-Bere ate qe duhej ?!-them i habitur.
Ajo me beri te lumtur mua.Nuk mjaftonte kjo per ty ?

-E cfare te ben te mendosh se ajo ishte shume e mire per ty ?-tha me ftohtesi.
Te bera nje nder,Donovan.Ajo nuk ishte gje tjeter pervecse nje shperqendrim,nje barre per ty.

-Barre ?!-them i befasuar nga siguria e fjaleve te saj.
Ti e quan ate barre ? Ajo ishte e vetmja gje e mire qe me ndodhi pas vdekjes se babait.

-Gjeja me e mire ?-thote duke bere te habituren.
Nese do ishte keshtu atehere perse e vrave ate,djali im i cmuar ?

-Mos...mos e nderro biseden,-them duke u lekundur.
Memoria ime nuk e kujton mire cfare ndodhi ate nate.

-Mos do te ta rifreskoj ?-thote.
Ti dhe Natalia jote qe perpiqeshit te shpetonit lidhjen tuaj komplet budallaqe.E cfare ndodhi me pas ? Ti e vrave ate.

-Ndalo !

-E vret ate qe e doje pafund dhe ti nuk mban mend asgje,-thote me zemerim.
Ndersa une,nena jote,bera cdo gje qe ti te ishe mire.Te ndihmova shume.Te shpetova nga makthet qe te ndiqnin ne cdo moment.Te bera dikushi Donovan.Akoma nuk arrij ta heq nga mendja momentin kur te pashe te shtrire e te mbuluar me gjak ne pjesen e kokes.Mendova se mos...mos valle mund te te kisha humbur pergjithmone.

Fjalet e saj behen njesh me ajrin qe me rrethon dhe duket se efekti i tyre po deperton ne brendesine time duke me helmuar vetebesimin.Ndihem i bllokuar ne nje rrjete perfekte te krijuar po nga ajo.Eshte teper e zgjuar.

-Ate nate,une erdha vete ne shtepi...i mbuluar ne gjak,-them.
E kujtoj kete pjese shume mire.Nga e dije ti se ku isha kur une nuk i tregova askujt per ate takim ? Nga e di ti se une gjendesha i shtrire perdhe,gjithashtu ?

-Me duket se nuk me degjove mire,-thote.
U tmerrova kur te pashe te gjakosur ate nate kur erdhe ne shtepi...

-Nga e di ti se gjendesha i shtrire perdhe ?-perseris serish pyetjen.

-Djali im,zemerimi po te konsumon logjiken...

-Thuaj te verteten nje here te vetme,grua !-them duke bertitur.

Heshtja qendronte ne ajer,e rende dhe mbytese.Ishte nje lloj heshtjeje qe me bente zemren te rrihte dhe pellembet te me djersinin.E ndjeja ndertimin e tensionit,si nje stuhi ne horizont,gati per te leshuar terbimin e saj.Nuk ia ndava syte nenes sime,e cila tashme kishte nje pamje qe premtonte te verteta te hidhura.

-E shoh,-thote me zerin e saj te akullt.
Nuk je me ai djali i lehte per t'u manipuluar,apo jo ? Shume mire.

Zeri i saj thyen heshtjen,si nje thike e mprehte e perdorur me gjakftohtesi.

-Ate nate,te ndoqa kur dole nga shtepia,-fillon te tregoje.
Te ndoqa dhe vendosa te ruaja distancen nga ju,kur u takuat.Ama Natalia me vuri re.U mundua te te paralajmeronte per pranine time ama kembet e saj humben ekuilibrin,pavarsisht se u mundove ta mbaje me duar.Ti u shokove totalisht kur ajo rreshqiti.Ne ate moment,erdha dhe te shtyva.Te pashe te rrokulliseshe ne renie deri sa ndalove prane nje guri.Pasi u sigurova se askush nuk ishte rrotull,t'u afrova per te pare gjendjen tende,nderkohe degjova pasthirrma te mbytura.Natalia jote,si per cudi,ishte akoma gjalle.E kujtoj akoma se si me kerkonte ndihme mes lotesh per ta ndihmuar ama i zura frymen keshtu qe s'do te hynte me mes nesh....une isha ajo qe e vrava Nataline.

Shoku solli nje ndjenje pauze te asaj qe me rrethonte si e si per ti dhene kohe te mjaftueshme trurit tim te krijonte nje lidhje te re.Ishte pikerisht si te gjeja veten papritur ne nje platforme me nje tren qe afrohej me shpejtesi para syve te mi duke kuptuar se kete here destinacioni nuk ishte zgjedhje.Per nje moment ajri u kthye ne uje dhe une nuk mund te beja asgje vetem se te mbushja mushkerite e mia me te dhe te mbytesha ne kete det vertetesie.

Nuk e kisha menduar kurre se do ta gjeja veten ne nje bote kaq te shkaterruar,ku jehona e dhimbjes kumbonte ne shpirtin tim.Cdo frymemarrje ndihet e rende,e renduar nga pesha e se vertetes qe nuk mund ta brendesoje.Kujtimet e te qeshures se saj,prekja e saj e bute,tani nderthuren me tingullin e tmerrshem te rrefimit te nenes sime.

Nuk mund t'i shpetoj kujtimit te atij takimi qe luhej me detaje te gjalla ne mendjen time,as loteve qe me turbullonin shikimin.Momenti kur Natalia duket e frikesuar dhe qe perpiqet te me largoje nga ajo.Momentin kur e mbaj te mberthyer duke i kerkuar te me tregonte se cfare po ndodhte.Momentin kur duart tona shkeputen dhe ajo thithet nga erresira gjate renies.Nje stuhi emocionesh filluan te vertiteshin brenda meje,duke u perplasur me realitetin qe dikur e njihja.Si mund te nderthuren dashuria dhe erresira kaq nderlikuar,duke krijuar nje stuhi qe kercenon te me perpije te gjithin ?

-Cfare...cfare dreqin po thua ?-them i shokuar.
Ti k-ke vrare dike dhe je kaq e qete.Ti vrare vajzen qe me pa ashtu si dreqin isha.Si guxove ti ? Ku...ku e merr ate guxim ti ?

-Kurseje dramen Donovan,-tha me ironi.
Ne kete bote nuk ka dashuri.Dashuria eshte e mbivleresuar,ditet e sotme.Une bera ate qe cdo nene do te bente.Te mbroja femijen tim.

-Kete e quan dashuri,he ?-pyeta me syte e mbushur.
Do te dish nje te vertete per ty ? Ti kurre nuk je kujdesuar as per mua,as per tim vella dhe as per tet shoq.Ti je thjesht nje manipuluese.E gjitha c'ka ben eshte kontroll dhe narcizem i paster.Ti thjesht nuk duron te tjeret t'i shohesh te lumtur.Ti nuk duron te me shohesh mua te lumtur.Ti do te gjithe te vuajne sic vuajte ti.

-Si guxon te me flasesh keshtu ?-thote duke m'u afruar.
Jam nena jote dhe ty te takon te me bindesh !

I ndala doren qe ishte ngritur ne drejtimin tim.Ne ate moment kuptova qe perballja me te nuk ishte vetem ceshtje llogaridhenjeje apo drejtesie por ishte shansi per t'u cliruar nga zinxhiret qe me kishin mbajtur rob per kaq gjate.

-Kane kaluar shume vite kur une jetoja nen hijen tende duke lejuar ndikimin tend toksik te diktonte cdo levizje timen,-thashe duke ndjere doren te shtrengonte kycin e saj e ndersa syte me digjnin.
Une fajsova veten time per vrasjen e saj gjate gjithe kesaj kohe sepse ashtu me bere te besoja.Une mohova mundesite e reja per te krijuar nje lidhje me dike.Une gjate gjithe kesaj kohe kam pertypur mekatet e tua.Une pagova per to.

Leshova kycin e saj duke e shtyre pak tutje nga une.Ajo u perplas me divanin duke e lene te ulur mbi te.

-Ndoshta nuk ke per ta kuptuar kurre mizorine e thellesise tende,ama uroj dhe lutem qe te mbytesh ne llumin tend,-them duke mbajtur lotet.
Qe e gjitha c'ka ke bere te te perndjeke cdo dite sepse asgje dhe askush nuk mund ta zhbeje dhembjen qe ke shkaktuar.

-Dhembja eshte e perkohshme Donovan,-shton.
Do te harrosh dhe do te jetosh ashtu sic bera une.

-Nuk do te harroje kurre,-ngre zerin.
Dhe ty...nuk do te ta fale kurre.

U largova pa u menduar dy here per secilen fjale qe nxorra nga goja.Perplas deren dhe teksa hedh disa hapa,lotet rrjedhin lirshem.Doren e mbaj prane gojes duke mbytur pasthirrmat e dhembjes.Ndersa perballja mbaroi,dukej se asnjera pale nuk kishte fituar vertete.U largova nga ajo shtepi me zemren e renduar por nuk dija te kuptoja nese ndihesha i cliruar sadopak apo totalisht idiot dhe i perdorur.Vertete qe perballja ishte emocionalisht e mundimshme por mbi te gjitha kjo do te ishte nje hap i domosdoshem drejt sherimit tim.Me cdo hap qe hidhja,e kaluara dukej disi me e lehte edhe pse ta harroja Nataline ishte e pamundur.E vetmja gje qe mund te beja per te ishte qe te lutesha e te shpresoja se shpirti i saj i bukur te ishte ne nje vend ndryshe nga ku isha une.Cdo hap qe hidhja jo vetem po me largonte nga qyteti i femijerise por edhe nga shtrengimi mbytes narcist te nenes sime.Tani mund te isha i lire por serish i lekundur per te nesermen.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now