Libra dhe Skateboard

By Gisela_P

2.9K 570 702

E PERFUNDUAR✔ Nje telash i pamenduar mire do te bashkoje Nikolain,djalin qe çdo prind do te ishte krenar dhe... More

Prologu
Kapitulli i parë
Kapitulli i dytë
Kapitulli i tretë
Kapitulli i katërt
Kapitulli i gjashtë
Kapitulli i shtatë
Kapitulli i tetë
Kapitulli i nëntë
Kapitulli i dhjetë
Kapitulli i njëmbëdhjetë
Kapitulli i dymbëdhjetë
Kapitulli i trembëdhjetë
Kapitulli i katermbedhjete
Kapitulli i pesembedhjete
Kapitulli i gjashtembedhjete
Kapitulli i shtatembedhjete

Kapitulli i pestë

133 34 60
By Gisela_P

Isha vetem disa hapa larg Blejkut kur ajo papritur me nje shpejtesi njesoj si te nje ere te fuqishme mori skejtbordin e saj,u ngrit dhe erdhi menjehere drejt meje.
U bera gati t'i flisja por ajo nuk me la pasi me kapi fort nga beli dhe me ngjeshi pasi belit te saj dhe te dy po' ikinim me hap te shpejte larg miqve te Blejkut.
E kuptova qe donte te flisnim veçmas larg syve kureshtare qe duan te regjistrojne çdo gje dhe vesheve qe deshirojne mos te humbasin as edhe nje fjale te thene.
Shkuam pertej fushes se betonizuar, ne nje hapsire perreth saj teresisht me dhé thate e te coperuar nga dielli dhe me barera te ndryshme te shkurtra qe ishin harruar te priteshin.
Ne ate moment ajo me leshoi dhe me pa ashper sikur une te isha ai qe kishte genjyer prinderit, sikur une te isha fajtori ne tere kete rremuje.

-Ç'mendon se po ben? Pse ke ardhur ketu?- peshperiti ajo me ze te ulet sikur perreth te kishte njerez qe na degjonin .

-Ne fakt duhet ta bej une ate pyetje Blejk! Ç'po ben ketu? -ia ktheva i inatosur.

-Nuk eshte pune per ty. Nga e more vesh qe isha ketu?

-Nuk eshte pune per ty. -thashe duke kopjuar ate.

-Nik!- bertiti duke afruar fytyren e saj me prane ne menyre qe te shikoja shqetesimin dhe zemerimin qe ndiente.

-Ma thane prinderit e tu qe t'i i mashtrove pa u menduar dy here. Ja nga e kuptova vendodhjen tende.

Blejku hapi syte e trembur dhe u zbeh e tera. Mblodhi buzet dhe filloi te shkelmonte qe te nxirrte gjithe dufin qe mbante perbrenda.
Te gjitha fijet e barit qe ishin perreth nesh u keputen nga kembet mosmirenjohese te "Furioses" dhe tashme qendronin te pajeta mbi token e çare. Tashme po e kuptoja pse e therrisnin ashtu. Zemerimi I saj ishte me te vertete i frikshem.
Pasi mbaroi duke shkaterruar barishtet qe nuk kishin asnje faj u kthye serish tek une dhe ve bast qe po vlonte nga deshira qe ate qe beri me bimet ta bente edhe me mua.

-E kupton se çfare ke bere kokebosh?-tha duke marre fryme me veshtiresi.

Duke buzeqeshur i kenaqur ne situaten qe ndodhej iu pergjigja

-Natyrisht qe po. Tashme je ne telashe.

-Ti i poshter- tha duke me shtyre aq fort sa u rrezova ne toke duke ngritur nje re te vogel pluhuri perreth. Blejku nderkohe ishte duke u larguar.
U çova duke pastruar pantallonat dhe nxitova drejt saj dhe e kapa fort nga krahu.

-Mjaft bere keshtu. E solle vete veten ne kete situate. Nese do kishe ardhur asgje nga keto nuk do te kishte ndodhur por çfare ben ti? Futesh me vetedije ne telashe. Je vetem nje ngaterrestare qe i pelqen vemendja dhe qe te bjere ne sy. Qe do te beje te ashpren,te forten,rebelen dhe te pabinduren. Leri keto Blejk se nuk ke per te arritur gjekundi me keto.

Syte e Blejkut shprehnin vetem terbim. Ujerat e oqeante tashme ishin te turbulluar dhe dallge masive perplaseshin furishem dhe eger me njera-tjetren sikur nje beteje e rende dhe vrastare te ishte duke ndodhur mes madheshtise blu. Re te erreta  stuhie ishin duke u grumbullar dhe po leshonin pa meshire vetetima te ndritshme dhe inatçore pa ndalim ne ujerat e trazuara te mbushura me shkumen e shkaktuar nga egersia e dallgeve qe ende vazhdonin betejen e tyre te ashper.

-Ti nuk me njeh! - tha me ze te larte dhe disa njerez qe ishin prane pane nga ne.

-Blejk qetesohu-thashe duke i vene duart mbi shpatullat e duke pare perreth. Veshtrimet e atyre te panjohurve me jepnin si nje lloj trazire ne stomak.
Mirepo Blejku i shkeputi duart e mia me force dhe mu afrua edhe me shume qe ta shikoja serish ato dallge kercenuese prej te cilave trembesha se mund te me perpinin.

-Nuk do te qetesohem aspak. Nuk mund te me drejtohesh ne ate menyre. Ti nuk di asgje per mua keshtu qe duhet t'i kthesh mbrapsht te gjitha ato qe the. Une nuk kam nevoje per vemendjen e asnjerit dhe as per keshilla. Mati mire fjalet me mua sepse ende nuk me ke njohur siç duhet.

Me shikonte aq ashper dhe frikshem sa me futeshin te dridhurat. Merrte fryme dhunshem dhe shpejt dhe mund ta degjoja qarte zhurmen e ajrit qe nxirrte nga flegrat e hundes. Priste nje pergjigje prej meje dhe do tia plotesoja deshiren.
Mora fryme thelle qe te qetesohesha nga paksa dhe te humbisja vemendjen nga syte e saj hipnotizues.

-Blejk ke te drejte. Une nuk te njoh. E di pse? Sepse ti nuk lejon askend qe te te njohe.-thashe duke iu pergjigjur vete pyetjes qe bera.

Tashme i gjithe zemerimi qe e kishte mbeshtjelle pak me pare u shnderrua ne nje hije te rende trishtimi. Zjarri i syve te saj u shua dhe ngadale bluja filloi te behej me è qarte,me è thelle dhe mori trajten e nje diamanti blu, mahnites por te trishte. Dallget shkaterrimtare u larguan me shpejtesi dhe tashme oqeani ne syte e saj ishte krejt i qete por serish valet e pershkronin trishtueshem.
Nuk mendoja asnjehere se do ta shikoja Blejkun ne ate gjendje aq deshperuese. Keto kohe qe e njihja mendoja se nuk kishte ndjenja ose i kishte afatshkurtra.
Ndoshta u tregova pak mizor me te pasi ne fund te fundit sado e çmendur dhe e ç'ekulibruar qe ishte ajo mbetej nje vajze si gjithe te tjerat.
Kjo pritje per nje pergjigje po' behej mjaft irrituese dhe kaq e padurueshme per mua keshtu qe peshperita sa me butesisht emrin e saj.

-Blejk?

Nuk ktheu pergjigje por vetem uli kristalet blu poshte.

-Te lendova?-pyeta me ze te ulet duke iu afruar disi me hezitim.

Deshiroja ta prekja ate por stepa kur ajo ngriti koken.

-Vetem ik Nik.-tha me nje ze te ulet qe ngjasonte me nje psheretime.

Syte e saj kishin ndryshuar serish. Kesaj radhe ishin vertet te turbullt per shkak te disa loteve te paplanifikuar qe kishin pushtuar hapsiren blu.
Ajo po' perpiqej me gjithe force qe mos t'i lejonte ata lote qe ishin te tepert per te qe t'i pershkonin faqet qe kishin marre nje perskuqje te lehte.
Serish u perballa me nje ane tjeter te saj qe mendoja se nuk e kishte. Te shikoja Blejkun me lot per mua ishte aq e pamundur sa te shihja diellin gjate nates.

-Me vjen keq nese te lendova.

-Ik te thashe!- thirri.

Thjesht tunda koken dhe u nisa per te dalja e parkut. Ne fakt ishte e vertete qe çfare i thashe nuk ishte diçka e pelqyeshme por ajo po' e ekzagjeronte  pasi ne fund te fundit nuk ishte ndonje gje qe mund te trishtoheshe aq shume sa te te formoheshin lote.
Mbase edhe ishin lote false qe te me hiqte prej andej dhe te kthehej te miqte e saj. Megjithate une e bera ate qe duhej te beja dhe nuk kisha me ç'te bisedoja me me Blejkun.
Isha te hyrja e parkut ku u kujtova per diçka

-Po une çfare dreqin po bej?-thashe me vete duke u kthyer serish brenda parkut.
Kontrollova per Blejkun dhe e pashe qe po patinonte  me ate derrasen e vjeter rreth zones ku ishim disa  çaste me pare. Dukej si è perhumbur ne mendime dhe nuk me vuri re deri sa qendrova perballe saj.
Nuk e kisha llogaritur mire distancen dhe duke i shtuar edhe hutimin qe gjendej ajo,ngriva i teri dhe e vetmja gje qe bera ishte te ngrija krahet qe te mbroja koken. Blejku leshoi nje britme dhe frenoi aq fort sa u shkeput nga skejtbordi i saj dhe ra mbi mua. Une arrita qe ta kap fort dhe shpetuam te dy vetem me disa lekundje te lehta pa rene ne betonin e forte.
Ishim ende te perqafuar kur Blejku me pyeti 

-Mos u çmende gje? Pse erdhe serish ketu?

-Harrova te te pyesja ne lidhje me prinderit e tu. Ti è ndave mendjen qe nuk do vije dhe nuk dija çfare tu thoja.

Blejku filloi te qeshte me te madhe sikur te kisha thene shakane me zbavitese ne bote. Nuk po pushonte keshtu qe une e shtrengova edhe me fort.

-Çfare ben? Do me marresh frymen. -tha serish duke qeshur.

E ndjeva serish ate parfumin joshes te vaniljes dhe bajames dhe e kuptova qe tani isha i humbur. Nuk mund t'i beja dot balle asaj arome aq te embel me te cilen perhumbje aq lehtesisht.
Une vetem shijoja ate ekstaz aromash kurse Blejku me veshtronte ngrohte.
Ishim ende te mberthyer pas njeri tjetrit dhe nuk isha dot ne gjendje te shkeputesha prej saj sado qe truri jepte sinjale por muskujt dhe kockat nuk bindeshin per hiç gje.
Mirepo as Blejku nuk po bente as edhe nje perpjekje qe te ikte perkundrazi dukej se po kenaqej me efektin qe po me jepte.
Do te ishte me mire sikur te ishte larguar pasi degjova zerin e shemtuar te Xhekut qe e therriti.

-Kishe ftohte qe po mbeshtillesh pas tij?-pyeti me nje ndjenje xhelozie qe i vlonte .

Une dhe Blejku u shkeputem menjehere dhe tashme u ktheva ne boten reale ne te cilen do me duhej te merresha me te dashurin zombi xheloz.
Une ndihesha nervoz ndonese une dhe ajo nuk po benim asgje te papershtatsheme. Nga ana tjeter Blejku ishte shume e qete.

-Ndoshta edhe kisha Xhek. Mos ma merr per keq po' Nikolai eshte perqafues me i mire se ti.

U ktheva i tronditur drejt saj qe me shkeli syrin. Ajo sapo i kishte hedhur dru zjarrit dhe as qe ia ndiente.

-Ashtu? Do e shohim sa i mire do jete kur te mos I kete me krahet. -tha duke ardhur furishem drejt meje gati per te me goditur por Blejku e shtyu mbrapa.

-Mire Xhek. Mendoj se me kaq mjafton,e morem mesazhin. -tha pa iu dridhur zeri dhe beri disa hapa me tej drejt skejtbordit te saj te cilin pasi e verejti me shume imtesi erdhi serish drejt nesh.

-Nikolain e derguan prinderit e mi qe te me marre. Tani me duhet te shkoj. Mirupafshim. -tha teksa me terhoqi nga krahu dhe ikem te dy drejt daljes.
Une ktheva serish koken pas dhe Xheku me shikonte kercenueshem dhe dukej me i frikshem se kurre.

Ishim afer parkimit dhe shkuam drejt makines sime  dhe hapa deren por Blejku vetem qendronte perballe deres tjeter duke veshtruar si ne zbrazeti.

-Ka diçka qe nuk shkon? -I terhoqa vemendjen.

-Duhet patjeter te perdorim makine?

Shfryva i lodhur dhe iu pergjigja

-Po,po shkaterruese te mushkerive. Me vjen keq por nuk ke zgjidhje tjeter. Nuk kam aq besim sa te te le te vish vetem.

-Nuk eshte aty problemi. -tha me ze te ulet dhe koken poshte.

-Çfare eshte atehere? -pyeta tere kureshtje.

-Asgje,le te hyjme brenda.

Ishte e trembur dhe nuk arrija ta kuptoja dot arsyen. Mendoja se i urrente makinat per shkak te ndotjes por tani shprehte diçka tjeter qe nuk e thoshte. Vendosa te mos e shtyja me teper dhe keshtu qe u futa brenda dhe ndeza makinen. Kur degjoi zhurmen  e motorit u ngrit perpjete ,u zbehdhe filloi te merrte fryme me shpejtesi. Tani po shqetesohesha.

-Blejk me thuaj çfare ke?

-Asgje,ikim shpejt te lutem. -tha teksa mbylli syte dhe vuri duart ne fytyre.
Une nderrova marshin dhe u nisem per te shtepia e saj.

Gjate gjithe udhetimit ajo nuk levizi nga vendi apo te hiqte duart. Me dukej sikur kisha me vete ndonje statuje dylli qe dukej si Blejku qe tani ishte e frikesuar. Mos kishte frike nga makinat? E pamundur,ate nuk e trembte asgje.Ndoshta ishte delikate dhe udhetimi me makine i jepte ndjesi te vjelle keshtu qe u perpoqa te mos udhetoja shpejt e te beja frenime te shpeshta qe te ndihej sa me rehat.

Vetem kur parkova veturen perballe shtepise se saj dhe fika motorin statuja e Blejkut u kthye serish ne njeri dhe hoqi duart e hapi syte.

-Mberritem me ne fund-tha duke shtriqur krahet.

-Ç'thua keshtu? Zgjati e gjitha vetem çerek ore. Pse veprove ne ate menyre?

-Çfare menyre?-pyeti sikur te mos e kishte idene se per çfare e kisha fjalen.

-Qe qendrove e ngrire gjithe kohen.

-Ajo? Ashtu me pelqen te rri. Kishe ndonje problem?

-Vertet? Mua s'me dukesheshe shume mire.

-Isha mire dhe e mbyllim kete teme. -tha e acaruar.
Nuk e provokova me dhe ajo mori skejtbordin e zbardhur ne sediljen  e mbrapme.
Ishte gati te hapte deren e makines por une nuk e lashe sepse doja ta pyesja per diçka qe kishte tere kohen qe me bezdiste

-Prit pak. Pse nuk e le te dashurin tend te me godiste me pare? A nuk ishe ajo qe do ma beje jeten ferr?

Blejku buzeqeshi dhe tha:

-Si fillim kjo eshte diçka mes meje dhe teje dhe nuk lejoj asnje te nderhyje. Nese do jete dikush qe do te te godase do jem une. As Xheku, as ndonje hutaq tjeter. Se dyti,t'i bejme ca gjera te qarta,Xheku nuk eshte i dashuri im. Ne thjesht bejme qejf dhe kemi fjetur nja dy here bashke. Kaq.-tha dhe qeshi si nje femije duke treguar gjithe dhembet e bardhe.
Une e shikoja i habitur pasi nuk mund ta kuptoja se si arrinte te fliste me aq zhdervjelltesi dhe lehtesi.
Pra ishte pak a shume si une dhe Mia perveç asaj pjese se te fjeturit por xhelozia ishte e perbashket.

-Mos me shiko ashtu. -Dhe me preku lehte ne hunde me gishtat e saj te gjate e te holle.
Qeshem te dy dhe Blejku po' me dukej serish si kur erdhi ne shtepine time per te studiuar. Ajo ishte aq miqesore dhe e embel dhe tashme ujerat e oqeante nuk e kishin me ate pamjen e trishte dhe te merzitshme. Ishin plot jete.

-Dhe mos kujto se ai shpetimi yt i rastesishem qe me bere sot do ndryshoje ndonje gje. Akoma po' mendoj te ta bej jeten ferr.

-Sfida eshte gjithmone e hapur Furiosa.

Ajo me pa me çudi dhe cepat e buzeve moren nje harkim te lehte edhe pse Blejku u perpoq ta fshihnte buzeqeshjen qe po mundohej te formohej.

-Mos me thirr ashtu. S'me pelqen kur me therrasin ashtu.

-Prandaj ashtu te flasin ata miqte e tu dhe e ke te stampuar ne xhakete.

Tani buzeqeshja iu venit dhe fytyra i mori nje hije serioziteti.

-Ti nuk kupton Nik. Folem shume. Po iki. Faleminderit qe me solle ne shtepi. -tha shpejt e shpejt dhe hapi deren e makines.

-Prit! Çfare do u thuash prinderve te tu?

-Mos u shqeteso per ate. E kam ne dore.

Vrapoi drejt shtepise pa e kthyer koken pas. Ndaloi perpara deres se hyrjes dhe trokiti. Para se te hapej dera u kthye nga une dhe me pershendeti me dore. Me pas u fut brenda me mamane qe e shoqeronte duke me lene vetem ne rrugen e shkrete.

Continue Reading

You'll Also Like

910K 50.5K 36
"လွမ်းစေသော် မင်းငါ့ကိုဘာလို့ ချစ်ငယ်လို့ခေါ်တာလဲ" "ချစ်ငယ်က ငါ့ထက်ငယ်တော့ အငယ်ပေါ့ ချစ်ငယ်လို့ခေါ်မှတော့ အခြားဘာရှိသေးလို့လဲ" "..." "ကိုကို မင်းကို...
445K 24.8K 7
စည်းကို အားပေးခဲ့တဲ့ သူငယ်ချင်းအားလုံးကို ကျေးဇူးတင်တဲ့အနေနဲ့ ရေးဖြစ်ခဲ့တာပါ။ စည်းကို ဖတ်ပြီးမှ ဒီ အခန်းဆက်ဝတ္တုတိုလေးကို ဖတ်ပေးပါလို့ မေတ္တာရပ်ခံပါရ...
402K 22.6K 42
"ပိုင်ဆိုင်ချင်သောရပ်ဝန်းတစ်ခုအား ပိုင်ဆိုင်ရပါစေ" ၏ Season 2 ဖြစ်ပါသည်။ 18th Creation Start : 9 February 2023 "ပိုင္ဆိုင္ခ်င္ေသာရပ္ဝန္းတစ္ခုအား ပို...
873K 108K 181
Story is available in both unicode and zawgi.This is not my own creation. I'm just having fun translation. I give full credit to original author and...