Kapitulli i gjashtëmbëdhjetë

643 36 9
                                    

Me shpejtesi, ajo kapi telefonin dhe vrapoi për të hapur derën. Ajo zbriti me vrap shkallët dhe sapo do te vraponte drejt derës së përparme, ajo u kap nga beli i holle. Një fryme e ngrohte ndihej në pjesën e pasme të qafes së saj dhe ndjenja e një arme te vendosur në anën e saj nuk kaloi pa u vënë re.

-Dhe ku mendon se po shkon, vogëlushe?-Ai nuk ishte Azraeli. Nuk ishte zëri i tij.

-Në të vërtetë nuk është puna jote-murmuriti ajo pa u kujdesur as nëse ai mund ta dëgjonte apo jo. Menjëherë ajo u tërhoq nga krahët i tij. Duke  ecur përpara, drejt derës, lëvizjet e saj u ndalën kur dora e tij u mbështjellë rreth kyçit të dorës. Ai po e tërhiqte më pranë trupit të tij të fortë shkëmb. Burri kishte flokë në biond, sytë jeshilë smeraldi e ndoshta ishte në moshën përafërsisht tek 40 vjeç.

-Do të të pyes përsëri,-ndjeu ajo që buzët e tij ia fërkonin lehtë veshin ndërsa fliste.-Ku dreqin mendoni se po shkoni?-Pyeti me përulësi dhe thellë sikur të ishte një gjëmim.

Ajo nuk e fshihte dot faktin që dridhej. I gjithë trupi i saj vetëm dridhej nga afërsia dhe aroma e lehtë e mentës në frymën e tij.

-Heqi duart nga ajo Killian.

Të dy kthyen shikimin nga Azraeli që kishte hapur derën e po qëndronte në mënyrë të frikshme, me këmishën e bardhë e të gjakosur. Azraeli kapi dorën e Alameas dhe e futi pas vetes për mbrojtje.

-Ajo është femra ime. Mos i fut duart aty ku nuk të takon, e sillu me respekt ndaj saj.

Killiani i buzëqeshi fytyra dhe futi armën në brez.

-Pra, kjo është ajo?-e pyeti qetësisht. Shikoi se si dy burrat përcillnin elektricitet tek njëri-tjrtri.

-Kthehu në dhomë Alamea-tha ai pa ia ndarë sytë Killianit-Do jem aty për një minut.

Ajo vrapoi për në dhomën e saj, me frymën që po i merrej. U ul në dysheme me kurrizin e mbështetur në krevat, priti aty me zemrën që gati po i dilte nga vendi.

Duke notuar në mendimet e saj, ajo ishte ngatërruar. Fytyra e saj nuk tregonte asgjë, por mendimet e hutuara i vërshonin në kokë. Dera u hap shpejt, ajo tërhoqi vëmendjen e saj teksa shikoi atë që u fut brenda. U ngrit në këmbë e qëndroi përballë tij.

-Çfarë jeni ju saktësisht?-e pyeti duke mos e shikuar në sy, por kur vështrimi i saj u kthye në të tijin, ai po e vështronte si më parë. Ai bëri një hap përpara dhe si një mace e frikshme, ajo u zmbraps. Pauza në hapat e tij ishte e dukshme. Azraeli po qëndronte në mes të dhomës, pastaj krejt papritur, ai u afrua më shumë.

Lotët po ktheheshin sërish duke e bërë të ndihej e dobët. Gjithçka u rrëzua mbi të dhe ajo thjesht nuk mund ta besonte.

-Çfarë doni ju që unë të jem?-pyeti aq afër saj. Ajo bëri një hap pas

-Jo ai njeriu mizor që...pashë pak më parë-belbëzoi dhe uli shikimin.

-Keni frikë nga unë?-pyeti duke bërë përsëri një hap pranë saj dhe ajo u zmbraps përsëri.

-A duhet që të kem frikë?-pyeti me guxim dhe e shikoi në sy.

-Përgjigju pyetjes sime cherie. A keni frikë nga unë?

Ngurroi të përgjigjej. Nëse do ja bënte këtë pyetje para se të vinin në këtë vend, para se të shihte atë ngjarje pak më parë, do të thoshte me plot gojën që jo. Por tani, nuk dinte se çfarë të ndjente.

-Pra, po e marr heshtjen tënde si një 'po'

E kapi nga beli e afroi pranë dhe vendoi kokën afër veshit.

-Je ne te ferais jamais de mal (Nuk do të të lëndoja kurrë)-i pëshpëriti me theksin e tij francez.

-Nuk e di se çfarë po thua-i tha ajo. Ai e puthi atë në qafë, më pas në nofull. I pëlqeu pamja kur shikoi. Ajo me sytë e mbyllur dhe me gojën paksa të hapur.Po pse po i pëlqente ? Ishte thjesht një tërheqje fizike si me gjithë të tjerat.

U tërhoq menjëherë kur dera trokiti duke sharë në gjuhën frënge. Brenda u fut Killiani që po buzëqeshte.

-Que faites-vous dans ma région ? (Çfarë jeni duke bërë në zonën time)-e pyeti egër. Tjetri vetëm buzëqeshi.

-Nuk u prezantova si duhet me gruan tuaj.Dhe doja ti kërkoja falje për pak më parë, personalisht.-i tha ai. Dhe shkoi drejt Alameas-Unë quhem Killiani.

-Alamea- Killiani i kapi dorën e zgjatur dhe e puthi.

- Sortez, Killian (Dil jashtë Killian)-foli Azraeli duke iu afruar Killianit egërsisht.

-Juste parce que tu as une femme, n'abandonne pas tes responsabilités ( Vetëm pse keni një grua, mos i braktisni përgjegjësitë tuaja)-tha Killiani. Ai i zgjati dorën përpara, e ia bëri me kokë që të vendoste ajo dorën e saj.

Alamea shikoi nga Azraeli sikur po i kërkonte leje. Vuri re se nofulla iu shtrëngua dhe sytë i flakërinin nga inati

-Jo cherie, eja këtu-urdhëroi dhe ajo shkoi pranë tij pa fjalë.

Kur ndodhej përballë tij ai e kapi nga beli dhe e afroi pranë tij si mburojë.

-Elle est à moi (Ajo është e imja)-i tha Killianit si paralajmërim. Nuk mund të kuptonte se çfarë po thoshin po i ndjente notat e xhelozisë në zërin e tij.

-E kuptova. Thjesht doja të flisja me të-i tha Killiani-Nuk do i bëj asgjë. Eja Alamea, shkojmë?

Sytë e saj u zvarritën drejt Azraelit për të kërkuar një miratim ose pak siguri nga ai. Azraeli shikoi sytë e saj të frikësuar dhe i kapi të dyja faqet me duar.

-Do jesh mirë, të premtoj-i pëshpëriti afër fytyrës. Ajo pohoi me kokë e pasi ai e puthi në kokë, ndoqi Killianin pas.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now