Kapitulli i njëzet e tetë

678 37 10
                                    

-Ndihem e lehtësuar-i tha Azraelit pasi kishte bërë dush-Por, dua të di dhe diçka.

Ai i kapi dorën dhe e uli atë në prehër. Vendosi kokën në qafën e saj duke u mbushur me aromën e saj të ëmbël.

-Unë dua që të harrosh gjithçka çfarë ka ndodhur. Dhe pse kjo nuk është e lehtë-tha Azraeli

-Kush është babai im? Dhe pse dëshiron që të hakmerresh kundër tij?

Azraeli e puthi në qafë, më pas vazhdoi deri në nofullën e saj dhe Alamea rënkoi.

-Jo tani cherie. Do të tregoj ndonjë ditë tjetër. Si fillim qetësohu nga tronditja.

-Mirë-tha pa qejfë dhe u ngrit nga ai-Ku do të shkojmë?

-Në një nga magazinat e mia-shpjegoi Azraeli-Duhet të dinë se kush është gruaja e bosit. Do të të duhet të fitosh respektin e të gjithë mafiozëve. Të gjithë e kanë marrë vesht, që jam martuar, tashmë. Duhet tu tregosh se kush është bosi dhe kush komandon.

Alamea përpunoi fjalët me mendjen e saj dhe buzëqeshi
-Unë do e bëj këtë. Kur do të nisemi?

-Sapo të mbaroj një punë të vogël në zyrë-i tha duke e puthur në buzë para se të largohej nga dhoma.

Pas asaj me Davianin, po ndihej pak më mirë. Vetëm tri muaj e martuar me Azraelin dhe ja në çfarë ishte kthyer. Në një përbindësh. Por të paktën kishte fituar vetbesim në vetvete.

Pas dhjetë minutash, doli nga dhoma. Sapo zbriti në sallon, Oriana vrapoi pranë saj duke e përqafuar

-Je mirë ? -pyeti me ëmbëlsinë e saj

-Jam mirë, faleminderit-i tha duke ia kthyer përqafimin

-Eja, mami ka bërë kek-i tha duke e tërhequr nga duart.

Kur po zbriste poshtë dëgjoi të qeshura në kuzhinë dhe ktheu kokën drejt të qeshurave. Sytë i zunë Alamean që po qeshte. Një e qeshur që nuk e kishte parë kurrë tek ajo. Mbeti i mahnitur dhe një ndjenjë lumturie i buroi nga zemra teksa shikonte atë të buzëqeshte, pas gjithë atyre gjërave që i kishin ndodhur asaj vajze. Më pas ajo lëpiu gishtat dhe eksitimi e kaploi keq nga ai veprim i beftë

Është thjeshtë një tërheqje fizike-i përsëriti vetes për herë të njëqindë e pasi u mbush thellë me frymë u fut në kuzhinë. Oriana me nënën e saj pushuan së qeshuri dhe ulën kokën. Alamea futi një copë nga keku e bëri përsëri të njëjtën veprim duke shikuar Azraelin në sy

-Diable-mallkoi nën zë Azraeli pa mundur ti shqiste sytë nga ajo

-A po ikim?-e solli në realitetin e mallkuar Alamea duke u ngritur në këmbë.

-Çfarë djallin ke veshur kështu? 

Ajo shikoi veten të veshur me një fund të shkurtër, geta ngjyrë mishi, një këmishë të bardhë dhe disa kambale të zeza.

-Jam bukur. Çfarë të keqe ka këtu?-pyeti me një zë të ëmbël. Azraeli gati po luante mendsh. Nuk është se ishte ndonjë xheloz i fiksuar por gjëja e fundit që donte ishte që mafiozët atje ti ngulnin sytë tek shalët e gruas së tij dhe të fillonin e të imagjinonin për të.

-Eja me mua. Tani-e urdhëroi duke i kapur dorën

-Eva, Oriana ju falenderoj për kekun. Ishte mjaft i mirë. Shihemi më vonë-bërtiti shpejt ndërkohë që Azraeli e tërhiqte për katin e tretë.

-Zhvishu-urdhëroi kur u fut në dhomën e saj

-Çfarë ? Pse ?-pyeti e hutuar

-Vish diçka tjetër. Nuk dua që ato mafiozë të mallkuar, të shpërqëndrohen nga këmbët e tua të bukura.

A darker shade of love [Shqip]Onde histórias criam vida. Descubra agora