Pjesa 3

122 15 7
                                    


Po priste ne dhomen e ndenjes per te. Ndodhej vetem, fatmiresisht. Por jo per shume gjate pasi ne dhome hyri Feliksi bashke me Edrikun.
Nuk pendohej fare qe kishte paguar nje shume te tille per te. Sa me shume e shihte, aq me shume i mbushej mendja qe ajo vlente aq edhe me shume.

Ishte e bukur, magjepsese me sakte.Ishte aq e pafajshme dhe e pambrojtur dhe per Feliks Xhordan nuk do te kishte kenaqesi me te madhe se te ndoste pafajesine e saj. Kishte te drejte ta bente dicka te tille pasi ishte pronari i saj. E ajo ishte skllavja e tij.

Nje skllave e vogel qe as ne makthet e saj me te tmerrshme nuk i kishte pare gjerat qe ai do i bente.

Mbremjes i kishte ardhur fundi dhe tani ndodheshin perseri ne vilen e tij. Ishte ndjere tmerresisht keq ne ate mbremje por tani po ndihej edhe me keq. Nuk donte te qendronte vetem me te. Ai e trembte me shume se te gjithe ata burrat perverse qe kishte pare ne mbremje.

Ai po ecte drejt korridorit te gjate dhe ajo ishte krah tij. Deshironte qe ai korridor te ishte i pafundem.
Rruga e tyre mbaroi me shpejt nga ce priste dhe ai e terhoqi drejt nje dere. E futi ne dhomen e tij. Dhoma ishte shume e madhe dhe mbizoteronte ngjyra e zeze.

U kthye perballe saj dhe nguli syte e tij te erret si nata ne syte e saj te celet si qielli pranveror. Dy sy te ndryshem qe perfaqesonin dy shpirtra te ndryshem.

- Zhvishu!

E urdheroi paturpesisht sikur te ishte duke i kerkuar gjene me normale te mundshme.
Lotet gjeten rrugen me shpejtesi tek syte e saj dhe ajo thjesht shkundi koken. Me shume se shenje mohimi ishte nje shenje lutje qe te mos e detyronte te bente dicka te tille. Pavaresisht se ishte munduar ta pergatiste veten per kete moment, perseri nuk ja kishte dale ta pranonte.

- Si te deshirosh pra! Me mbetet mua puna.

Dhe me duart e tij i shqeu fustanin e shtrenjte. Ju duk sikur me duart e tij si kthetra kafshe nuk po griste vetem fustanin por edhe shpirtin e saj.

Ja shkaterroi plotesisht fustanin derisa e la vetem me te brendshme perpara tij. Me pas ja hoqi dhe ato. Instiktivisht ajo u perpoq te mbulohej me duar por ai ja hoqi duart me force.

- As mos guxo, skllave e vogel. Pas pak ti do te jesh teresisht e imja dhe s'do te kesh c'te mbulosh me prej meje.

Lotet filluan ti rridhnin lume. Nuk kishte shpetim per te. Syte e tij ishin ndezur nga deshira per te. Epshi e kishte pushtuar te terin.
E shtyu drejt krevatit te tij dhe u pozicionua siper saj. Ajo po dridhej nga prekjet e tij. Po dridhej nga tmerri.

Gjithmone femrat thurin shume endrra mbi dashurine ose mbi heren e tyre te pare. Kane deshira nga me romantiket. Keshtu kishte qene edhe ajo. Kishte enderruar per lule dhe nje vend te bukur.

Kurse sonte kuptoi qe ato endrra ishin teresisht te pavlera. Sonte kuptoi qe rendesi kishte qe heren e saj te pare ta kishte me nje mashkull qe dashuronte e jo me nje njeri te tmerrshem qe e kishte blere si send.

I urrente prekjet e tij. E urrente ate. Me gjithe shpirt. Ai i kishte njollosur pafajsine.

Kurse atij i shijoi shume trupi i saj. I shijoi lekura e saj e bute dhe e bukur. I shijoi vete ajo. Nje femer engjellore kishte kenaqur deshirat e tij me shtazore. Do te kenaqej shume me te. Ajo do t'ja kompensonte gjate neteve cmimin qe ai kishte paguat per te.

Ate e kishte zene gjumi kurse ajo nuk i mbyllte dot syte. Qau. Qau gjate tere nates. Qau per virgjerine e saj te humbur. Qau per fatin e saj te zi. Qau per tmerrin qe kishte kaluar. Qau qe nuk kishte ngjitur nje njeri qe dashuronte. Por mbi te gjitha qau se ky ishte vetem fillimi.

Tmerre me te medha e prisnin...

Dukej si mos me keq. Syte i ishin fryre dhe skuqur nga e qara e shumte. Buzet i kishte te thata sikur te kishte ndenjur 1 vit pa uje. Floket i ishin pushpuritur gjithandej. Syte e saj e kishin humbur shkelqimin e perhershem. Ishin si te vdekur. Trupi i dhimbte shume nga nata e kaluar.

Ndodhej ne nje dhome me madhesi mesatare, me mobilje te thjeshta, kryesisht te bardha dhe bezhe. Amanda i tha qe kjo ishte dhoma e saj. U gezua shume qe nuk i duhej te qendronte gjithmone ne dhomen e tij. Do te kishte qene akoma me torturuese per te.

Amanda e kishte lajmeruar qe ne 8 hahej mengjesi por ajo nuk e kishte ndermend te zbriste. Nuk donte kurrsesi te ndeshej serish me fjalet apo shikimet gjykuese te njerezve te kesaj shtepie.

Ishte ulur ne krevat dhe po veshtronte murin. Ndihej aq e derrmuar shpirterisht saqe edhe ato rrezet e vogla qe kishin depertuar ne dhomen e saj, ju duken verbuese. Ja vrane teper syte.

Dera u hap me vrull dhe brenda hyri nje vajze e re. Nga veshja e dalloi qe duhet te ishte sherbyese. Ishte e shkurter por me tipare te embla. Ishte fytyra me miqesore qe kishte pare ne kete shtepi.

-Zonjushe, bosi ju urdheron qe te zbrisni poshte dhe te hani mengjes.

Ajo e thirri zonjushe. I buroi nga zemra buzeqeshja qe i dha. Ishte e para ne kete shtepi qe e trajtonte me respekt.

Nga ana tjeter, Feliksi nuk donte ta linte as edhe nje minute te qete. Te pakten ta linte te vajtonte ne vetmi vuajtjen e nates se kaluar.

- Si quhesh?

- Eni, zonjushe.

- Ta gezosh Eni edhe me thirr Katrina, te lutem. Nuk eshte se jam ndokush i rendesishem ketu.

Foli te verteten ajo.

- Oh zon...Katrina, mos u merzit. Ti dukesh me te vertete e kendshme dhe je shume e bukur. Me vjen shume keq qe je ne kete situate.

Dalloi sinqeritet ne fjalet dhe ne buzeqeshjen e Enit. Ndoshta kishte gjetur nje shoqe ne kete ferr. Te pakten ashtu donte te mendonte. I duhej patjeter nje njeri ne mes te ketyre monstrave pa ndjenja.

Skllav I Skllaves Dove le storie prendono vita. Scoprilo ora