Franko

239 20 0
                                    

" Disa plage te vjetra kurre nuk sherohen dhe gjakosen perseri me gjene me te vogel ..."

Po shikonte shokun e tij qe prej sa kishte ardhur dje nga ai restoranti vetem pinte pa ndalim.

Ishte shishja e trete ajo qe kishte ne dore.

-Franko ? Ka ndodhur ndonje gje? Dukesh si mos me keq - i tha Teodori.

Tjetri nuk foli por e hodhi veshtrimin diku larg ne ate qiell te kalter dhe ju kujtuan syte e asaj femres qe kishte pare dje ne restorant. Ato sy ... ato sy i kujtonin dike , dike qe e kishte humbur , dike qe nuk kishte mundesi ta shikonte me kurre dhe faji ishte i tij vetem i tij.

-Une ... - tha dhe ndaloi

Teo po priste te degjonte se ç'fare po e mundonte shokun e tij te ngushte.

- Kisha shkuar per te ngrene dreke dhe ne ate moment hapet dera dhe hyn dikush qe kishte ngjashmeri te paimagjinushme me te.
Trupi i saj elegant , me forma perfekte , gjatesia e saj e konsiderueshme, veshja dhe ecja e saj elegante ... Cdo gje ishte kaq e njejte Teo ! Sikur te ishte rimesherimi i asaj ! E vetmja gje ishte se kjo i kishte floket e lyera si ne te verdhe ne te bardhe dhe ... - pa guxuar ti permendte emrin dashurise se tij te vjeter , psheretiu dhe shtoi - ajo i kishte natyrale . Ky ishte ndryshimi i vetem.
- Interesante - tha Teo mendueshem.
- Dhe ne nje moment shikimet tona u ndeshen - vazhdoi te thoshte shoku i tij - mu duk sikur po me shikonte Ajo dhe dicka brenda meje sec krisi serish . Nuk e pash gjate . E veshtrova dhe per disa sekonda te fundit sikur Zoti te me kishte dhene nje mundesi te dyte dhe i hoqa syte per te mos e pare me !
- Pse ? - e pyeti shoku dhe pse e mirrte me mend pergjigjen.
- Sepse nuk mund ta duroja dot ngjashmerine dhe faktin qe ajo nuk eshte me !
Duhet ta kisha takuar Teo ! S'duhet ta kisha lene ashtu ! Ajo mund te ishte gjalle tani ! - tha Franko dhe e perplasi shishen e Jack Daniels ne mur duke e bere ne nje mij copa. Ashtu sic ndihej dhe ai ne ato momente.
- Frank te dy e dime mire qe gabove qe nuk ju shfaqe ndonjehere por ... ai aksident ku i mori jeten asaj dhe gjithe familjes se saj nuk ishte faji yt. Nuk mund te kishe bere gje. Ai atentat...
- Boll !!! - u degjua zeri I Frankos tek buçiste neper vile - kam nevoje te rri vetem - shtoi me pas.

Teodori u largua pa zhurme duke e lene Frankon ne vetmine e tij . Dhe ky i fundit mori nje shishe tjeter me Jack , u ul rendshem ne kolltuk dhe u zhyt ne kujtimet e te kaluares.

Me dha dashuri ... Ate lloj dashurie, te embel, qe te bente te shikoje parajsen , te ndjeje sikur ishe ne te. Por ajo dashuri nuk ishte e mjaftueshme sepse une isha nje Djall, kam qene nje mekatar. Nuk munda te ndryshoja , vazhdoja te vrapoja ne drejtim te zjarrit . E ajo me puthi. Puthi Djallin. Vetem nje shiprt i bukur si i asaj do puthte te mallkuarin. Por prape se prape une e lash! E lash te dashuren time te ikte , nuk doja te isha nje genjeshtar...

* Franko vazhdon monologun e tij *

Prezenca e saj eshte parajsa per mua dhe ajo eshte engjelli i vetem qe njoh.

Por une tashme jam ne ferr. Kam kohe ketu dhe dje u percellova dhe nje here furishem nga flaket makabre te tij.

- Me mungon - tha me nje ze te dobet Franko dhe syte ju mbushen me lote.

- Me mungoni - shtoi pas pak Frankoja dhe nga gjendja e mjerueshme ne te cilen ndodhej e mori gjumi.

Kush eshte Ajo ? C'fare ka ndodhur me te dhe me Frankon ne te kaluaren?

Dhe cila eshte arsyeja qe ekziston nje ngjashmeri kaq e madhe mes Aurores dhe dashurise se vjeter te Frankos ? A kane ndonje lidhje ato ?

Dhe mesa duket Ajo nuk ishte humbja e vetme e tij . Ke tjeter ka humbur Franko ?

AuroraWhere stories live. Discover now