Kapitulli i katërt

547 35 14
                                    

Kur shkoi në shtëpi, ajo që i tha Daviani, e tronditi. E tronditi aq shumë sa mbeti e ngrirë duke e shikuar në fytyrë, ndërsa ai e shikonte ftohtë.

-Unë nuk do martohem me atë-tha pasi kishte marrë veten-Nuk ke as të drejtën për të më detyruar që ta bëj këtë vetëm se i ke borxhe atij. Unë nuk jam send për të më shitur

-Do e bësh-i përsëriti Daviani duke u ngritur në këmbë drejt saj-Nuk ka vend për diskutim.

-Jo nuk do e bëj-bërtiti ajo dhe jo për më shumë se 3 sekonda e gjeti veten në tokë. Daviani e kishte qëlluar në fytyrë. Faqet iu njomën nga disa lotë që dolën paparendur. U mundua të largohej, por nuk kishte vend mjaftueshëm që të ikte nga ai. U ngrit në këmbë me lotët që i rridhnin në faqe. I fshiu me nerva dhe u kthye nga Daviani.

-Nuk je gjë tjetër, veç se një plehrë -iu hakërrye pa e vrarë mendjen për pasojat që do vinin pas kësaj. Aq i bënte, le të vdiste. Nuk i interesonte më-Je një i përdalë, i luajtur mendsh vetëm për pak para.....

Daviani i gjuajti përsëri dhimbshëm në faqe dhe nuk mundi ti mbante këmbët që ju morën, sado që u mundua dhe ra përsëri në tokë.

-Mos më fol mua ashtu, bushtër -hungëriu egër dhe përsëri e goditi me diçka që as vet nuk e kuptoi se çfarë ishte.

-Mjaft-rënkoi vakët ajo dhe Daviani ndaloi.

-Pas dy ditësh do të martohesh. Ose ndryshe nuk do dalësh nga kjo shtëpi as në dritare gjatë gjithë pjesës së mbetur të jetës tënde-e kërcënoi dhe doli nga aty me një të përplasur dere sa fuqi kishte.

Alamea, vazhdoi të qante me ngashërim e dënesë gjatë gjithë natës së mbetur. E pafuqishme të bënte diçka dhe tepër e dobët.

*****
Dy dit më vonë

E shtrirë akoma në shtrat, shikonte valixhen me rroba akoma të hapur. Rrezet e diellit te mëngjesit ndriçonin një pjesë të shtratit të saj dhe një pjesë të rrobave të palosura për merak, në valixhe. E urrente veten, urrente jetën e shpifur. Në veçanti urrente Davianin e mallkuar. Donte të ndryshonte shumë gjëra. Por si mund ti ndryshonte ato kur nuk kishte fuqi?

-Eja, çfarë po bën akoma? Jemi bërë vonë.

Shfryu e mërzitur. Ishte tepër vonë për gjithçka. U ngrit në këmbë trishtueshëm. Veshi diçka çfarë gjeti, jo shumë e interesuar për të rënë në sy, ku shpresonte shumë që nuk do të binte. Do donte që tjetri mos ta pëlqente dhe të hiqte dorë. Ashtu i jepte dhe asaj mundësinë për të hequr dorë nga kjo gjendje.

U rregullua aq sa mundi në pasqyrë dhe hapi derën e dhomës. Daviani po priste në këmbë tek dera.

-Çfarë bëre tre orë?-e qortoi dhe ajo nuk i ktheu përgjigje. Hapi derën e shtëpisë dhe bëri udhë para.

-Prit. Po valixhen?

Ndaloi duke shfryrë. E nevrikosur, e inatosur dhe e xhindosur njëkohësisht. U kthye përsëri brenda. Mbylli valixhen dhe e mori duke e tërhequr.

-Shpresoj që mos të jetë ndonjë plakush-i tha tërë vrer-Ndryshe do të detyrohem që ta mbys natën me ndonjë jastëk

Daviani mori valixhen dhe të dy u nisën drejt makinës. Rruga iu duk më e shkurtër, sa ç'kishte menduar në të vërtetë. Kur nuk e dëshironte diçka, intervali kohor ishte më i shpejtë se zakonisht.

Makina u parkua para bashkisë. Kishte ardhur koha. Nëse dikush do e pyeste për dëshirën e fundit do të ishte ndalimi kohës duke filluar nga ky moment. Gëlltiti lotët poshtë dhe u mundua që të qetësohej. Çdokush kishte fatin e vet por as armikut nuk ia uronte këtë fat të sajin.

-I fejuari yt po na pret brenda-e "zgjoi" nga mendimet Daviani. Ajo pohoi me kokë dhe doli nga makina. Ajri i ftohtë iu përplas në fytyrë dhe do donte të ngrinte e mos të kishte mundësi të lëvizte.

Bashkë me Davianin, u futën brenda në ndërtesë. Përshkuan një koridor të vogël , deri ku ndaluan tek një derë që shkruhej "Noter". Djali që Alamea po martohej pa dëshirë, po qëndronte në dritare, i kthyer me kurriz.

-Azrael, motra ime është kjo. Është gati për martesë-foli Daviani. Djali u kthye nga ato të dy duke lënë të shtangur Alamean. Pikërisht përballë saj qëndronte burri misterioz me sytë e zinj. I njëjti burrë që kishte parë në club, i njëjti burrë që kishte parë Darlën të puthej atë nate. I erdhi neveri. Gati sa nuk po villte. Ai i hodhi një shikim pa asnjë shprehi, me një shprehje më të ftohtë se ai i Davianit, nga koka tek këmbët e anasjelltas. Pastaj u kthye nga Daviani.

-Mall i mirë. Nuk kam fjalë-tha. Alamea u tërbua nga ky epitet e tij. Ishte gati ti hidhej me grushte e t'ja prishte atë fytyrë të bukur e prej seriozi.

-Është dakord vajza?-e pyeti Davianin por sytë i mbante tek ajo. Kjo është mundësia për të mohuar para se të firmoste

-Jo, aspak-foli më shpejt se Daviani ajo-Kam ardhur si cjapi tek kasapi.

Azraeli bëri një buzëqeshje vetëm me cepin e buzës, ndërsa Daviani e shikoi me inatë duke e shtrënguar pak me dorën tek supi i saj si për ta paralajmëruar që ta mbyllte gojën.

-Mezi po e pret këtë martesë. Më besoni-i tha duke buzëqeshur-Nuk iu ka mbyllur goja gjithë kohën, sidomos kur mësoi se burri që do të martohej ishit ju.

Azraeli e kuptonte që po gënjente. Arrinte ti dallonte mirë njerëzit që shtireshin, dhe një nga ato persona ishte Daviani.

-Mund të mbarojmë punë tani? Nuk kam kohë.

-Sikur po blen ndonjë objekt-murmuriti me nerva dhe bëri udhë para. Hapi derën e noterisë dhe u ul në kolltuk, pa miratimin e ndokujt që ndodhej në zyrë. Le ta dëbonin, nder i bënte.

Azraeli u ul në karrigen përballë pa fjalë më shumë dhe noteri vazhdoi proçedurat e nevojshme. Ajo "po-ja" i doli i ulët, i vakët sa noteri u detyrua ta përsëriste pyetjen. Aty ajo vulosi jetën e saj në ferr.

Kjo kishte shije të keqe, të hidhur. U mundua të qëndronte e fortë e të mos qante. Nuk e dinte sa do të duronte. Kur dolën jashtë, Azraeli e shikoi me shikim agresiv e pa jetë.

-Shkojmë-i tha sikur ti jepte urdhër.

-Nuk mund të flasësh më mirë ti? -pyeti me nerva duke e ndjekur pas. Ai nuk foli, futi valixhen e saj brenda në makinën e tij zi sterr si nata,  e pa fjalë zuri vend në anën e shoferit.

-Ju urrej të gjithëve-tha para se të zinte vend nga ana tjetër.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now