Pjesa 24.

606 68 59
                                    

Ishte larguar nga Rubensi dhe tashmë ndodhej në shtëpi pas derës së apartamentit të saj. Gjatë gjithë rrugës në mendje i përsëritej biseda me Rubensin dhe ndiente gjemba t'i nguleshin në zemër.

Kësaj here nuk ishte fajtor Rubensi, kësaj here ajo vetë e qëlloi zemrën e saj pa mëshirë. Është e vështirë të durosh dhimbjen shkaktuar nga të tjerët, kurse të lëndosh vetë veten tënde, dhemb në një mënyrë tjetër, unike si dhimbje.

Ndihej në faj dhe pse përpiqej të bindte veten se e kishte bërë për të mirën e Rubensit. Nuk donte t'i bëhej barrë atij djaloshi dhe as ta pengonte të jetonte jetën. Nuk donte që jetën filiz e qelibar të pastër të dikujt ta lidhte tërthorazi pas jetës së saj thuajse të vyshkur.

Ama, nga ana tjetër ndërgjegjia e vriste. A ishte vërtet kanceri shkaku i ndarjes së tyre? Gjatë rrugës kishte folur me Jonën dhe ajo i kishte thënë të rrëmonte thellë në vetveten e saj për të gjetur shkakun e vërtetë të ndarjes, kishte hedhur supozimet e saj nga doktori, duke i thënë se ndoshta nënvetëdija e saj thjesht sa kishte përdorur sëmundjen e saj si justifikim, për të përfunduar një histori dashurie të zbehur e për të nisur një të re që ishte duke i troktiur rradhazi në zemër, por ajo ja kishte mbyllur telefonin duke i thënë se ishte duke broçkullitur kot më kot.

Ama, gjatë gjithë rrugës, ato fjalë i kishin qëndruar si një çekiç mbi kokë.

I kujtoheshin dhe fjalët e fundit të Rubensit, kur ajo ishte ndarë nga përqafimi i fundit me të.

Flashbacks

-Ti nuk e vure fare si opsion shërimin tënd Sam... Ti u largove nga unë me idenë se nuk do ia dalësh. Po nëse ia del?-nuk kishte mundur t'i kthehej me fytyrë, por ashtu si ishte me shpinë e me ca pikëza loti shkëputur nga sytë e saj të lodhur, të grimcuar i kishte folur me gjysmë zëri.

-Atëherë të shpresojmë që do ia dalë dhe dashuria jonë.- shërimi i saj mund të zgjaste me vite. A do mundej dashuria e tyre t'i mbizotëronte viteve? Ajo gjithmonë kishte qënë me idenë se dashuria ia del pavarësisht distancës dhe kohës, por tashmë nuk ishte aq e sigurt, jo për atë hipotezë, por për dashurinë e tyre. Nëse do e kishin dashur vërtet njëri-tjetrin, a do e kishin lënë?-Të kërkova shum Rub, e di, por më thuaj dhe diçka të fundit, më premto dhe diçka.-kësaj here i ishte kthyer me fytyrë dhe me dhembshurinë që flinte ndër sytë e saj, i kishte folur qetë.

-Më thuaj Sam.

-Më premto, se nëse një ditë, shikon dikë tjetër, mos e zmbraps veten duke mos dashur të më tradhëtosh mua apo imazhin tim. Qofsha gjallë a vdekur, nëse zemra jote fillon të rrahë për ndonjë tjetër, jepu me gjithë shpirt pa menduar për mua.

-Sam...Unë do të të pres.

-Vitet janë një pengesë e madhe. Ti më prit Rub, më prit, prit për shërimin ose vdekjen time, por nëse gjatë kësaj pritje, vjen diçka më e fortë, mos më prit më. Atëherë mendo se prite aq sa zemra ta lejoi.

-Sam...Unë s'mund të dua dikë tjetër veç teje.

-Dhe kjo është deklaratë e pamundur Rub. Ne ndiejmë, biem në dashuri. Ndjenjat tona aplikohen pa rreshtur, ne kurrë, në asnjë çast të jetës nuk mbetemi pa ndjenja. Ndjenjat janë si frymëmarrjet tona. Në momentin që nuk marrim frymë, vdesim. Në momentin që nuk ndiejmë vdesim. Ti do ndiesh përsëri Rubens, do duash, ndoshta në të njëjtën mënyrë e ndoshta më shumë, veçse personi mund të ndryshojë.-nuk pati ç'të thotë. E donte shumë atë vajzë, nuk ishte gati ta linte, ta brakiste, por ajo ia kishte kërkuar vetë këtë gjë dhe aty kishte kuptuar se ndoshta nuk kishte qënë dashuria aq e fortë sa ai kish pretenduar.

Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now