Pjesa 5.

670 81 172
                                    

Atë ditë ishte zgjuar me një ndjenjë të çuditshme që e ngacmonte në stomak; një gërryerje a boshllëk, me siguri e kishte nga frika.

Nata e kaluar nuk kishte qënë si netët e tjera nën shoqërinë e ndonjë libri a filmi romantik; kishte qënë ndryshe, i ishte dukur sikur ishte zgjuar nga një flluskë klishesh, të cilën ajo vetë e kishte krijuar për të zbukuruar realitetin e shëmtuar në të cilin jetonte.

Natën e kaluar vetëm kishte lexuar histori të vërteta nga njerëz të sëmurë me kancer, kishte ndjerë dhimbjen e tyre, ishte përhumbur në çdo ngjarje që kishin rrëfyer, kemioterapia e pare, pasojat pas disa ditëve, kishte mësuar se ditën e katërt e deri ne të shtatën do e kishte më të vështirë.
Dukej sikur ato histori i përkisnin realitetit, ndryshe nga përrallat që deri më sot kishte parë a lexuar.

Ky ishte realiteti, sinonimi i dhimbjes dhe vuajtjeve, por në të njëjtën kohë, sinonimi i luftës dhe shpresës.

"Të luftosh për mbijetesë",- një shprehje ndoshta klishe në pamje të parë, por vetëm tashmë ajo po e kuptonte vërtet luftën për mbijetesë.

Ai shpirt ëndërrimtar kishte braktisur ëndrrat në ndonjë anije të mbytur në ca dallgë të vetmuara tashmë, në momentin kur realiteti kishte hedhur rrjetën për ta rrëmbyer, grabitur atë shpirt të sajin.

Sa shpejt ndryshojnë ëndrrat dhe mendimet që çdokush ka. Nëse deri dje mendonte për të ardhmen, për shkollën e profesionin, sot mendonte për sekondat e ardhshme, mendonte vetëm për një ditë më vonë, se ndoshta nuk kishte mjaftueshëm kohë të hidhte vështrimin larg, shumë larg në kohë.

Disa njerëz kërkojnë shumë në jetë, shumë... Po ç'kërkonte ajo?
Ajo kërkonte vetëm kohë. Kohë për të dalë triumfuese në atë betejë. Kërkonte kohë për të jetuar.

Tashmë gjendej në atë krevat të rehatshëm duke pritur që të niste kemioterapinë, në vend që të ishte në ndonjë orë leksioni në shkollë. Kishte këmbëngulur të vinte vetë në spital me pretekstin se duhej të mësonte ta përballonte sëmundjen, por në fakt nuk ishte ende gati që familja ta shikonte në atë gjendje.
Ata përpiqeshin t'i jepnin asaj forcë, por shikonte se ashtu thyheshin edhe më shumë, ndaj vendosi të jetë më e fortë; për të mos copëzuar aq thellë zemrën e tyre, e dinte që nuk e shmangte dot, por të paktën jo aq sa mos shërohej më.

-Nuk të lashë shumë të prisje apo jo?- foli doktori sapo kishte hyrë nxitimthi në dhomën e spitalit në të cilën ajo gjendej. U hodh përpjetë nga frika, pasi s'e kishte vënë re prezencën e tij. Hoqi vështrimin nga dritarja që nuk kishte mundur t'i gjente asnjë njollë dhe braktisi sytë në të tijat.

Thjesht sa mohoi me kokë dhe shqoi infermieren pas tij që mbante në dorë ato medikamente a gjëra mjekësore të çuditshme, që shumë shpejt do bëheshin njësh me të, me trupin e saj.

-M'i jep mua. Vazhdoj unë me pacienten.-iu drejtua infermieres e cila duhej te merrej me kemioterapinë.

-Doktor, mund ta bëj dhe unë, nëse s'keni kohë.- sygjeroi imfermierja me faqet topolake, thuajse të skuqura nga biseda  e shkurtër që kishte mundur të krijonte me doktorin e ri, që s'para jepte shumë muhabet.

-Dua unë të vazhdoj, si i bëhet?- ia preu shkurt asaj dhe nuk i la zgjidhje tjeter, veçse të largohej.

E ajo, nuk fliste fare, por ndiqte me sy veprimet e tij.

Gjithmone dëgjonte kemioterapi e vriste mendjen ç'ishte kjo, s'e kishte kuptuar si realizohej dhe si për ironi të fatit duhet ta mësonte me veten e saj, duke e provuar.
Medikamente të forta kundër kancerit të cilat merreshin në formën e serumit apo edhe pilulave, kjo ishte kemioterapia e famshme, që ndonjëherë vriste kancerin, ndonjëherë bëhej ortake me të.

Pa atë tub të hollë, plastik të vendosej në një venë në afërsi të klavikulës së saj dhe u ndje çuditshëm; ndihej vërtet si e huaj me trupin e saj, sikur disa mysafirë të paftuar kishin zaptuar çdo hapësirë të sajën dhe në fakt ashtu ishte. Ca qeliza të mallkuara kanceroze që kundërshtonin të largoheshin, ishin bëre bujtëse të organizmit e shpirtit të saj.

Në momentin që ndjeu ato helme apo medikamente kundër atij armiku të paftuar, të qarkullonin në trup, ndjeu sikur një llavë e llahtarshme po i qarkullonte bashke me gjakun, dukej sikur ajo llave e nxehtë po e përvëlonte; digjte, digjte si dreqi.

-Si ndihesh?

-Sikur po më përzenë nga trupi im.

-Tregoju atyre kush është pronarja.-qeshi me fjalët e tij, por kishte të drejtë.Nuk duhet t'i linte  të huajt të pushtonin plotësisht trupin e saj.

-Çfarë ka në atë qese serumi?

-Po me kujton te mbaj fjalën për kursin falas të mjekësisë, hë?

-Po të ndihmoj të bëhesh njeri i fjalës.

-Prednisolone, ilaç kundër kancerit.

-Është i fortë? Më duket sikur e ndiej të përlyejë gjakun tim.

-Më kancer se kanceri vetë.

-Të të bëj disa pyetje?

-Pa hë! - mori stolin plastik blu dhe e afroi pranë saj kur kuptoi se do i duhej të qëndronte pak më shumë te kjo paciente, pasi ai vetë i kishte dhënë fjalën.

-Ka patur shumë raste të njerzve që kanë vdekur nga leuçemia?

-Shumë.

-Po që kanë shpëtuar?

-Po.

-Nuk keni frikë kur shikoni vdekje?

-Njeriu mësohet me çdo gjë në jetë.

-Përse vendosët të bëheni doktor?

-Përse vendose të bëhesh paciente?

-Nuk e zgjodha unë. Më zgjodhi fati mua.

-E njëjtja gjë vlen edhe për mua. Në një çast, diku, fati vendosi të bëhesha doktor.-harkoi lehtas buzën me përgjigjen e tij.

Fati i kishte zgjedhur të dy; veçse me qëllime të ndryshme; njërin për të shëruar, tjetrin për t'u zvarritur në muret e jetes për pakëz mëshirë.

-Të të bëj unë disa pyetje tani?- ishte doktori ai që mori vallen tani.

-Vazhdoni doktor.

-Si ka mundësi që buzëqesh gjithmonë? Nuk harron te buzëqeshësh pas çdo fjale?

-Duhet! Kuptova se buzëqeshja është e vetmja rrugë.

-Ku e gjen forcën? Më dukesh njeriu më i fortë që njoh.

-Ju ku e gjeni forcën për të përballuar çdo vdekje, humbje, dhimbje të pacientëve?

-Ta thashë, njeriu mësohet me çdo gjë në jetë.

-E njëjta gjë vlen dhe për mua doktor.-ia ktheu me të njëjtën mënyrë si ai më parë.

-Doktor Gesti! Pacienti në dhomën 18 ka diçka që nuk shkon.- ishte ajo vajza që kishte shoqëruar Samantën dy ditë më parë, Erisa, e cila kishte hyrë në dhomë pas një trokitje të shpejtë e me një fytyrë të shqetësuar qëndronte në hyrje të derës.

-Si duket do i lemë për një herë tjetër pyetjet.-i buzëqeshi ëmbël, u ngrit menjëherë nga stoli dhe me vrap u nis drejt deres duke e lënë atë aty, bashkë me mendimet dhe mikun e saj, kancerin.

Shikonte pik-pik të pikonte dhe çdo gjë i dukej më e gjatë, sikur koha harronte të merrte akrepat e orës në rrjedhën e tyre.

Do i duhej te priste orë...Orë që do i dukeshn si shekuj...

E urrente kohën, sa e gjatë, sikur nuk merrte fund kurrë. Paradoksale!
Njëherë lutej për kohë, njëherë e mallkontë atë.

Një frymëmarrje më shumë.Waar verhalen tot leven komen. Ontdek het nu