Kapitulli i njëmbëdhjetë

635 36 10
                                    

Kur hapi sytë, ndjente një dhimbje në gjithë trupin. Ambjenti ku ndodhej iu shfaq turbull por shikimi iu qartësua më mirë pas disa pulitjesh të syve. Ktheu kokën nga personi që ishte i ulur në karrige me kokën e mbështetur në murë dhe sytë e mbyllur. Ishte Adonisi dhe dukej sikur ishte në gjumë. Zgjati njërën dorë që ishte e fashuar tek një letër mbi komodinë.

"Do të bëhesh mirë ma cherie. Mundohu të qetësohesh dhe ta marrësh veten. Mos flit asnjë fjalë, me askënd. Do të shihemi përsëri"

"Ma cherie" e njëjta fjalë që ajo kishte lexuar në një letër, në spital, ditën e parë. Mos ishte Azraeli ai që e kishte dërguar në spital kur i ra të fikët? E vendosi letrën në komodinë dhe ktheu shikimin nga dritarja. Shikoi diellin e që po perëndonte dhe ajo buzëqeshi pak, trishtueshëm.

Më pas kujtoi të gjitha ngjarjet e fundit. Ato ngjarje që e brente ndërgjegja kaq shumë në kraharor. Një lot përsëri i ra në faqe. Pse duhet ta shpëtonin? Nuk donte të jetonte, nuk mund ta bënte. Ajo ndjenjë e fajit e vriste përbrenda.

-Alamea, dritëz e vogël

Ktheu kokën nga Adonis që ishte afruar pranë saj. Ai i fshiu lotët me gisht dhe e puthi në ballë.

-Pse e bëre këtë?-pyeti ai trishtueshëm.

-Ku ndodhet Azraeli?-e pyeti dhe ai hoqi shikimin nga ajo. Ngurroi të fliste. Hapi njëherë gojën më pas e mbylli sakaq, sepse fjalët nuk i dilnin. Hodhi shikimin në çdo vend përveç se tek ajo.

-Adonis, ku është Azraeli?-ia bëri përsëri pyetjen. Ai i kapi dorën me delikatesë dhe ia puthi në cepat e gishtave.

-Në burg-tha shpejt e shpejt. Alamea e shikoi e tmerruar, iu duk sikur bota iu rrotullua dhe tavani i ra mbi kokë. Në burg? Mos dreqin kishin marrë vesht vrasjen e ai kishte marrë përsipër fajin. Pse duhet ta bënte ? -Alamea je mirë ?

Alamea i mbante sytë në një pikë dhe kishte frikë ta pyeste arsyen e burgosjes së tij. Kishte frikë nga përgjigjia që do të jepte Adonisi. Ndjeu trupin t'i dridhej dhe hapi gojën që të mbushej thellë me frymë

-Alamea-i thërriti Adonisi në ankth duke i fërkuar dorën-Eja në vete. Më shiko mua

Ai i kapi të dyja faqet me duar dhe ia drejtoi shikimin nga ai.

-Merrr frymë thellë e dashur. Ashtu, të lumtë-i pëshpëriste derisa ajo u qetësua-Të lumtë moj vajzë

Alamea u qetësua por ndjenjte akoma dhimbjen, e kishte ende atë frikë dhe ankth brenda vetes

-Ai është mirë. Do të mbahet brenda 48 orë dhe do të dalë-e informoi Adonisi duke e përkëdhelur flokët

-Përse ka hyrë?-pyeti me gjysmë të zërit.

-Për tejkalim shpejtësie dhe mosrespektimin ndaj uniformës

Një psherëtimë lehtësimi doli nga buzët e saj paksa të hapura. U mbush thellë me frymë duke bërë që gjoksi i saj të ngrihej e të ulej nga frymëmarrja e thellë.

-Ndihesh mirë?-e pyeti përsëri Adonisi.

-Mirë ndihem-sforcoi një buzëqeshje. Një infermjere hyri në dhomë me buzëqeshje.

-Shoh që qenkeni zgjuar. Si ndiheni?

-Jam mirë.

-Në rregull. Është koha e sërumit.

E la infermjeren të vendoste sërumin. Errësira kishte ardhur dhe bashkë me të e kujtimet e mendimet e saj. Dëgjoi Adonisin të fliste me infermjeren por nuk ia vuri veshin fjalëve të saj. Pastaj Adonisi, u afrua pranë Alameas

-Keni vizitorë. Dëshirojnë që të takojnë

Alamea hodhi shikimin drejt derës ku ndodhej Oriana me mamanë e saj. Ato të dyja u afruan bashkë me disa qese në dorë

-Alamea, jeni mirë?-e pyeti Oriana duke u ulur në karrigen pranë saj

-Unë po pres jashtë-tha Adonisi dhe doli

-Jam mirë Oriana. Faleminderit-i tha dhe i shtrëngoi dorën që i kishte kapur.

-Të kemi sjellë pak supë dhe disa biskota-tha Eva dhe u ul në stolin nga ana tjetër e saj.

-Faleminderit Eva-i tha duke e shikuar e ju mbushën sytë me lot. -Jeni mirë?

-Më fal-tha dhe fshiu sytë me të shpejtë-Thjesht më kujtoni mamanë time dhe ajo më mungon.....

Ia plasi të qarës. Eva u ul në shtrat e filloi duke i përkëdhelur flokët si të ishte nëna e saj.

-Bëhuni e fortë-e këshilloi me butësi-Bëhu e fortë për nënën tënde. Ajo nuk dëshironte që të të shihte të qante

-Keni të drejtë-i tha dhe fshiu lotët përsëri me letrën që i zgjati Oriana-E vetmja gjë që dëshironte mamaja ime për mua, ishte të vazhdoja shkollën që nuk munda kurrë ta bëja.

-Je ende në kohë e dashura ime -i tha Eva -Mund ta vazhdoni

-Tani është tepër vonë . Unë u martova dhe...dhe...dhe....

-Kurrë nuk është vonë-ia preu fjalën Oriana-Dhe unë dua ta vazhdoj shkollën time. Prandaj do e bëjmë bashkë apo jo mama?

-Po zemër-i dha kuroja Eva. Më pas u kthye nga Alamea-Mundohu që të pushosh e të qetësohesh.

-Sigurisht Eva-i tha duke i buzëqeshur.  Pasi përshëndetën Alamean ato të dyja u larguan. Pas ikjes së tyre, Adonisi u fut brenda në dhomë. E detyroi të hante supen dhe disa biskota e më pas të flinte.

Adonisi ishte vëllai që kurrë nuk e pati.

******

Gëzuar Krishlindjen, për të gjithë ju që e festoni!🥰

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now