Kapitulli i pestë

Start from the beginning
                                    

-Përshëndetje-foli vajza me buzëqeshje sapo vuri re prezencën e saj-Unë quhem Oriana. Ndërsa ti duhet të jesh nusja e shefit ?

-Përshëndetje. Po, më quajnë Alamea-tha ajo ëmbël-Mund ta di ku ndodhet Azraeli?

-Ai doli sapo të la ty në dhomë zonjushë-tha gruaja-Unë jam mamaja e Orianës, Eva.

-Mund të më thërrisni Alamea, ju lutem? Nuk më pëlqen formaliteti.

-Në rregull Alamae-tha Oriana e gëzuar-Çfarë dëshiron të hani për darkë?

-Nuk mendoj se do jem për darkë. Më duhet të largohem për një punë

Oriana dhe Eva vështruan njëherë njëra-tjetrën, më pas pohuan me kokë.

Alamae, u vesh në dhomë dhe doli nga shtëpia gati me të shpejtë. Mori një taksi, ku e dërgoi në club. U fut brenda dhe shkoi direkt në dhomat e zhveshjes ku u ndërrua.

-Çkemi Nolan-i tha Nolanit tek banaku-Si ja çon?

Nolani e shikoi njëherë nga Alamea, e i buzëqeshi ngrohtë

-Mirë Alamea.-tha dhe mori disa pije. Ndërsa Alamea ju fut punës së saj. Nuk do qëndronte e mbyllur në atë vilë si një shtëpiake e dëshpëruar.

Pa shikuar se kush ndodhej në tavolinë, me sytë në bllokun e saj qëndronte para tyre.

-Kush është porosia juaj?-pyeti dhe kur asnjëri nuk foli ngriti shikimin. U trondit kur shikoi Azraelin dhe me një cigare në dorë teksa e shikonte me një shprehje të frikshme, sikur donte ta vriste në ato momente.

U ngrit nga aty ku ishte, e kapi Alamean nga krahu dhe e tërhoqi me forcë drejt koridorit të vogël pa e vrarë mendjen se po e lëndonte. Hapi derën e fundit, dhe kur hyri brenda e shtyu Alamean duke bërë që ajo të përplasej me një tavolinë. Rënkoi nga dhimbja që ndjeu në ije, me sytë e mbyllur fort.

-Çfarë dreqin bën këtu?-zëri i tij ishte jashtëzakonisht, i frikshëm. Ngriti shikimin dhe ai dukej me tepër se  i xhindosur. Dukej sikur do ta vriste nga momenti në moment

-Unë punoj këtu-e informoi ajo dhe drejtoi trupin duke rënkuar dhe njëherë nga dhimbja që shkaktoi.

-E ke idenë se sa i rrezikshëm është ky lokal?-e pyeti duke u afruar kërcënueshëm drejt saj-Nga momenti në moment mund të përfundosh e përdhunuar, dhe askush nuk të ndihmon?

Alamea qëndroi në heshtje duke e shikuar në sy. Nuk bëri asnjë hap pas kur ai ishte aq afër saj, nuk donte të dukej frikacake dhe pse brenda saj po dridhej.

-Nuk është puna jote-i tha ajo. I bëri duart grusht kur ai i kaloi duart në belin e saj

-Je gruaja ime, dhe është pikërisht puna ime-i foli aq ftohtë sa dhe ajo u dridh-Nuk do të punosh më në këtë club.

-U martuam vetëm se im vëlla të kishte borxhe. Kushedi se sa. Ai më shiti si të isha ndonjë objekt vetëm pasi ime më vdiq. Fiks pas një jave. Jemi të martuar vetëm me letra.

-Nuk kam asnjë kundërshtim që ta bëj këtë martesë të vërtetë-i pëshpëriti rrezikshëm duke vendosur kokën në qafën e saj

-Çfarë po bën?-foli e frikësuar duke vendosur duart në supin e tij që ta ndalonte.

-Je gruaja ime-përsëriti-Kam çdo të drejtë mbi ty. Sidomos nga ana seksuale

I erdhi neveri, gati sa nuk volli. E shtyu atë me gjithë forcë dhe pse ai ishte si një shkëmb, vështirë se luhej. Ndërsa me nerva e sipër ajo e goditi në faqe sa fuqi kishte. Shikoi se si anoi kokën pa asnjë shprehje në fytyrë. Dukej sikur ajo e përkëdheli. Më pas ktheu shikimin tashmë me sytë e errësuar drejt saj.

-Pse po ma bën këtë? Pse po interesohesh për mua? Të dy e dim që nuk të interesoj-bërtiti ajo. Me njërën dorë i kapi kyçin e saj e ia përdrodhi.

-Ahhhh-rënkoi ajo nga dhimbja me dhëmbët e shtrënguar fort

-Doni përgjigje, apo jo?-Ai shtrëngoi dhëmbët e shtrënguar, duke rritur presionin mbi kyçet e saj të përdredhura. Zemërimi po digjej në rruzullin e tij ndërsa ai e nguli sytë nga ajo, e cila po përpiqej të largohej prej tij.

-Ouw...-Një klithmë e mprehtë e theu heshtjen kur ai i shkuli flokët me dorën tjetër, duke e detyruar atë të shikonte lart drejt tij. Faqet e saj ishin të lagura me lot, ndërsa sytë e saj ishin të shtrënguar, dhimbja ishte e dukshme në fytyrën e saj.

Ishte një pamje patetike, por vetëm sa ndezi ferrin e paprekshëm brenda tij. Ai e shtrëngoi më fort nofullën, për të kontrolluar etjen e tij të pahijshme për të, pikërisht në këtë moment; duke e ditur nëse nuk do ta bënte, atëherë nuk do të kishte asnjë forcë në Tokë që mund ta shpëtonte atë nga dëshira e tij konsumuese.

Me gjithë dhimbjen, ajo tundi kokën lehtë, duke sinjalizuar përgjigjen e saj, nga frika e zemërimit të tij. Sepse ajo kishte parë tashmë përbindëshin e tmerrshëm që rrinte brenda tij, shumë më keq se çdo kafshë e egër.

Por edhe përpjekja e saj e vogël për ta qetësuar dështoi.

-AAHHH...-Ajo lëshoi ​​një britmë të dhimbshme ndërsa ai zhyti dhëmbët në mishin e butë të faqes së saj, duke lënë një shenjë të kuqe të tërbimit të tij.

-Përdor gjuhën tënde të ndyrë,-i bërtiti ai afër faqes së saj, duke bërë që i gjithë trupi i saj të dridhej nga frika.

-Po... po...-qau ajo,

-Sepse...-Ai e afroi fytyrën e saj, duke lënë një centimetër mes buzëve të tyre. Vështrimi i tij i errët u fiksua në buzët e saj, të cilat po e tundonin përtej çdo arsyeje që kur i hodhi sytë për herë të parë mbi të.

-Ti. Je. E imja.-Me ato fjalë posesive, ai përplasi ashpër buzët e tij me buzët e saj, duke bërë që sytë e saj të hapeshin të tronditur. I kafshoi buzën egër që ajo të hapte pak buzën nga dhimbja e të fuste gjuhën e tij brenda.

-Do të dërgoj në shtëpi. Nuk do punosh më këtu-i tha egër pasi u shkëput nga ajo,pa i bërë përshtypje lotët e saj dhe që kishte filluar të dridhej më shumë. Alamae vetëm sa pohoi me kokë dhe eci para akoma me trupin që i dridhej. Kujtimet shfaqen çdo herë dhe bashkë me ato kujtime, shfaqet dhe dhimbja që kishte ndjere gjatë gjithë këtyre viteve. Ajo dhimbje që e kishte ndrydhur brenda vetes, e kishte pasur frikë ta shprehte.

A darker shade of love [Shqip]Where stories live. Discover now