Dy

685 41 35
                                    

Hapi syte ngadale. I ferkoi per te pare se ku dreqin ndodhej. Ne ane ndodhej nje vajze me floke ngjyre blu. U ngrit e u vesh me te shpejte. Doli jashte ku e pershendeten me shumë miresjellje rrezet e diellit. Vendosi duart mbi hekurat e ballkonit e po veshtronte. Syte i ndeshen nje plake qe po e shikonte me inat. Ai i buzeqeshi lehte e ndersa ajo ende mbante ate çehrje te vrerosur.

E injoroi dhe u fut brenda. Mori telefonin e portofolin e sa u be gati te ikte degjoi zerin e femres qe kish fjetur mbreme.

- Pse po iken ?,- e pyeti ndersa ai po perpiqej te gjente thelbin e pyetjes.

- Ç 'e ke kete pyetje valle ,- e shikoi me habi. Ajo u ngrit. Mbante çarçafin e bardhe qe nje mbreme e kishin njullosur nga eksitimi i tepert ku dehja kishte bere edhe punen e vet.

- Mbreme me premtove qe nuk do ikje si heren e shkuar. Do rrije me mua pergjithmone,- çarcafi i rreshkiti pak por e rregulloi menjehere.

- Flet me mire kur je e zhveshur ndersa keshtu e veshur po me habit,- qeshi ai ne menyre ironike e ndersa u be gati te shkoje por ajo e ndali.

- Vetem ky eshte qellimi yt. Te me perdoresh sa here te me duash e me pas te me flakerosh si rrobe ë ?,- por ai i injoroi serisht fjalet e saj. Iu duken te tepruara.

- Pse nuk pergjigjesh ?

- Se me duhet te iki se kam pune,- ia ktheu ai mosperfilles.

-Pergjigjmu njehere.

- Njehere tjeter çupulinë ,- e puthi shpejt e shpejt ne buze e pastaj i ra te pasmeve te saja.

- Liam.

- Njehere tjeter Nine.

- Te dua Liam,- sa here e sa here i kish deklaruar se ishte e dashuruar marrezisht pas tij por ai as qe e kish vene re.

- Edhe une ,- ia ktheu dhe u largua. Qeshi serisht me vete dhe ndaloi per te pritur nje taksi. Makinen e vet nje zot e di se nga e kishte braktisur.

Nina u fut brenda dhe u dend ne lot. E donte ate njeri. Marrezisht por ai e kish mendjen vetem tek seksi. Nuk i interesonin aspak ndjenjat e nje femre. Sipas tij nje femer ishte loder per nje mashkull. Kur te lodhej se luajturi ta flakte si pa te keq. Shkoi ne lahej. Kish vendosur te largohej nga ketej. Liam,nuk ishte mashkulli i saj ideal.

- Pse me shikon ashtu ,- pyeti Liami zonjen plake qe e shikonte ter mllef.

- Rrugaç ,- iu versul ajo dhe ende fytyra e saj mbante nje çehrje te vrerosur.

- Mos me thuaj qe edhe ti u eksitove nga une ? Me vjen keq por nuk mundem ,- ironizoi ai dhe u zgerdhi me veten.

- I paedukate. Mbyll zinxhirin e pantallonave aty ,- i tha ajo e ndersa ai e kuptoi se pse zonja plake e shikonte ter mllef. E mbylli dhe u kthye nga ajo.

- Nga e keni dhe ju mendjen ,- sic duket Liami edhe me te moshuarat nuk i linte pa i bere pjese te lojes se tij.
- Po e kuptoj qe prinderit nuk te paskan edukuar siç duket. Si nuk ti mesoj jot eme te pakten kodin e etikes kur flet me te moshuarat,- saqe degjoi fjalet e saj nje pasazh nga e shkuara sulmoi fortesen e mendjes. Forcoi doren grusht dhe nofullen gjithashtu. Fytyra i ishte skuqur e nervat kishin dalur ne siperfaqje. Kerciti nja dy - tre dhembet. U afrua afer saj dhe foli ter nerva :

- Kujdes kur flisni. Edhe ju duhet te mesoni t'i vini gojes fre perndryshe nuk do te pyes fare se kush je. Degjoji mire fjalet qe po te them. Te mos perseritesh te njejtat brockulla heren e dyte se do te flasim ndryshe ,- plaka e shkrete beri hapa mbrapa dhe po e shikonte drejt ne sy.

Nje makine e zeze ndaloi perpara kembeve te tij. Nga makina doli nje burre hollak e foli me zerin çjerres :

- Hyni zoteri ,- hapi deren por Liami u fut direkt ne makine.

- Merre ti taksine ,- i tha atij dhe u largua me shpejtesi. Nje shtellunge tymi la pas duke i bere ata te dy te kolliteshin.

- Shefi jot eshte ky ?,- pyeti zonja plak burrin hollak e ai pohoi me koke ne shenje pohimi.

- Ben kujdes nga ai bir. Qenka vertet i rrezikshem ,- i tha ajo duke u larguar.

***

Xhefri po iki une ,- I tha Elena atij dhe iku.

- Takohemi neser ,- ia ktheu ai dhe me hapa te shpejte mori rrugen per ne shtepi.

Elena mori rrugen per tek urbani. Ne dore mbante nje tablo dhe bojen. Do te pikturonte. Elena kishte nje talent te madh ne pikture. Ne apartamentin e vogel kish nje dhome ku pikturonte. Kishte mbi qindra piktura e vizatime. Sa here qe ishte e deshperuar nga rrjedha e çuditshme e fatit, kyçej ne dhomen e vogel e qendronte me ore te tera aty.Ajo fliste permes pikturave qe realizonte. Pasqyronte te gjitha ndjenjat e saj dhe pas kesaj ndjehej mire. Sikur ringjallej per te vazhduar serisht ate monotonine vrastare. Zhdukte ate plogeshtine qe krijohej brenda saj. Ato piktura ishin si copeza qe e lidhnin me te shkuaren. Kishte krijuar nje mozaik te se shkuares me ato fragmente qe i kujtoheshin fare pak. Por qe kishin lene gjurme tek ajo. Gjurme qe kurre nuk do te zbeheshin e do forcoheshin me shumë me kalimin e viteve...

Ndjeu ca feshkellima mbrapa saj. Nuk e ktheu koken pasi mendoi se do te ishte ndonjeri prej atyre djemv qe nuk kishin pune tjeter por merreshin me kesisoj gjerash. Priti semaforin qe ndizej drita jeshile e te kalonte matane. Fjalet e tij te ndryra po e merzitnin.

- O te haj fare lali ty sa e mire qe qenke ,- vazhdonte ai. Elena shtirej sikur nuk i degjonte e ishte e perhumbur ne boten e saj.

- A do m'i japesh pak ato buzet e tua. T'i haj pak,- nuk kishin te ndalur fjalet perverse te tij.

Elena kaloi me hapa te shpejte e u ndal kur degjoi fjale qe tashme e kishin kaluar kufirin.

- Ça b*thesh qe paske moj. I paske te *****e,- buzqeshte ai si i marre sikur te kishte fituar ndonje lotari a ndonje medalje ari.




E publikova !

Dashuri apo Urrejtje ( Hold On)Where stories live. Discover now