Pjesa 1

348 17 9
                                    

-Vajza e fundit qe ju paraqesim sonte, eshte shume ndryshe nga te gjitha ato qe patë deri tani.

Dhe ne skene hipi nje vajze vertet ndryshe. Kishte veshur nje fustan te holle nate i cili i lejonte te gjitheve te ushqenin syte me nje bukuri te tille.

- Sapo ka mbushur 20 pranvera. Nje bukuri qe te jep idene se eshte veper e perendive. Nje gur i cmuar qe verbon kedo me shkelqimin e saj.

Prezantuesi nuk po kursehej fare me fjalet e tij. Kushedi sa ankande te tilla ishin bere dhe asnjehere nuk ishte shprehur ne ate menyre. Sic duket, kjo vajze ishte me e vecanta qe kishin hasur.
Nga ana tjeter, ajo ishte teper e trullosur per te kuptuar se cfare po ndodhte. Cdo gje ne mendjen e saj ishte shume e mjegullt. Ishte teresisht nen efektin e drogerave qe i kishin futur ne gjak. Mezi po ruante drejtpeshimin. Ndjente syte e te gjitheve mbi te. Por nuk ishte e afte te jepte asnje reagim.

Ama, pavaresisht mpirjes se saj, ndjente dicka qe i kishte zene rrenje thelle ne shpirt dhe ishte me e forte se gjithcka tjeter.
Tmerr!!!!
Ishte e lemeritur ndonese nuk ishte e afte te thonte se pse.

-Por nuk eshte kjo e gjitha, zoterinj. Vajza eshte e paprekur. Eshte e paster dhe e pafajshme.

Po te mos ishte per drogen qe kishte shkaktuar nje gjendje qetesie dhe mjegulle, do te kishte qare me denese. Ata po i referoheshin asaj si te ishte nje objekt. Dicka pa shpirt. Ata po diskutonin mbi gjerat me intime te saj. Trupi i saj po reklamohej ne menyre me perfekte, vetem e vetem per tu kembyer me para.

Ajo nuk e meritonte kete. Nuk e meritonte qe te gjithe keta meshkuj ta shikonin me shikimet me perverse te mundshme, me deshirat e tyre me kafsherore e me mendimet me epshkaperthyese.
Nuk e meritonte as qe te shitej si send dhe aq me pak te ardhmen qe e priste.

-Cmimi per kete xhevahir qe do te zbukuroje cdo vend ku do te shkele fillon nga 100 mije dollare.

Ishte nje shume goxha e larte per fillim. Zakonisht fillohej nga 10 mije dollare e per vajzat qe ishin me te bukura cmimi niste 30 ose 40 mije e shumta. Vetem vajzat e virgjera e kalonin shumen prej 100 mije dollaresh. Shuma me e larte qe kishin fituar per nje vajze ishte 1 milion dollare.

Zakonisht , dikush qe paguante nje shume te tille, nuk e merrte vajzen per ta kthyer ne nje prostitute te rendomte. Ai e mbante si femren e vet.

-Kush eshte i interesuar, zoterinj?

-120 mije!

U degjua nje ze nga fundi.

-150 mije!

Nje ze tjeter.

-170 mije!

U degjua nje plakaruq qe ndodhej shume afer saj.

-250 mije!

U rrit shuma dhe dukej qe do te rritej edhe me shume.

Te gjithe burrat e pranishem ishin duke garuar si qente e eger per nje kocke e ne kete rast kocka ishte ajo. Ohh, sa e pafuqishme ndjehej. Sa deshire kishte te bertiste me te madhe, ti ndalonte qe ta benin kete. T'ju thoshte se ajo nuk ishte ne shitje e se trupi e shpirti i saj nuk kishin cmim.

- 500 mije!

U dyfishua shuma por ata nuk do te hiqnin dore aq kollaj. Ishin te gatshem qe per ate vajze me bukuri perrallore te paguanin shume me shume.

Cmimet vazhduan te rriteshin dhe shuma kishte kapur 1 milion e 200 mije dollare. Ishte shume goxha e larte. Te gjithe burrat e pranishem kishin dhene oferten e tyre. Te gjithe ishin mese te interesuar per te patur ate femer. Te gjithe pervec njerit.

Ai qendronte i ulur ne karrigen e tij i patrazuar fare nga gara e zhurmshme per mallin cilesor qe po shitej. Ai nuk garonte asnjehere por dilte fitimtar pa u perfshire fare ne gare. Ne buze mbante nje puro te trashe kubaneze dhe ne dore nje gote uiski te shtrenjte. Ngjitur me te ndodhej krahu i tij i djathte, Edriku.

Hodhi syte nga vajza. Ndodhej ne mes te skenes dhe dukej e paralizuar nga frika. Te gjithe burrat po e veshtronin sic grabitqaret veshtrojne prene e tyre. Edhe ai po ashtu.

Ajo vajze ishte e afte qe te ngjallte mendimet me te shfrenuara tek te gjithe.

Kishte lekure te bardhe si porcelani. Nje lekure e paster dhe dukej nga larg qe ishte e bute si mendafsh. Floket e saj te arta derdheshin ne onde te medha ne supet e saj. Floke qe shkelqenin porsi rrezet e diellit. Syte e saj te medhenj kishin ngjyren me blu qe kishte pare.Nje blu qe i sillte ne mendje oqeanin e pafund. Buzet e saj ishin te vogla por te plota e te kuqe. Trupin e kishte te holle por te mbushur ne vendet e duhura.

Ishte preja perfekte per te gjithe ata mishngrenes qe ndodheshin aty. Ishte nje shqerre e vogel ne mes te ujqerve te uritur.

Ishte si nje gonxhe e sapocelur qe te verbonte me bukurine e saj. Aq e bukur ishte sa per nje minifragment sekondi, atij i erdhi keq qe ajo ndodhej aty. Nuk ishte vendi per te.

Por keqardhja e tij aq zgjati pasi ne sekondin tjeter ishte duke bertitur nje shume qe i la te gjithe pa mendje.

-Njezete milion dollare!

-Uaa, nje shume tejet e larte kjo! Ka oferte tjeter?

Pyeti sa per inerci ai pasi ishte e ditur se nje cmim te tille se kalonte dot askush.
Te gjithe qendruan te heshtur.

Ndonjeri edhe do te kishte dashur ta rriste cmimin por e dinin shume mire qe asnjeri nuk do te fitonte kundrejt tij. Edriku u habit tmerresisht shume pasi bosi i tij nuk para perfshihej shume ne tregtine e femrave. Zakonisht j'ua ngarkonte njerezve te tij kete detyre. Dhe asnjehere, asnjehere me pare nuk kishte dhene as 2% te asaj shume per nje femer.

- Dhe... 1... 2... 3...Vajza i shitet zotit Feliks Xhordan. Ta gezoni mallin , zoteri!

Kjo ishte. Fati i saj u vulos. Ajo i perkiste nje burri qe kishte paguar 20 milion dollare per te. E ndjente qe kjo shume kishte per ti ngelur shenje ne jete dhe se do ta perndiqte gjithmone.
Ajo nuk i perkiste me vetes. I perkiste nje burri.

Dalengadale efekti i droges po dilte. Sa me shume minuta kalonin, aq me e kthjellet behej. Por nuk donte te kthjellohej. Donte te qendronte e droguar, e mpire, e paafte per te arsyetuar si duhet. Ajo gjendje vagullie ishte ku e ku me mire se realiteti. Realiteti ishte torturues, vrases.

Skllav I Skllaves Where stories live. Discover now