Pjesa 2

126 12 2
                                    

Dalengadale efekti i droges po dilte. Sa me shume minuta kalonin, aq me e kthjellet behej. Por nuk donte te kthjellohej. Donte te qendronte e droguar, e mpire, e paafte per te arsyetuar si duhet. Ajo gjendje e mjegullt ishte ku e ku me mire se realiteti. Realiteti ishte torturues, vrases.

Ajo ishte shitur si prostitute. Vetem mendimi qe dikush mund ta prekte pa deshiren e saj, e tmerronte. Akoma me shume e tmerronte mendimi qe ajo gje do te ndodhte se shpejti. Kishin paguar 20 milion dollare per te. Do te quhej shume naive dhe budallaqe nese mendonte se ai njeri nuk do e nxrrte fitimin e vet.

Sapo kishin zbritur nga avioni privat i atij Feliksit te famshem. Nuk ishte me ne Amerike por nuk e dinte se ku ishte. Gjate gjithe rruges ne avion kishte bere sikur po flinte. Vetem e vetm qe te mos perballej me shikimin e tij.

Ai e kishte shikuar dhe studiuar gjate gjithe kohes ne menyren me te paturpshme. E kishte levizur shikimin e tij ne te gjitha pjeset e trupit te saj. Por me e keqja ishte se ajo nuk i thoshte dot gje. Nuk i kerkonte dot qe te ndalonte. Ajo ishte prone e tij tani, sado qe urrente ta pranonte kete fakt.

E vetmja gje qe mund te bente ishte ti fshihej shikimit te tij. Ulte koken, mbyllte syte, kthehej me kurriz e cfaredo gjeje tjeter qe e ndihmonte qe te fshihej prej tij.

Tani ndodheshin ne makinen e tij. E kuptoi nga monumentet e ndryshme qe ndodhej ne Londer. Kishte qene dhe njehere ketu.
Shikimin e mbante gjate gjithe kohes se fiksuar nga dritarja. Kishte frike te perballej me shikimin e tij.

-Si quhesh?

Ishte zeri i tij ai qe i beri te qarte se nuk kishte shpetim nga ai. Nuk i fshihej dot. Zeri i tij ishte si i ngjirur dhe shume burreror.

-Katrina.

U pergjigj por koken nuk e ktheu.

-Preferoj te me shikojne ne sy kur flasin me mua.

Toni i tij nuk linte vend per diskutime dhe ajo ishte teper e frikesuar per te mos ju bindur.
Ktheu koken dhe e pa ne sy. Ishte hera e pare qe e shikonte pamjen e tij tamam qekur e kishte njohur. Gjithmone e kishte pare ne bisht te syrit dhe vetem per fragmente sekondash.
Tani qe po e shikonte pak me gjate, vuri re cdo tipar te tij.

Sy te zinj sterre, floke te zeza te stiluara ne menyre perfekte, vetulla te trasha e te erreta. Nofulla perfekte. Kishte nje bukuri te zeze. Po ta kishte pare ne televizor ose ne ndonje reviste, do te ishte magjepsur pas nje mashkulli te tille por tani i dukej thjesht i mistershem dhe i rrezikshem. Vete bukuria e tij i dukej e lige.

Ishte i dukshem kontrasti mes tyre. Ai, mashkulli i forte dhe i frikshem kurse ajo, femra e dobet dhe e frikesuar. Ai, shikim te nje predatori ne gjueti kurse ajo , shikim te nje gazele qe vrapon mes shkurreve edhe pse e di fatin e saj. Ai , njeri qe rrezatonte vetem pushtet dhe ligesi kurse ajo, njeri i dominuar por plot miresi.

Ishte tersisht e padrejte perputhja midis tyre. Nje njeri si Katrina nuk duhej te kishte rene kurrsesi ne doren e nje njeriu si Feliksi.

Mberriten ne nje vile gjigande. U futen brenda. Ajo ndiqte gjate tere kohes nga mbrapa ate. Aq me shume ecte, aq me shume fytyra te reja shihte. Te gjithe i dukeshin te tmerrshem. Te gjithe e shihnin shtrembert. Qe nga rojet tek dera e deri tek sherbetoret e pafund.

Nuk kishte deshire me te madhe sesa te strukej ne nje vrime e te mos dilte me kurre qe aty. Koken e mbante ulur gjate tere kohes, sikur te kishte bere ndonje faj. Kur, ne fakt ishte krejt e kunderta. Ajo ishte e vetmja e pafajshme aty. Te gjithe mund te ishin fajtore pervecse saj. Ajo ishte e pafajshme. Ajo ishte viktime.

Ndaluan ne dhomen e ndenjes dhe Feliksi thirri dike.

- Amaaaaaandaa!

Ne dhome u fut nje grua rreth te 50ave. Edhe ajo kishte nje pamje te ashper por prape jo si te atyre qe kishte pare me perpara.

-O zot , o zot kush po kalon ketej nga anet tona.

Ironia i dallohej qarte ne tonin e zerit te tij.

- Mireserdhe Znjsh. Barbi. Na kishte marre malli.

I pelqente , kur e shihte me nervat tel e kur ajo mundohej , por veten se permbante dot. Do shperthente me cdo kusht. Sepse keshtu ishte e ndertuar ajo , impulsive , nevrike, gjaknxeht. Ishte si nje bombe me sahat. Mbi te gjitha ishte, bythe e keqe!

Te dy bashke ata gjithmone do perbenin ate reaksionin kimik te deshtuar. Ishin gjithmone nje shperthim. Nje shperthim i embel, gati per cdo aventure.

- Urdheroni, zoteri!

- Pastroje dhe laje vajzen. Beje gati per festen e sotme. Je e qarte?

- Plotesisht zoteri!

Ai doli nga dhoma e ndenjes duke e lene vetem me Amanden.

-Me ndiq!

E urdheroi ajo e Katrina beri ashtu sikurse i tha.

Ne korrdor u ndesh me fytyra te tjera. Perfundimisht , kjo ishte si ato shtepite tipike te mafias ku ne te jeton e gjithe banda. Kete here nuk u perball vetem me fytyra ama,por edhe me shume fjale. Te gjithe ishin duke bere thashetheme per te.

- E shikon kete karamelen? Eshte femra e re e bosit. E bleu 20 milion dollare.

- 20 milionee?! Gjithsesi per e bukur, nuk e ka shoqen. Lum bosi qe ka mundesine ta shijoje.

- Thua qe kur ti merzitet, te na e jape ne nje xhiro? Do te vdisja i lumtur sikur te kaloja vetem nje nate me kete.

Biseda e ketij grupi solli lot ne syte e saj. Koken e mbante perseri ulur. Ajo qe i dhimbte me shume ishte se ishin te gjitha fjale te verteta. Keshtu do te ishte fati i saj. Me e mira qe mund ti ndodhte eshte qe te ishte femra e vetem njerit. Kurse me e keqja ishte se mund te kalonte dore me dore, si nje placke e pavlere e destinuar per tu hedhur tutje me pas.

Eci me tej dhe tani ishte rradha e nje grupi vajzash te flisnin dhe ta torturonin edhe me keq shpirtin e saj te paster.

- 20 milione dollare per kete? Pff, bosi mund te kishte bere me mire.

- Te pakten ajo do te kete kenaqesine e te pasurit afer nje mashkull si ai.

- Oh te lutem. Eshte thjesht nje kucke me shume ne listen e tij. Nje lavire rrugesh qe pasi te kete mbaruar se ngrohuri carcafet e tij, do te ngrohe carcafet e te gjithe meshkujve te viles.

Cdo fjale qe thuhej ishte si nje goditje per te. Sa do te donte te shkonte e ti kapte te gjitha prej flokesh. T'ju thoshte se laviret e verteta ishin ato. Ato qe me fjalet e tyre po nxinin shpirtin e saj. Por nuk e bente dot pasi ato kishin te drejte. Nje fat i tille e priste.

- Shiko vajze, nese do te mbijetosh ne kete vend por sidomos ne kete bote duhet te mesosh ti vesh nje gur zemres e ti injorosh fjalet e tilla.

E dinte qe ajo keshille e Amandes do ti nevojitej shume ne jeten qe tashme do te zhvillonte.

Uji rridhte ne trupin e saj por sa me shume lahej e pastrohej, aq me e piset ndjehej. Me pas u zbukurua dhe u vesh me nje fustan magjepses. Por sa me shume zbukurohej, aq me e shemtuar i dukej vetja. Nuk donte kurrsesi te behej e bukur per te.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now