne nje kosh qe gjendej afer nesh ne anet e korridorit.

-Mesa duket nuk jane vetem femrat viktima,-thashe.

-Kryerja e mekateve nuk ka gjini dhe as moshe,-ma ktheu ai.
Vertete ishte Eva qe keputi mollen ama edhe Adami u ndikua nga mekati.

-Ke te drejte,-thashe gati duke psheretire.

Kameruni kishte plotesisht te drejte ne arsyetimin e tij.Influenca e mekatit prekte njelloj si fajtorin edhe ate te pafajshmin.Sot me kete shoqeri,ti mund te numeroje farat ne nje molle por nuk mund te numeroje mollet ne nje fare.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now