Kapitulli i tetëmbëdhjetë

693 33 9
                                    

Nuk mundi të mbante mend, rrugën për në kuzhinë por një aromë e mirë ushqimi e bëri gati të rënkonte. E kishte marrë uria. Aty gjetën Evën, Orianën dhe një vajzë tjetër bionde që po përziente diçka në tigan.
Të gjitha sapo vunë re Alamean dhe Azraelin, ulën kokën dhe sikleti iu pikturua në fytyrë. Vjaza bionde nuk guxoi të kthente kokën nga ai vetëm mbante sytë tek ushqimi që po përziente.

-Alamea kishte uri-u tha ai.

-Përshëndetje-tha Alamea dhe i buzëqeshi Orianës që e shikoi në dritë të syrit

-Unë po shkoj-i pëshpëriti Azraeli-Mos u shqetëso, Killiani nuk do të bëj keq. Në darkë do të të tregoj disa rregulla

Sapo Azraeli u largua, të trija lëshuan frymën të lehtësuara

-Çfarë ka këtu për të pasur frikë?-pyeti duke përqafuar Orianën.

-Çkemi. Unë jam Nerisa-tha biondja duke u kthyer me një buzëqeshje të ëmbël nga Alamea

-Alamea-u prezantua Alamea dhe e përqafoi-Vjen erë e mirë. Çfarë po gatuan?

-Do ta shohësh shumë shpejt-i tha Nerisa dhe iu kthye gatimit

-Dukesh pak e mërzitur apo jo?-pyeti Oriana duke u ulur në karrige përballë Alameas.

-Epo, po, pak-pranoi ajo-Nuk jam mësuar të gjendem në një shtëpi me burra që shëtisin me një armë ose në dorë ose në brezin e tyre.

Oriana tundi kokën sikur ti thoshte që e kuptonte.

-Pse ishte gjithë ai tension kur këtu u fut Azraeli?-pyeti Alamea me kuriozitet duke thyer heshtjen

-Ishte hera e parë që e shikoja. Dhe ishte më frikshëm nga sa thonë të tjerët -u përgjigj Nersisi

-Çfarë do të thuash?

-Kur u punësova gjithçka e bënte zoti Killian. Ai nuk u shfaq kurrë, ose ishte në katin e tij, ose në shtëpinë tjetër, në clubin e tij ose punonte. -shpjegoi Nersisi

-Në clubin e tij?-pyeti e çuditur Alamea

-Po. Një club nate "A.D club night".

-Çfarë dreqin?-nëpërdhëmbi Alamea kur kujtoi emrin e klubit ku ajo kishte punuar më parë

-Çfarë ndodhi?-pyeti Oriana

-Unë isha punësuar në atë club si kamariere para se të martohem me Azraelin. Tani e mora vesht që ishte clubi i tij.

-Të martohesh me Azraelin?-përsëriti Nersisi e hutuar me garuzhden në ajër.

-Ajo është martuar me të-e informoi Oriana-Ajo tani qëndron në katin e Azraelit.

-Më fal. Nuk e dija-tha dhe Alamea i buzëqeshi ngrohtësisht.

-Azraeli nuk është i frikshëm. Pse e mendoni këtë?

-Të gjithë shërbëtoret e tij, që vinin merrnin ushqimiin, striptistet, gratë e përkohëshme që kishte, që zbresin këtu për ushqim; të gjitha thonë të njëjtën gjë. Ai është si Luçiferi dhe ju e ndjeni atë në momentin që është dy metra afër teje-shpjegoi ajo

-Shërbëtoret, striptistet, gratë e përkohshme?-kërkoi që të vazhdonte e të tregonte më shumë

-Po. Ato të gjitha jetojnë këtu. Por mos më keqkuptoni ato nuk flenë me Zotin Lyon, ata as nuk e shohin atë nëse nuk flenë me Killianin-shpjegoi ajo përsëri ndërkohë që hidhte në pjatë ushqimin. Çfarë ishte ky vend ?

-Ku janë ato?-e pyet. Ndërkohë që Eva me Orianën kishin rënë në qetësi.

-Kati i nëndheshëm. Ka katër kate në këtë ndërtesë. Nuk kam qenë kurrë atje poshtë, por në bazë që të tjerët e përshkruajnë është ose argëtim ose ferr.

Mendja e Alameas po i bashkonte gjërat që mësoi rreth kësaj rezidence. E pa Nersisin, teksa fikte zjarrin dhe vendosi pjatën përpara saj.

-Shijoje. Të bëftë mirë-i tha. Alamea buzëqeshi dhe vazhdoi të hante ushqimin e shijshëm që Nersisi përgatiti. Ajo ishte master shef e kaluar master shefit.

Pikërisht, në kohën kur Alamea po mbaronte, aty futet një vajzë tjetër me kaçurrela të gjaata, ngjyrë kafe të errët. Ajo kishte veshur një bluzë të ngushtë që nxirrte në pah gjoksin e saj, dhe pantollona të gjata të ngushta, xhins.

-Nersis-bërtiti ajo duke përqafuar kuzhinieren seksi.

-Erisa-i tha Nersisi duke i kthyer përqafimin.

Sytë e Erisës ngjyrë mjalti, u rrotulluan drejt Alameas duke e shikuar nga koka tek këmbët. Një buzëqeshje e madhe dhe e shndritshme u krijua në fytyrën e saj të bukur.

-Ajo është Alamea-i tha Nersisi

-Një vajzë e re?-pyeti Erisa. Vuri re një theks tjetër në fjalët e saj dhe sipas theksit ajo duhet të ishte italiane.

-Jo, ajo është gruaja e Donit-shpjegoi Nersisi. Erisa shikoi njëherë drejt saj e më pas nga Alamea.

-Pra, ti je e preferuara e Donit? -pyeti dhe një rrënqethje i kaloi në trup kur kuptoi kuptimin e fjalëve të saj

-Po e keqkupton e dashur-i tha Nersisi-Ajo sapo është martuar me Zotin Lyon.

-Nuk ka mundësi-foli e hutuar por e mori veten shpejt

-Sapo është shpërngulur në katin e tij-e informoi Nersisi dhe Erisa u afrua afër Alameas

-Gëzohem që të njoha Alamea. Më duket sikur je mërzitur këtu, dhe nuk ke faj. Eja të të mësoj një mënyrë tjetër të argëtohesh.

Sapo Alamea donte të kundërshtonte ajo e tërhoqi nga dora dhe filloi duke ecur nëpër koridor.

-Erisa-bërtiti Nersisi. Alamea shikoi njëherë nga Nersisi që rrotulloi sytë para se të futej në kuzhinë.

-Në të vërtetë, kur e sheh në fillim duket shumë e frikshme. Kështu mendova dhe unë herën e parë, por kur e provova ishte argëtuese dhe çliruese. Ndihesh mirë. Dhe pse ato burrat ishin pak agresivë por u mësova me kalimin e kohës-i shpjegoi teksa po zbrisnin poshtë disa shkallëve. Muzika dëgjohej sapo dera u hap.

-Më qëndro afër. Nuk duhet të qëndrosh vetëm këtu poshtë-bërtiti mbi muzikën.

Sytë e saj shkuan në skenë ku një vajzë bionde, me një maskë që mbulonte fytyrën.Ajo e rrotulloi trupin e saj rreth shtyllës, duke u rrëshqitur ngadalë poshtë me pjesën e pasme në ajër.

Burrat me kostume hodhën paratë e tyre drejt saj, duke e brohoritur bashkë me gjuhën e tyre të huaj

-Oui putain. Tremble pour moi chérie.(Po kurvë. Dridhe për mua zemër).

****

Ju uroj Gëzuar Vitin e ri 2024 të gjithë! Vetëm mbarësi, të mira e shëndet paçi ju dhe të dashurit tuaj! Qoftë një vit sa më i mbarë për të gjithë!🥰🥰🥰🥰

A darker shade of love [Shqip]حيث تعيش القصص. اكتشف الآن