Pjesa 5

109 11 1
                                    

- Nuk ka problem. Shume shpejt ke per ta mesuar vendin tend ne kete shtepi. Jam e sigurte qe Feliksi do te ta beje sa me te qarte.

" VDEKSH TI BASHKE ME FELIKSIN! U DJEGSHI NE SKUTAT ME TE THELLS TE FERRIT."

Deshironte ti thoshte. Por nuk e beri. Ne vend te kesaj tundi koken dhe i kerkoi leje Feliksit per tu larguar.
Ajo ishte me te vertete nje gje shume e padrejte per tu pare. Zoela kishte mbetur shume e indinjuar. Sa keq qe asnje nga ata nuk ja bente dot fjalen dysh Feliksit. Prandaj, te gjithe pervec Zoeles kishin vene nga nje fytyre neutrale. Disa dhe nuk ju interesonte fare. Ata ishin te mesuar me Feliksin dhe metodat e tij.

- Budallaqja e vogel. Kujton se eshte mbretereshe ne kete shtepi.

Aleksa nuk kishte te ndalur.

- Aleksa! Te jete hera e fundit qe i flet asaj ne ate menyre. Askush pervec meje nuk ka te drejte qe ta ofendoje, shaje pse ti beje dicka tjeter. Provoje dhe njehere dhe te premtoj qe pasojat nuk kane per te te pelqyer fare.

Aleksa as nuk ja diskutoi fare fjalen. Ishte me e zgjuar se aq. E dinte qe Feliksi nuk i kishte asnjehere fjalet boshe. Gjithsesi, as kercenimi i Feliksit nuk ja hiqnin dot gezimin qe ndiente qe kishte poshteruar laviren e re te tij.
Fjalet e Feliksit do ti zbatonte vetem kur ai te ishte i pranishem. Sa here qe ai te mos ndodhej aty, do ta ofendonte, shante e helmonte vogelushen e dobet. Do tja bente akoma me torturues ferrin ku ndodhej.

Terbohej nga ideja sesi Feliksi kishte dhene gjithe ate shume per nje femer te tille ,aq ndryshe nga ai. Ajo sdo te ishte kurrsesi e afte te kenaqte nje mashkull si ai dhe as te kompensonte parate qe ai kishte paguar per te.
Nga gjithe terbimi dhe inati qe kishte, thelle ne shpirt kishte edhe nje fije lendimi. Ajo i kishte ndenjur gjithmone afer. E kishte kenaqur gjithmone. Ata ishin njesoj. Ata perkisnin se bashku. Dhe se bashku duhet te perfundonin.
Ndihej e rraskapitur. Kishte punuar tere diten.

Po te mos kishte qene per Amanden qe e kishte lejuar te pushonte dhe i kishte pergatitur per te ngrene, do ti kishte rene te fiket nga lodhja. Kishte punuar me shume se sherbyeset dhe per me tepur kishte detyruar edhe fjalet e tyre tallese.

Thashethemi sesi Feliksi e kishte poshteruar dhe e kishte detyruar ti kerkonte falje Alekses , ishte perhapur ne te gjithe shtepine.
Edhe sherbetoret e shikonin sikur ajo te ishte poshte tyre. Ndoshta dhe ishte. Ato e fitonin jetesen me djersen e ballit kurse ajo thjesht sherbente per te kenaqur nevojat shtazore te Feliksit.

Sapo kishte dale nga dushi dhe kishte veshur disa rroba qe Amanda i kishte dhene. U shtri per te fjetur. Dhe ndryshe nga netet e tjera kur lotet nuk e linin qe te flinte, sonte e zuri gjumi menjehere. Ishte teper e lodhur per te qare.

******

Frymemarrjet e renduara te dy personave te lig ndiheshin ne dhome. Ata ishin shume te ngjashem. Te dy te pashpirte, te dy egoiste dhe te dy njerez te paskrupullt. Ata ishin fiks per njeri - tjetrin. Ishin te dy njerez te zhytur ne erresire aq shume saqe e kishin nenshtruar edhe ate.

E kishte pare disa here gjate dites duke pastruar dhe duke u rraskapitur ne punet e shtepise. Katrina nuk i sherbente sonte. Keshtu qe kishte thirrur Aleksen. Ajo ishte gjithmone e gatshme per te.

Ajo ishte nje femer pasionante dhe e zjarrte. E kenaqte me se miri. Kushedi sa here e kishte nxjerre dufin ne trupin e saj.

Komplet ndryshe ishte Katrina. Nje femer e qete dhe e paqte. Dicka delikate dhe e thyeshme. Por ai e kishte perplasur dhe do ta perplaste serish ne toke. Keshtu ishte ai. Qenie pa ndjenja.

Keshtu ishte dhe Aleksa. Prandaj ata e kishin perdorur shume mire njeri tjetrin deri me sot.
Ama , me ardhjen e Katrines , Aleksa po e humbiste anen e saj te pandjeshme. Ajo po ndiente pak nga pak.

Po ndjente xhelozi, inat, frustrim. Po ndjente edhe varesi dhe ndoshta edhe dashuri ndaj Feliksit.

E dinte edhe vete qe Feliksi thjesht e perdorte. Ai nuk ndjente edhe gjene me te vogel kundrejt saj. Kundrejt saj dhe kujtdo tjeter. Feliks Xhordan nuk e dinte se cfare ishin ndjenjat dhe aq me pak dashuria..

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now