-Ti e vrave kot ate ?!-them me zerin qe dridhet.
Ashtu si dhe nenen time ?

-Nenen tende ?-pyet.
Ah,Selia ime naive.Ne duheshim,por ajo me tradhetoi mua me ate babane tend.Cdo gje do ishte perfekte sot,nese ai nuk do hynte mes nesh.

-Nena ime nuk te ka dashur kurre,-thashe me syte e mbushur me lot.-Ajo ka dashur vetem babane tim qe ne fillim.

-Kjo eshte vetem ana e historise se saj...

-Jo,ajo e ka treguar ne ditarin e saj.Kurre nuk ke qene i rendesishem per te.Ajo beri vetem ate c'ka duhej.Ajo te ndihmoi ty,kur pate nevoje.

-Kjo eshte ajo c'ka ajo ka dashur te te tregoje ty,-thote i nervozuar.
Ajo ishte mekatare.Ashtu ishin te gjithe.

Kur Donovani me refuzoi,nuk mund te mos beja nje paralelizim me situaten e vrasesit.E kuptova se ashtu si vrasesi,edhe une kisha nje zgjedhje.Mund ta lija dhembjen time te me konsumonte logjiken duke me bere me te hidhur dhe te inatosur.Ose mund te gjeja nje menyre per t'u sheruar,per t'u forcuar e per te ecur perpara.Ama ndryshe nga vrasesi i nenes sime,une zgjodha te dyten.Edhe pse ende e ndjej thumbin e refuzimit te tij,gjeta nje menyre te heshtur mirekuptimi.Te gjithe kemi frikerat,arsyet e dyshimet tona dhe kane nje ndikim marramendes.

Ne i caktojme emocionalisht ata qe duam ne pozicione te caktuara,ne peisazhet tona te brendshme.Megjithate nuk u pyeten ndonjehere nese ky ishte nje rol qe ata mund ta luanin ? Ndonjehere jemi vete ne qe i krijojme zhgenjimet tona,ose me sakte zhgenjimin e tyre nga keto role emocionale qe i kemi caktuar.Here te tjera ata moren nje angazhim qe nuk mund ta permbushnin per arsye qe jane pertej kontrollit te tyre.Sido qe te jete,rezultati eshte i barabarte me braktisjen.Ne mund ta zbusim ate me logjiken tone.E nese jo atehere mund ta shohim ate nepermjet kendveshtrimit tone.Njesoj si zoti Roxher.

-Mekatet tona jane ceshtje e drejtesise hyjnore dhe jo e mendjeve te semura njerezore,-them e nevrikosur.-Ne te gjithe jemi mekatare qe gjykojme te tjeret per te mekatuarit ndryshe.Dhe ti...ti je mekatari me i keq nga te gjithe ata.

Syte e tij zmadhohen frikshem.Ai hidhet perpara me shpejtesi dhe pikerisht atehere syte ndjekin tehun e thikes qe shkelqen.Nuk kam kohe per te reaguar ndersa tmerri me ka paralizuar.Ndjej dhembje poshte barkut dhe kuptoj qe brenda meje tashme ka hyre nje maje e mprehte,e akullt dhe e pameshirshme.Nje gulcim shpeton nga buzet e mia per t'u bashkuar me deshmitarin e vetem te kesaj nate,ajrin.

-Ti je e dobet Selia,-tha teksa rrotullonte majen e mprehte brenda meje.-Ashtu si familia jote.Ti nuk meriton te ekzistosh ne kete bote.Jo ne boten time.

Terheq mizorisht thiken.Leshoj nje pasthirrme therese.Me njeren dore arrij te mbeshtetem pas murit dhe me tjetren shtrengoj plagen time,teksa gjaku iu shpeton hapesirave mes gishterinjeve.Marre ta pyes "pse" por ato pak fjale humbasin teksa fuqia ime fillon te luhatet.

-Babai yt me mori dashurine time nje here,-shtoi duke pare thiken qe perlyhej ne gjak.-Tani,ai do humbas te tijen njeqind here.

Cdo frymarrje qe bej,duket e vobekt dhe nuk me mbush me ajer.Gjunjet me priten duke mos mbajtur me peshen time.Trupi im duket se ndodhet ne duart e nje force te padukshme qe vetem me terheq gjithnje e me dhunshem.Kembet me behen pengese,duke me rrezuar.E shoh zotin Roxher,a sido qe te ishte emri i tij i vertet,qe largohet ne drejtim te shkalleve.

Eshte qesharake se si ne shpesh e mendojme veten si qenie te drejta,te virtytshme,te pandotura nga njollat e mekatit.Na pelqen te besojme se mekati eshte dicka e rezervuar per te tjeret,per ata qe kane rene nga hiri.Por e verteta eshte,thelle ne vetvete,ne te gjithe mbajme peshen e shkeljeve tona.

Eshte e lehte te drejtosh gishtin,te gjykosh dhe denosh te tjeret per gabimet e tyre.Ne krijojme kete iluzion te epersise morale,sikur jemi disi te perjashtuar nga te metat dhe gabimet qe mundojne njerezimin.Por realiteti eshte se ne te gjithe jemi mekatare ne te drejten tone.

Disa mekate mund te jene me te dukshme se te tjerat,por megjithate ato ekzistojne.Mund te jene genjeshtrat e vogla te bardha qe themi per te kursyer ndjenjat e dikujt ose zilia qe ndjejme kur dikush tjeter ia del mbane.Mund te jete zemerimi qe zien brenda nesh ose egoizmi qe drejton veprimet tona.Ne mund te mos e kuptojme as shtrirjen e mekateve tona apo ndikimin qe ato kane tek ata qe na rrethojne.

Gjendem e mbeshtetur pas murit,mes frymarrjesh te renduara e mes dhembjesh.Ndjej nevojen qe te bertas me sa ze kam,ku dyshemeja qe kam poshte meje te shkundet.Mbaj shume zemerim brenda meje.Zemerim per jetet e humbura.Zemerim per naivitetin tim.Kam nevoje te bertas.Te bertas per ndihme.Te bertas per clirim nga dhembja dhe prape sa here qe hap gojen nuk del asgje vetem heshtje dhe lot.Por c'vlere ka te ulerasesh kur askush nuk do te te degjoje ?

Pikerisht ne kete moment,arrij te bej paqe me stuhin e emocioneve mbytese.Lotet e fundit rrjedhin dhe nje buzeqeshje e lehte rilind.Zemra e kish peshperitur mesazhin e saj,tashme,pavarsisht se kisha rrefuzuar ta degjoja.Eshte nje pilule e hidhur ballafaqimi me kohen qe po mbaron por ato pak momente e njerez qe takova,me bejne te mos e ndjej dhe aq shume hidhesine.Dhe ndersa jeta me kalon para syve,ndjej se e vetmja gje qe dua ne keto caste,eshte prania e Donovanit.Doja qe te gdhendja me penen time te zeze,imazhin e tij nen qepalla,si e si vetem ta shihja ne nje pushim te perjetshem qe me priste.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now