-Tiani ?

-Ai ishte miku im i vetem pas gjithe kesaj kohe...gjate gjithe jetes sime une nuk isha gje tjeter vecse nje hiq,nje objekt bullizmi...nje grusht shakash adoleshentesh...

-Hej mos fol ashtu per veten.

-Kam frike...kam frike kur kujtoj ato kohera...degjoj te qeshurat tallese te tyre,-thote mes lotesh e dridhjesh.
Tani qe Tiani nuk eshte me te gjithe keto frikera shembin cdo kolone besimi qe kisha ngritur qe prej atyre diteve te erreta.Edhe nena ime vdiq...edhe ai vdiq...pse dreqin po ikin te gjithe qe i dua ? PERSE PO ME LENE VETEM ?!

Te qarat perziheshin me ulerimat e saj dhe here here me nje ze qe mbytej nen ate bresheri lotesh.Trishtimi ne syte e saj tregonin nje femije te frikesuar...vajzen qe ishte mesuar te luftonte dhe qe ishte e uritur per dashuri.Mund te shihja shpirtin e saj duke u mbytur ne kete personazh qe kishte krijuar per ti bere balle kesaj bote indeferente.E verteta ishte se doja qe ajo te ndalonte por nga ana tjeter ishte me mire ta lija te zbraste gjithe mllefin qe kishte me jeten.E qara eshte nje pastrim i shpirtit,nje ure lidhese me veten tende te pambrojtur,nje shans per te kuptuar se cfare jane vuajtjet dhe dhimbjet per ty..per te tjeret...

-Me thuaj pak cilen lule zgjedh ti ne kopesht ?

Ngriti koken dhe vetem me veshtronte me habi teksa lotet nisnin te largoheshin nga syte e saj.

-A-ate me te bukuren.

-Pikerisht,-them.
Jeta nuk eshte gje tjeter vetem se nje mashtrim perfekt.Une..ti..madje dhe ai qeni atje jashte...te gjithe nje dite do nderrojme jete...vetem se ne dite dhe ore te ndryshme.Me vjen keq per mikun tend dhe e di qe e ke te veshtire ta pranosh por ky eshte cikli i jetes.

-P-perse nuk me le ta shihja Tianin per here te fundit ?

-Sepse edhe per vete ne ishte e rende ajo skene.Me mire eshte qe te ruash kujtimin e tij ne menyren me te bukur.

-Cfare do te thuash ?

-Dikush i...seriozisht do me besh te ta them kete ty ?Ti ke nje zemer shume te dobet sa me zor rri ne kembe ?

-Une dua ta di se cfare i ndodhi atij...ma thuaj tani ?

-C'me ka gjetur mua me keto njerez ?-thashe duke zene koken me dore.
Epo meqe do ta dish do ta them,mire ? Kushdo qe e ka bere i kishte nxjerre syte atij...u kenaqe ?

-E-e ka bere i njejti vrases apo jo ?

-Ndoshta,nuk e dime akoma por mendoj qe po.

-Perse do i bente dikush Tianit keq kur ai nuk ka bere asgje ?

-Te gjithe jemi ne dukje te pare shenjtore por nese germojme pak me thelle do tronditeshim.

-Une nuk mund ti pranoje njerezit si te keqinje.

-O vertete mendon keshtu,he ?

-Une nuk mendoj une e di.Njerezit nuk jane te keqinje ata thjeshte zgjedhin te bejne veprime te keqija.

-Do habiteshe...-belbezova.

-Cfare the ?

-Asgje...tani do hash dicka me patjeter ose do me detyrosh te te thyeje nofullat duke te ushqyer me zor.

-Nuk kam oreks thjeshte jam e lodhur
-Se pari do te hash dicka dhe me pas je e lire te flesh

-Mund te te pyes dhe dicka ?

-Besoj se po,me thuaj ?

-M-mund te qendroje edhe nje dite tjeter ketu ?

-Epo...

-Te pengoje ne ndonje gje...eshte problem per ty apo te dashuren tende apo per...

I rashe tavolines me grusht kur u permend fjala "e dashura".Nuk doja ta degjoja kurre me fjalen dashuri dhe as ndonje fjale tjeter qe lidhej me te pasi i urreja me gjithe zemer.

-Nuk jam i dashuruar,as i fejuar dhe as i martuar me kuptove dhe ben mire mos te flasesh dhe as ta permendesh kete fjale me.

-Te kerkoje ndjese...

-Dhe sa per pyetjen besoj se mund te qendrosh.

-Faleminderit,nuk do te prish ndonje gje te premtoj.
Do te pastroj shtepine nese do...

-Mjafton qe,pas gjithe ketyre diteve, une do shkoj ne pune kaq.

-Ne rregull...dhe meqe ra fjala emri im eshte Selia...Selia Kardif.

-Kardif ?!

-Po,ka ndonje gje qe nuk shkon ?

-Jo thjesht ky mbiemer duket teper i njohur sikur e kam e degjuar diku me
pare por nuk me kujtohet.Gjithsesi e di kuptimin e emrit tend,Selia ?

-Jo,cfare do te thote ?

-Paqesore ky eshte kuptimi i tij.

🍎 Lista e mekatareve 🍎Where stories live. Discover now