Dashuria e pare

282 16 9
                                    

Aurora POV

Ishte erresire totale . Rruga nuk ishte e ndricuar, po ashtu kishte nje mungese te theksuar yjesh. Hena qendronte e vetme ne ate qiell te erret e gllaberues drite, por per te nuk dukej te ishte aspak problem per sa kohe Dielli do te ishte aty per te , ta ndihmonte te rrezatonte, ta ndihmonte te ekzistonte . Ishte nje dashuri ne distance , edhe pse nuk takoheshin e nuk shiheshin e ndjenin prezencen e njeri tjetrit.

Dikur ne jeten time ekzistonte nje dashuri e tille, nese mund te thuhet dashuri. Ka qene dikush tek i cili mund te mbeshtetesha per cdo gje. Do te beja gjithcka per te ashtu sikurse ai per mua. Gjithcka nisi si nje loje , u perfshine ndjenja qe nuk mendoja se do te lindnin ndonjehere, te pakten jo per te e aq me pak ne ato rrethana. Por jeta te sjell te papritura, ndoshta ne kohen me te papershtatshme per te prishur gjithcka, e ndoshta ne nje kohe te nevojshme per te shpetuar dicka. E ne rastin tim ishte nje ironi e fatit per te me treguar nje te vertete te cilen une e perbuzja , per te me mesuar leksione te jetes, dhe kur e githe ajo histori te mbaronte te isha dikush i ndryshuar , por qe do e dija ekzaktesisht se si do e deshiroja te ishte partneri i jetes sime. Dhe tashme e di. Por nuk e di nese eshte Maksi ai me te cilin me duhet te kaloje pjesen e mbetur te kesaj jete. Eh , Maksi , eshte mashkulli i pare per mua, ne jeten reale. I pari qe me terhoqi vemendjen dhe mendova se mund te krijoja dicka serioze me te. Nuk mendoj se i dhash shansin pasi isha teper e deshperuar per te pasur dike ne ato momente, per te mbushur boshllekun e nje vendi qe kishte ekzistuar ne shpirt por edhe qe nuk kishte ekzistuar ne krahet e mi. Nuk mendoj se i dhash shansin per ta perdorur ne menyre qe te harroja dashurine time te pare. Me teper besoj se i dhashe shansin vetes sime per nje vazhdim te jetes qe e kisha pauzuar per vite me rradhe . Nje prove e gjalle , per te me treguar se jeta vazhdon dhe mund te gjej me mire , mund te ndjej serish , mund te pelqej dike tjeter. Pra mund t'ja nis nga fillimi. Gjese se ciles i druhesha me shume. Gjese per te cilen thoja se nuk do ta beja kurre. Isha teper pertace per t'ja filluar me dike nga e para. Te kaloja perseri ne stadet e para te njohjes, te shpalosja perseri shpirtin tim dhe mendimet e mia te dikush tjeter . Ne vend te kesaj zgjidhja te luftoja per nje dashuri e cila kishte filluar te me treste dita dites , per nje dashuri te cilen mendoja se do te triumfonte , te luftoja per nje person per te cilin mendoja se do te ndryshonte, por ne fund  kuptova qe ai person as qe me donte. Mbase me donte pasi kurre nuk pohoi per te kunderten, kurre nuk e la krahun tim , por ajo dashuri nuk ishte menyra se si doja qe te duhesha . 

Ne u njohem virtualisht. Rastesisht. Ne fakt e gjithe eksperienca ime virtuale ishte rastesore. Duke nisur qe nga grupet ne te cilat me kishin futur , qe nga njerezit qe njoha, me te cilet kaloja nje pjese te madhe te dites, edhe pse kisha plot pune me te rendesishme me te cilat duhet te mirresha. Prinderit e mi e kishin vene re pjesemarrjen time ne ate zone  te facebook-ut dhe nuk ishin aspak dakord te vazhdoja te isha pjese e saj. Mundesia ime e vetme per te qendrur aty ishte nepermjet nje identiteti fallco , si 99% te njerezve aty.

Ditet kalonin duke me mundesuar njohje me njerez te rinj , situata te reja, me te cilat duhet te perballesha, dhe disa realitete me te cilat isha disi e vogel per ti kuptuar. Shikoja njerez te ndryshem te cilet me shkruanin duke kerkuar nje lidhje me mua . Llogjika e moshes sime feminore nuk arrinte dot te konceptonte nje lidhje virtuale mes njerezish qe nuk njiheshin e madje nuk jetonin as ne te njejtin vend. Aq sa e habitur isha , po aq absurde me dukej teksa shikoja neper grupe , postime e komente mes "ciftesh" "te dashuruar" me njeri tjetrin. Shprehja e dashurise qe ata benin do te kishte nderhyrje ironike prej meje , deri ne ate pike sa ishte bere dicka e zakonshme tallja me ta . E si mund te duash dike qe nuk e ke pare kurre ?! Si mund te lindin ndjenja nepermjet disa shkronjave pa jete ?! Per mua gjithcka me dukej shume e shtirur, shume fake dhe fallcifiteti eshte nje nga gjerat qe asnjehere nuk kam pelqyer. Jam nje person shume i sinqerte dhe nga njerez te tille kam dashur gjithmone te rrethohem.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: May 21, 2020 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

AuroraWhere stories live. Discover now