Kapitulli i dyzet e tetë

Start from the beginning
                                    

-Nuk ka gjë, është në rregull. Nëse më dëgjon më shtrëngo dorën-i tha një zë burri. Ngadalë Azara shtrëngoi dorën e doktorit.

-Shumë mirë Azara-tha doktori. -Tani do të ulim pak dritën në dhomë dhe do të duhet që të hapësh sytë. Në rregull? Ndiqe me sy pa lëvizur kokën.

Dalëngadalë sytë e saj u hapën dhe u takuan me një doktor me sytë ngjyrë gri. Ai i dha një buzëqeshje para se të tunde kokën e të nxirrte nga xhepi një dritë të një elektriku të vogël. Pa dritën që i shkëlqente në sytë e saj edhe e ndoqi siç i thanë. Por dhimbja nga shikimi kaq i gjatë i shkaktoi dhimbje koke.

Ai fiku dritën dhe me buzëqeshje i dha pak ujë. Ajo thithi ujin duke ndjerë freskinë të kalonte në fyt.

-Si e keni emrin?-e pyeti doktori.

-Alamea..jo prit-tha menjëherë duke marrë frymë thellë-Azara. Azara Lyon

-Bukur.-tha doktori dhe Azara ndjeu diçka ta godiste në bark. Ngriti kokën të shikonte se çfarë e shkaktoi këtë dhe vuri re barkun e fryrë. Çfarë ?

-Jam shtatzënë?-pyeti e zëri ju mek-Si ? Çfarë?

Azraeli dëshironte të afrohej por e ndaluan.

-Po. Ju lutem qetësohuni. Ishit në koma, për kaq kohë të gjatë dhe ishe shtatzën kur u plagosët. Por dua të të pyes, e mbani mend se çfarë e shkaktoi këtë aksident?

Azara nuk e kishte mendjen tek ai por tek barku saj dhe lotët i rrodhën në faqe. Por menjëherë iu kujtuan ngjarjet që shkaktoi këtë incident, ju kujtua Azraeli.

-Ku është Azraeli? Çfarë i ka ndodhur atij? -pyeti menjëherë e tmerruar dhe Azraeli u afrua menjëherë nga ana tjetër e shtratit. Lotët i rrodhën më shumë, por nuk mund të lëvizte sepse makineritë nuk ja lejonin. Kështu Azraeli kapi fytyrën e saj me të dyja duart dhe e puthi në buzë. Më pas bashkoi ballin me të sajën

-Mirëserdhe pranë meje shpirt-i tha duke buzëqeshur të dy për herë të parë pas kaq shumë muajsh

-Sa muajshe jam?-pyeti Azara duke u kthyer nga doktori

-7 muajshe-u përgjigj ai i lumtur

-E ke parë gjininë? Më thuaj, çfarë është?-pyeti Azara drejt Azraelit-Kam dëgjuar të më flisni por jo të gjitha i mbaj mend për momentin. Do më duhet që të qetësohem

-Vajzë. Ne do të bëhemi me vajzë-i tha Azraeli duke e puthur dhe njëherë në buzë.

Erisa bashkë me Orianën u shfaqën brenda. E pyetën nëse ishte mirë dhe i treguan gjithçka tjetër. Azara vazhdoi të kujtonte gjithçka tashmë që u qetësua dhe duke kthyer shikimin nga Laurenti ju kujtua fjalimi i tij dhe falja që i kishte kërkuar. Ia bëri me dorë të afrohej dhe ai bëri siç ajo tha.

-Po princeshë?-pyeti ai duke u afrua dhe më afër saj sipas kërkesës.

-Vëllai yt është me të vërtet një trap-i pëshpëriti në vesh duke bërë që të dy të qeshnin si fëmijë-Ti nuk je një përbindësh dhe as unë e as ti nuk jemi njerëzit më të mirë në botë. Askush nuk është përfekt. Nuk ishte faji yt që unë u ndodha këtu, nuk më detyrove ti. Doja thjesht të ndihmoja dhe e bëra. Për këtë jam shumë e kënaqur dhe krenare. Prandaj Lau, dhe pse ti nuk kishe faj e më kërkove falje, unë të kam falur. Dhe duhet dhe ti ta bësh.

Gjithçka ia kishte thënë me zë të ulët në mënyrë që asnjë të mos e dëgjonte. Laurenti buzëqeshi dhe i dha një puthje në ballë.

-Bëhu mirë princeshë.-ia tha në mënyrë urdhërore duke bërë që ajo të qeshte.

***
Pas dy muajsh

Po ndihej më i shqetësuar  çdo sekond që kalonte. Zemra Azraelit po rrihte aq shpejt sa kishte frikë se mund t'i dilte nga gjoksi nga momenti në moment. Ndjente piklat e djersës që i rridhnin në ballë nga nervozizmi dhe gjakun që po ndalonte së rrjedhuri mbi damarë.

Azara më në fund po lindte. Në çdo ulërimë që ajo bënte, ndjente një thikë që i ngulej duke filluar në fytyrë e në zemër, duke bërë që ta rimendonte vendimin e tij për të pasur një fëmijë tjetër apo më shumë në të ardhmen. Nuk ishte i sigurtë nëse do mundte të duronte ta shihte gruan e tij përsëri me të tilla dhimbje.

-Do të nxirrja shpirtin nëse do mundja që të të largoja dhimbjen-i pëshpëriti në vesh ndërkohë që shtrëngimi i saj në krahun e Azraelit u shtrëngua më fort.

Thonjtë e saj u ngulën dhunshëm mbi lëkurën e tij duke bërë që të dilte gjak, ndërkohë që ulëriste. Azraeli nuk mund të nxirrte zë nga ajo pak dhimbje që po i shkaktonin thonjt. Ajo dhimbje e vogël nuk krahasohej me atë që ajo po përjetonte.

-Je gruaja më e fortë-i tha doktorresha -Jepi dhe pak

-Nuk mund ta bëj më këtë. Nxirre Az-i tha duke shikuar në mënyrë lutëse me sytë që lotonin drejt tij.

I përkëdheli flokët me dorën e lirë para se ti fshihte lotët.-Ti mund ta bësh. Dhe disa shtyrje të tjera dhe bebja do të jetë jashtë. Hajde shpirt, do të jem këtu me ty

Azara ia nguli thonjt dhe më fort ndërkohë që shtynte e bërtiste nga dhimbja. Ishte kaq e vështirë ta shikoje atë në dhimbje dhe nuk mund të bënte asgjë për këtë.

Një klithmë jehoi nëpër dhomën e spitalit duke i nxjerrë të dy nga qëndrimet e tyre. Azara hodhi kokën poshtë në jastëk e lodhur.

Mjeku vendosi "paketën" e vogël të gëzimeve në gjoksin e saj të zhveshur. Dhe, i gjithë lodhja nga fytyra e saj ishte zhdukur si me magji kur shikoi vajzën e saj. Azraeli u  përkul dhe puthi dy dashuritë e jetës së tij.

-Ajo është kaq e vogël-murmuriti duke mos e besuar se vajza tij më në fund ishte këtu.

-Ti je një version i vogël i babait tënd, apo jo Azalea Lyon?– tha Azara me  sytë drejt saj.

-A je gati për një udhëtim, princeshë e vogël?-e pyeti Azraeli duke i buzëqeshur vajzës së tij . Azara i puthi kokën dhe i dërgoi një buzëqeshje të ngrohtë si për ti thënë se ia dolën.

Familja tyre u kompletua.

****

Shumë shpejt do të hedh pjesën e fundit. ( Jo sonte). 😄❤️

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now