Kapitulli i dyzetë e katër

512 36 20
                                    

Një dorë e kishte kapur nofullën fort dhe ajo po mundohej të lëshohej nga ai shtrëngim, me gjithë forcat e gjithë metodat që po mundej.

"Do ja thyej ato gishta"-hungëriu Azraeli.

-Më lësho, po më vret-rënkoi ajo drejt Andreas së tërbuar

-O Zoti madh. Laurent do futem tani

-Jo. Prit kemi rrezik. Dëgjo

-Toglile le mani di dosso adesso (Hiqi duart nga ajo tani)-hungëriu Valentino pas Andreas duke bërë që ky i fundit thjesht të kthente kokën pa i hequr dorën nga ai shtrëngim.

-Ajo ishte futur zyrën tënde-tha ai ftohtë. Valentino u afrua më shumë drejt tyre duke e shikuar kërcënueshëm Andrean

-Duhet të kishit ardhur tek unë. Hiqi duart nga ajo dhe herën tjetër nëse bën diçka të tillë do të të vras

-Kërkoj ndjesë-tha ai po në të njëjtën mënyrë duke e lëshuar Alamean. Alamea fërkoi nofullën nga dhimbja që ishte shkaktuar duke u menduar se çfarë të bënte e të thoshte. Valentino u përkul para në mënyrë që të haste shikimin e Alameas.

-Bëra të pamundurën që të të besoja Alamea. Çfarë po bëje në zyrën time dhe mos më gënje.

-Po të kërkoja ty-tha ajo me zërin që iu drodh dhe një lot i ra në faqe. Valentino picërroi sytë fort me dyshim.

-Përse? Çfarë dëshiroje ?

-Kur isha tek rezidencae Azraelit dëgjova diçka në lidhje me ty dhe që kishte të bënte me një video. Më duket një video që e kishit ju. Nuk e di se pse e mendova se atë video do ta kishit ju. Më vjen keq-tha Alamea me të shpejtë duke u lutur që ai ta besonte këtë

-Ajo video është një mashtrim vogëlushe. Unë nuk kam asnjë video. Herën tjetër mund të vish tek unë kur të duash diçka dhe të futesh në zyrë-tha Valentino e i vendosi dorën në shpatull për ngushëllim. Në sytë e tij kishte njëfarë frike. Ishte e sigurtë që ai e dinte se për çfarë video po fliste ajo. Babai saj ishte një derr gënjeshtari.

-Eja të të dërgoj në dhomë-i tha Valentino

-Çfarë ka ndodhur me mamanë time ?-e pyeti Alamea duke ecur krahë të atit

-E vrau babai i Azraelit-tha ai dhe Alamea ndaloi e tronditur. Ishte e vërtetë vallë kjo që ai tha ? Apo mos po e gënjente përsëri?

-Është e vërtetë kjo?-pyetjen nuk ia bëri Valentinos por personit që po dëgjonte pas kufjeve

-Po, nuk po ju gënjej

-Ke pesëmbëdhjetë minuta kohë të dilni princeshë. Do të sqarojmë çdo gjë më pas-tha Laurenti pas kufjes

Ato vazhduan përsëri të ecte dhe kur arritën në dhomën e saj Valentino i hapi derën.

-Natën e mirë-i tha Alamea duke i buzëqeshur dhe u fut brenda duke mbyllur derën.

-Po hyjmë brenda. Dil menjëherë nga shtëpia-tha Laurenti

Dreqi e mori, si do ja bënte tani? Hapi derën me kujdes dhe shikoi koridorin me vëmendje nëse kishte ndonjë nga rojet. Por dy nga ato po hipnin shkallët dhe ajo vrapoi përsëri brenda në dhomë. Hapi perden e ballkonit dhe doli jashtë. Shikoi poshtë, ku ndodhej një çati. Ishte mënyra e duhur dhe mund ta bënte. U mbush thellë me frymë dhe u hodh poshtë mbi çati.

Sa me kujdes eci drejt hapësirës që të shikonte poshtë për të shikuar se sa larg ishte me tokën

-O dreq, dreq, dreq-rënkoi ajo kur shikoi poshtë. Ishte vetëm në katin e parë dhe kishte disa metra të mira për tu hedhur

-Çfarë ka shpirt? -pyeti Azraeli .

-Asgjë thjesht më duhet të hidhem nga një lartësi që të arrij në oborr

-Çfarë dreqin? Mos guxo ta bësh-bërtiti Azraeli

Pavarsisht kundërshtimeve të tij që vërshonin në kufje, Alamea u mbush disa herë me frymë e me sytë e mbyllur u hodh. Kur këmbët e saj prekën tokën, kyçi i këmbës së djathtë iu përthye keq duke i shkaktuar një dhimbje të tmerrshme. E mbyti rënkimin me dorë dhe dëgjoi disa zëra aty pranë. Menjëherë u fsheh në disa shkurre që të mos e shikonin. Këmba po i dhimbte por nuk ishte koha e duhur për të menduar për këtë. Shikoi Valentinon që po bisedonte diçka tepër serioze me dikë tjetër.

Më në fund, duke çaluar shkoi drejt pjesës së parme të shtëpisë ku po priste Laurenti e Azraeli. Azraeli shkoi drejt saj me të shpejt duke e përqafuar. Dukej i lehtësuar që ndodhej shëndosh e mirë në krahët e tij

-Je mirë? Të kanë lënduar?-e pyeti duke e shikuar në të gjithë fytyrën për ndonjë shenjë

-Jam mirë-e siguroi ajo.

-Në rregull atëherë-tha Laurenti duke përplasur duart-Koha është tani.

-Jo pa siguruar Alamean si fillim-kundërshtoi Azraeli

-Do merret Zaiden me të-i tha Laurenti duke i bërë shenjë atij që ndodhej pak metra larg.

-Nëse ndodh gjë do të kërkoj llogari-i tha Zaidenit para se ta dorzonte Alamean tek ai.

-Pa shih, pa shih-tha një zë duke bërë që ato të kthejnë kokën drejt Valentinos që po qëndronte përballë tyre-Alamea? Pra, tradhtare dhe ti?

Alamea u gëlltit fort që të largonte lotët

-I ngjave nënës tënde. Dhe ajo një kurvë tradhtare e qelbur ishte, njëjtë si ti-hungëriu Valentino

-Ti bir bushtre-i gjujti me grusht Azraeli-Mendon se mund të flasësh në atë mënyrë me të?

-Eja sexy, duhet të ikim para se gjendja të bëhet më serioze-e tërhoqi Zaiden nga krahu por ajo nuk lëvizi duke shikuar Valentinon e mbërthyer përtokë dhe Laurentin që i kishte drejtuar një armë në mes të ballit.

-Jo-tundi kokën fort-Dua të qëndroj

-ZAIDEN LARGOJE ATË NGA KËTU MENJËHERË-bërtiti Azraeli i tërbuar -Qoftë dhe me forcë.

Pavarsisht kundërshtimeve të saj, ai e mori në krah duke e larguar jashtë asaj ndërtese. E uli në tokë pranë makinave. Alamea bërtiti ku dëgjoi disa krisma arme dhe u shtrëngua më shumë tek Zaiden që iu hodh në përqafim.

-Gjithçka në rregull-pëshpëriti ai duke i fërkuar kurrizin për ngushëllim

-Hiqi duart nga ajo para se ti këpus-e kërcënoi Azraeli duke tërhequr me forcë krahun e Alameas edhe e përplasi me trupin e tij.

-Të paktën shijova pak nga trupi saj-tha Zaiden duke zbardhur dhëmbët

-Zaiden-e paralajmëroi Azraeli egër

-Çfarë? Nuk mund ti rezistoj-tha përsëri Zaiden.

-Atëherë as unë-tha Azraeli duke i shkrepur armën në këmbën e tij. Zaiden rënkoi dhe u shtri përtokë

-Çfarë dreqin bëre? Je i çmendur apo jo?-bërtit Alamea duke shkuar pranë Zaidenit

-Hajde sexy, vetëm ti më shëron-u tall Zaiden me dhëmbë të shtrënguar

-Nëse nuk e dëshiron plumbin në kokë bën mirë ta mbyllësh Zaiden-e kërcënoi Azraeli përsëri. Pasi e ndihmoi të futej në makinë, mori Alamean duke e përqafuar fort.

-Ne do të flasim në shtëpi shpirt. Tani të dy jemi të lodhur-i tha duke e shtrënguar  e më fort kur plasi një shpërthim në vilë. Shikoi Laurentin bashkë me të tjerët që po vinin drejt tyre dhe vilën që ishte hedhur në erë e kishte marrë flakë.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now