Pjesa 35.

762 79 67
                                    

-T'i hap?!-bërtiste, teksa kishte rreth dhjetë minuta që qëndronte me sytë e mbyllur pas pemës duke pritur për të tjerët të fshiheshin. Kur pa se askush s'i ktheu përgjigje, i hapi sytë. I fërkoi nja dy-tri herë për të qartësuar shikimin, ngaqë i kishte mbajtur mbyllur për ca kohë.

-Ku jeni fshehur?-bërtiste, teksa kërkonte pas pemëve e pas shkurreve.-Të gjeta Dan!-i bërtiti nga pas të motrës e vrapo drejt pemës duke thënë ''tuj Daniela, tuj''. 

Pa të motrën me vetullat e ngrysura, gati për të qarë e iu afrua.

-Ç'ke?

-Pse më gjete mua të parën?-e pyeti e motra 6 vjeçare.

-Po se ti më dole e para.Ik se do gjej Jonën tani, mos më mbaj me muhabet se po ma shpati, e zeza ti.-i foli me zë më të ulët, me frikën se mos të tjerët e diktonin.

-Bëj sikur s'ma ke shpatur.

-Si moj?

-Ja, sikur ta bëra unë ''tuj''.

-S'dua. Të gjeta e pikë.-ngulte këmbë Samanta ende me të sajën.

-Vdeksh ishalla!- e mallkoi e motra që nuk ia kishte plotësuar dëshirën.

-Pas teje, shushkë.- ia kishte kthyer Samanta e kishte vrapuar të shpaste te pema, pasi kishte parë Jonën që vraponte para saj, por u pengua në një gur e ra. Gjuri iu bë copë e filloi t'i dalë gjak.

Daniela vrapoi me vrap drejt së motrës dhe filloi të qajë me zë.

-Motra, mos vdis.-qante me ngashërima, aq sa fjalët mezi i dëgjoheshin.-Nuk e kisha me tërë mend kur të thash të vdesësh.-i prekte gjurin dhe i fshinte gjakun. Lotët i shkonin çurkë.

-Nuk vdes nga një e çarë gjuri, moj budallaçkë.- i kishte folur Samanta.

-Vdes ti vdes, ma bën kastile, ngaqë të thashë unë.-përsëri qante duke mbushur me lot fytyrën e saj të vockël topolake,-më fal, më fal, s'të them më. Ma shpat sa herë të duash.

I erdhi keq për të motrën dhe e përqafoi fort.

-Nuk vdes jo. Do vdes kur të jem bërë, yhy, aq sa s'do mbaj mend moshën.- i premtoi së motrës një premtim që nuk varej nga ajo.

Kishin kaluar plot dhjetë vite që nga ai moment e krejt papritur ai filloi të sodiste rreth e rrotull mendjes së saj krejt papritur, pikërisht atë çast. Përse kurrë më parë gjatë këtyre dhjetë viteve? Ajo mendonte se e kishte harruar, por jo. 

Ai premtim e godiste, tashmë fort. I thoshte të çohej nga krevati dhe ta mbante premtimin, por ajo s'mundej. Ajo mezi kishte fuqi sa për të marrë frymë.

Ai kujtim, si një vegim i zbehtë i së shkuarës, i erdhi  tashmë që ajo dergjej në atë krevat spitali prej një muaji, që atë natë të mallkuar marsi, kur nuk ia ndalonin dot të vjellat. Që atë natë, ishte shtruar në spital dhe nuk e kishin nxjerrë. Nuk kishte patur përmirësime, por vetëm përkeqësime.

Orgesti i qëndronte mbi kokë. I mbante dorën dhe i fërkonte kyçet e duarve.

Familjarët e shikonin nga dritarja e asaj dhome dhe përqafoheshin me njëri-tjetrin duke qarë. Daniela, ishte përsëri Daniela. E shikonte të motrën në atë gjendje dhe përsëri shpresonte.

Volli dhe njëherë tjetër, por kësaj here nuk ishte vrer, ishte gjak. Volli gjak.U përhumb. U përhumb dhe njëherë tjetër në kujtime.

Rrinte shtrirë në ballkon e qante me  lotët rrëke-rrëke,vetëm, para se t'i afrohej dhe Daniela. Ishte gjashtëmbëdhjetë vjeçe, kurse Daniela dymbëdhjetë.

Një frymëmarrje më shumë.Opowieści tętniące życiem. Odkryj je teraz