Kapitulli i dyzet e shtatë

455 35 5
                                    

Laurenti shikoi Azraelin që doli nga salla e mjekësisë. Për herë të fundit që e kishte parë të vëllanë në atë gjëndje ishte kur motra tyre vrau veten. Doktori i kishte thënë gjithçka Laurentit. Azraeli as që i hodhi sytë nga Laurenti por doli nga vila duke përplasur derën fort. Ishte i lënduar dhe nuk kishte përpjekur të fshinte lotët që po i rridhnin në sy.

Azara ishte shtatzën dhe ndodhej në koma. Laurenti u nis i vendosur drejt dhomës ku ajo ndodhej. Pamja ishte e padurueshme. I dhembi kur e shikoi atë të shtrirë me tuba në fyt, makineri të ndryshme të lidhura në trupin e saj. Ajo dukej aq e zbehtë, pothuajse e pajetë. Laurenti afroi karrigen afër saj dhe ul duke e vështruar trishtueshëm.

-Më vjen keq Azara. Vëllai im kishte të drejtë, jam një përbindësh, nuk ndryshoj aspak nga babai yt, Valentino. Por, kam kaluar kaq shumë për shkak të tij. Mu desh të bëhesha burrë në moshë të re. Isha vetëm 3 vjeç kur pashë dikë që të qëllohej dhe të vdiste përpara meje. Isha vetëm 5 vjeç kur vazhdova duke u stërvitur me armë dhe 8 vjeç kur vrava dikë për herë të parë. Unë gjithmonë shikoja të këqjjat tek të tjerët ndërsa ti? Gjithmonë të mirat. Dhe tek unë, gjete ylberin princeshë.

-Ti ngjan kaq shumë me Azalean time të vogël e di? Flokët, sytë. Më kujton atë dhe në fillim kur të pashë të urreva aq shumë sepse më kujtoje time motër.-një lot i ra në faqe ndërkohë që fliste-Por të betohem princeshë, nuk doja të të lëndoja, vërtetë. Doja thjesht të hakmerresha për familjen time dhe jam një idiot që të përdora ty. Të solla në këtë gjëndje dhe lëndova si ty ashtu dhe vëllanë tim të vogël. Dreqi e marrtë, supozohet që të kujdesem për tim vëlla jo ta lëndoj. Por, ja që u tregova aq mizor sa e bëra. Duke ditur sa e rëndësishme ishe për të, të përdora si karrem për të kapur Valentinon. Dhe nëse më fal ti princeshë, apo im vëlla, nuk do e fal unë veten.

-Shiko, je dhe shtatzënë. Doktori tha që foshnja do jetë mirë dhe nëse ti do të zgjohesh do të kem një nip apo një mbesë të vogël. Përpiqu shumë princeshë. Lufto fort për veten tënde, për foshnjen dhe për vëllanë tim. Unë nuk jam njeriu më mirë në botë por kam vendosur që kur të zgjohesh, të flak tim vëlla nga këto punë. Le të jetë kjo një nismë e re, për të tre ju. Mjaft probleme ju solla. -i tha duke i puthur dorën

-Më vjen keq Alamea-i tha emrin e saj të vjetër-Bëhu e fortë, dhe zgjohu për të gjithë ato që të duan.  

**
Dy muaj më vonë

Kishin kaluar dy muaj të mallkuar. Kishin kaluar aq ngadalë, sa Azraeli po çmendej dita ditës. Dy muaj që kur Azraeli kishte parë sytë e saj të bukur, buzëqeshjen e ëmbël.

E puthi atë në të gjithë fytyrën dhe ul duke i marrë dorën midis të vetash.

-Je zyrtarisht  shtatëmbëdhjetë javëshe shpirt-i tha duke i vendosur njërën dorë në barkun e fryrë-Fëmija po rritet dhe dëshiron që ta dëgjosh gjininë zemra ime?

Azraeli u mbush thellë me frymë dhe i puthi dorën.

-Do të bëhemi me vajzë. E imagjinon dot ? O Zot, as vetë nuk mund ta besoj se po bëhem babai i një vajze-i tha i emocionuar-Është kaq bukur. Doktori tha që vajza jonë do jetë e shëndetshme dhe që zemra jote po funksionon për mrekulli. Zgjohu, mon amour, që të lindësh në mënyrë natyrale. Më ka marrë malli të ti shoh sytë. 

-Duhet të jesh këtu që t'i japësh vajzës sonë dashurinë e nënës, gjë që nuk mund ta bëj i vetëm. O Zot unë nuk di as ta mbaj në krah. Zgjohu sa më shpejt, nëse nuk e bën për mua. Bëje për vajzën tonë. Duhet ti vendosim një emër

Pasi e puthi përsëri në të gjithë fytyrën dhe në bark doli nga aty me të njëjtën dhembje në fytyrë që nuk mund ta zhdukte. Dukej sikur e gjithë vila kishte rënë në qetësi sepse kishin frikë dhe të flisnin. Sapo doli në katin e parë, Killiani po e priste aty.

-Më vjen keq bir.-i tha duke i rënë në shpatull. Pavarsisht çdo gjëje ai i kishte ndejtur krah tij gjatë gjithë kësaj kohe-Po të kërkon Laurenti

Azraeli mori drejtimin për në zyrën e tij dhe e hapi atë pa trokitur.

-A nuk duhet të trokasësh?-pyeti Laurenti me një shtrembërim në fytyrë.

-Fol-i tha ftohtë tjetri duke u shembur në kolltuk. Laurenti ishte i qetë dhe e shikonte ngultas të vëllanë.

-E di, je i zemëruar me mua dhe nuk të vë faj. Më urren dhe të kuptoj. Supozohet që të kujdesem për ty, jo të të lëndoj por dhe unë isha i lënduar Az. Mami, babi dhe në fund Azalea e vogël-tha Laurenti me zërin që i dridhej dhe po ashtu Azraeli pësoi një dridhje nga ato fjalë

-Po, e gjithë familja jonë u lëndua nga ai-hungëriu Azraeli-Por nuk mund t'ja bëje këtë dhe Azarës. Nuk mund të lëndosh të tjerët vetëm sepse dhe ti ishe i lënduar. Dhe unë isha i lënduar si ti, më parë, ashtu dhe tani. Njëri ma bëri armiku im, Valentino. Tjetrën ma bëri vëllai im, ti, Laurent.

Pavarsisht sa e lënduan ato fjalë nuk e dha veten, mbajti po të njëjtën buzëqeshje në fytyrë. Kryqëzoi duart sipër tavolinës duke shikuar në sy Azraelin. Ishte krenarë për vëllanë e tij, për forcën që ai tregonte dhe sa i mençur ishte.

-Doja të diskutoja me ty diçka-theu heshtjen Laurenti-Kur Azara jote të zgjohet, dua që të shkoni në Francë apo kudo qoftë. Larg këtyre punëve, larg këtij biznesi. Dua që të kesh familjen tënde, të qëndrosh me gruan që dashuron dhe vajzën tënde kur të lindë. Nuk dua që të kesh probleme më.

Azraelin u shokua nga ato që dëgjoi nga Laurenti. Mos po bënte ndonjë lojë tjetër ?

-E kam seriozisht-tha Laurenti i lënduar si t'ia kishte lexuar mendjen-Do marr vetë çdo gjë nën kontroll bashkë me Killianin. Dua që ime mbesë dhe kunata ime të jetë e mbrojtur nga kjo botë.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now