Pjesa 31.

566 74 73
                                    

Kishin qëndruar në krahët e njëri-tjetrit për disa minuta. Dukej sikur zemrat e tyre kishin rrahur nga prania e njëra-tjetrës. Kishin lotuar e mes lotësh kishin buzëqeshur. Kishin gjetur vetveten.

Ishte ajo e cila u largua pakëz nga krahët e tij e fshiu lotët nga sytë. Ai nuk rreshte së vështruari fytyrën e saj. Ndihej sikur tashmë që ato ndjenja i kishte nxjerrë jashtë vetes së tij, ishin shumëfishuar. Donte vetëm të rrinte pranë saj, ta mbante gjithmonë pranë vetes e ashtu le të jetonin.

-Shiko...-më në fund filloi të flasë me një zë të qetë, paksa të ngjirur.-Doktor...-Ai qeshi. Kaq e vështirë ishte për të, ta thërriste në emër? Megjithatë e kuptoi që nuk do të thoshte diçka të bukur, përderisa filloi të belbëzojë e të fshehë fjalët pas njëra-tjetrës.

Puthiti ballin me ballin e saj dhe të dy instiktivisht mbyllën sytë. Ishin aq afër sa fryma e tyre përplasej në fytyrën e tjetrit. Për një çast u duk sikur ajri u rrallua e ata po kërkonin më shpesh oksigjenin.

Vendosi duart në fytyrën e saj të nxehtë.

-Doktor...-arriti të belbëzojë, por kësaj here zëri ishte akoma më i ulët. 

-Shh!!Mund të më thuash gjithçka, por vetëm pas kësaj.-ia ktheu lehtas e më pas harkoi buzën.

-Pas kujt?-Ishin duke shkëmbyer fjalë teksa veten e kishin lënë në errësirë me sytë mbyllur. Përse u dashka drita, kur ndjenjat e gjejnë vetë rrugën drejt zemrës?

Ai nuk priti më, por as nuk foli.

Kësaj here zeroi distancën midis tyre. Nuk la qoftë edhe një hapësirë të vogël teksa vendosi të shkrijë buzët e tyre në një, ato buzë të destinuara për të qëndruar përherë bashkë.

Bashkoi buzët e tyre për të parën herë në një puthje të ngadaltë ashtu si dallgët e detit në perëndimin e ndonjë dite vere, të qeta. Shkriu për një çast ndjenjat e shpirtit të dy qenieve që ndjenë aq fort për njëri-tjetrin dhe më në fund e thanë,zemrat e tyre e pranuan.

Ajo nuk bëri fare rezistencë, por ia ktheu puthjen me të njëjtin emocion, me të njëjtën qetësi. Lodronin etshëm për buzët e njëri-tjetrit mbi buzë e ndjenë fluturat në stomak, si të ishin dy adoleshentë që po provojnë dashurinë për të parën herë. 

Ndoshta s'ishte hera e tyre e parë që po provonin dashurinë, por atë lloj dashurie po e jetonin për të parën herë.

Për një çast, bota rreth tyre ndaloi së rrotulluari, njerzit u zhdukën, çdo arsye trishtimi i fashit, çdo fjalë u vetëvra, se nuk mundej të hynte midis atij momenti, çdo gjë u venit duke lënë vetëm ata, ata të dy mes lumturisë së sapokrijuar në vetëm disa çaste.

Shkëputën buzët nga njëri-tjetri, aq ngadalë sa dukej sikur u penduan që i ndanë.Ende qëndronin me sytë e mbyllur e fytyrat e bashkuara. Buzëqeshën. Qeshën me shpirt për atë dhuratë që i falën vetes, njëri-tjetrin.

Ajo kafshoi buzën dhe ndjeu faqet t'i përskuqeshin, teksa e shikonte atë në sy. Ai e shikonte gjithë adhurim, krijesën që përballë kishte.

-Doktor...-kësaj here foli me një zë më të lartë se më parë,por fliste ngadalë, sikur të  pendohej për fjalët që do thoshte. Uli kokën dhe ai menjëherë ia ngriti duke bërë që sytë e tyre të takoheshin përsëri.

-Më thuaj.

-Unë...-nuk mund ta shikonte në sy. Përqëndroi sytë diku tjetër, ndoshta në pllakat e asaj dhome spitali.-Ti...Ne, është e pamundur.-luftonte me veten që lotët mos i dilnin. 

-Përse është e pamundur?-donte të dinte arsyen. Ata meritonin të ishin të lumtur pranë njëri-tjetrit. Përse mos linin çdo arsye kundërshtimi jashtë jetës së tyre dhe ta jetonin atë? Atëherë jeta do bëhej shumë e thjeshtë.

-...Sepse...Unë nuk ndiej për ty.-kësaj here u gëlltit me vështirësi, teksa lotët i dërgoi menjëherë në shpirt. Ndoshta nja dy lotë të pabindur lagën sytë e saj, por ato lotë nuk i pa askush, madje as vetë ajo.  Dukej sikur e copëtoi shpirtin e saj, kurse ai e pa i habitur dhe një çehre trishtimi veshi fytyrën e tij.

-Je e sigurt Samanta?- pyeti, pyeti dhe pse e dinte mirë përgjigjen e asaj pyetje dhe ajo nuk foli, ndoshta zëri i ishte tharë me kohë, kur kishte vendosur të nxirrte ato fjalë nga vetja e saj, por vetëm sa pohoi me kokë.

-Mirë.-foli qetë ai, teksa buzëqeshte hidhur.-Në fund të fundit nuk mund të imponoj zemrën tënde të më dojë me të njëjtën forcë që e dua unë. Atëherë, mund të mbetemi përsëri shokë?-nuk po luftonte. Nuk po luftonte për ta bindur atë të mendonte të kundërtën, por i ofroi një mardhënie që ai kishte deklaruar hapur që i sëmbonte në shpirt e ajo e pa e habitur. Nuk e kishte pritur. Kishte pritur vetëm revoltimin e tij, për shkeljen që ajo i bëri ndjenjave të tij, por jo. Ai përsëri i buzëqeshi.

-Miq?Por... Si?-ajo ishte konfuze.

-Përderisa ti nuk ndjen për mua, atëherë s'besoj të ketë ndonjë problem, apo jo?-ngriti vetullën në mënyrë provokative. Ç'kishte ndërmend të bënte ai njeri?

-Po.Ke të drejtë.-foli qetë. Kësaj here nuk ishte e njëjta qetësi si më parë që i falte lumturi vetvetes së saj, kësaj here ajo qetësi e bëri të ndiente një boshllëk të krijuar nga vetë ajo.

-Mirë, atëherë. Po shkoj të lajmëroj prindërit që u zgjove.-u ngrit nga krevati ku qëndronin të dy ulur dhe futi duart në xhepat e përparëses së tij, teksa bënte të largohej nga dhoma. Ishte zëri i saj që e ndaloi.

-Orgest...-kësaj here e kishte thërritur me emrin e tij. I tërhoqi vemendje dhe u kthye me fytyrë nga ajo duke pritur përgjigje. 

Qëndroi ndoshta për një minutë duke vështruar imtësisht fytyrën e tij. 

-Më fal.-foli me pendesë në zërin e saj.

-Për çfarë?-pyeti duke bërë sikur nuk kishte kuptuar fjalët e tjera që qëndronin të fshehura pas faljes që kërkoi.

-Që të mbajta tërë natën pa gjumë.-ndoshta, donte të thoshte diçka tjetër. Ndoshta ato fjalë u vetëflijuan, sapo menduan për pasojat që mund të shkaktonin. Ai e kuptoi. E kuptoi dhe përsëri i buzëqeshi.

-Po bëja punën time.-i buzëqeshi dhe kësaj here u largua nga dera, duke mos i lënë asaj mundësi tjetër për të folur. 

Atë natë, ajo dhomë spitali kishte parë shumë. Kishte parë një Orgest që kishte dalë mbi figurën e një doktori.

Atë mëngjes, ajo dhomë spitali kishte dëgjuar shumë. Kishte dëgjuar fjalë të cilat  kishin qënë të burgosura kushedi për sa kohë në vetvete.

Atë mëngjes, në atë dhomë spitali, në atë shtrat, një doktor dhe një paciente e sëmurë me kancer kishin shkëmbyer atë puthje që fliste më shumë se çdo gënjeshtër e sajuar që do të vinte më pas.

A mund të besonte ai fjalë të tjera veç fjalëve që zemra e saj tinëz së zonjës i kishte përshpëritur zemrës së tij?


Një frymëmarrje më shumë.Where stories live. Discover now