Pjesa e pesembedhjete.

75 10 42
                                    

Stov, Vermont / Tetor

Qendroja balle per balle me Oliverin. Me kishte ndaluar gjate rruges, kur po kthehesha ne shtepi. Biçikleta e tij ngjyre blu me kishte ndaluar vetem pak me larg kembeve dhe dukej sikur donte te me sulmonte. E dija çfare do te me thoshte ai, prandaj edhe e kisha shmangur oren e pushimit duke qendruar ne tualet. E kisha shmangur pa e ndeshur veshtrimin e tij te syve te bute edhe ne klasen B. Kur i largova drejt shtepise, e kuptova qe thjesht, nuk e shmang'ja dot me. Ne mos une, ai do te me ndiqte. Dhe e dija qe do e bente kete edhe sikur te shkoja ne fund te botes. Oliveri kishte qene me mua qe ne fillore. Me kishte ndjekur ne momentet me te keqija: kur me vdiq mamaja, kur Oktaviusi u arrestua, kur u gjenda e vetme perballe gjithçkaje... ishte diçka mbeshtetja emocionale dhe fizike e Oliverit, qe une nuk e mohoja dot.

-Vertet, Remington? -foli. Zeri i tij sikur oshtiu mbi qiell, mbi kokat tona dhe mbi token e gjelbert me fije bari. -Dyshon tek Sharlota?

-Po. -Qe pergjigjia ime fare e qete. Doja te tregohesha e sinqerte me Oliverin. Ashtu si nuk isha treguar ndonjehere. -Dyshoj tek Sharlota.

-Ne rregull, -tundi koken. Mbase ai nuk dyshonte tek ajo. Por me gjithçka kisha marre vesh e per me teper nga tre te panjohur, siç ishin Diego, Danieli e Ema, une dyshoja tek ajo. Ama, nuk me vinte keq per kete. -Duhet te dish diçka, Rem'. Dhe nese pastaj do te dyshosh edhe tek mua, beje.

Rrudha ballin. Oliveri as nuk e njihte Helenen. As nuk kishte folur me te ndonjehere. Perse duhej te dyshoja tek ai? Nuk kisha asnje arsye. Por mendimet mu ngaterruan kur mendova se edhe me Sharloten, njesoj kisha menduar. Njerezit qe i kisha gjetur fare jashte ketij rruzulli genjeshtrash, tani ishin aq afer dhe ishin mbeshtjelle ne rrjeta merimangash. Mbase njesoj siç Sharlota kishte fshehur kete gje qe nuk ma kishte pritur mendja kurre, edhe Oliveri fshihte diçka. Dhe u drodha, kur mendime te ndryshme me kapercyen rrotull.

-E dija per Sharloten dhe Helenen. -Peshtyma mu pertyp. Ai e dinte. E dinte dhe nuk me kishte treguar. -E kam ditur gjithmone, edhe para se ajo te lidhej me Helenen. Pa ofendim, Rem', por ti nuk e njihje Sharloten. Dhe me vjen keq te ta them, mbase nuk me njeh as mua.

Buzet me dridheshin. Doja te qaja. Te bertisja me te madhe. Ta qelloja sa te nxirrja gjithe inatin. Por nuk levizja dot. Gjymtyret sikur me kishin ngrire. Edhe muskujt. Kisha ngrire si nje kub akulli. Gjate gjithe viteve te kesaj jete qe kisha jetuar, mundohesha kaq shume t'i njihja njerezit, t'i kuptoja ata. Isha perpjekur te njihja mamin. T'ia kuptoja veshtrimin e dhembshur. Isha munduar fort te kuptoja Oktaviusin, arsyen perse. Dhe isha kapur fort pas perpjekjes per te njohur babin, nga buronte dhimbja e tij, ku e kishte fillimin dhe rrezimin e kesaj jete pa kuptim qe bente. Fjalia e Oliverit, thjesht shembi çdo themel te sigurt qe kisha krijuar mbi vete, per vete.

-Kisha projektin e anglishtes me Helenen, diten pasi ishte hedhur ai lajmi i motres se saj. Aisha dhe Amelia nuk kishin ardhur. Ishim vetem ne te dy.

-"Dhe çfare bete, u puthet? Pate nje film se bashku? Shkuat tek 'Oret e mesnates'? Apo kaluat te dymbedhjeta oret e nates, tek pubi irlandez i Burtit?" -doja t'ia zbrazja te gjitha, por nuk e bera. Oliveri nuk do te tradhtonte asnjehere. Jo vetem mua, jo. Asnje femer tjeter. Asnje shok e shoqe. E dija. E ndieja. Per kete gje, Oliverin e njihja ne maje te gishtave.

-Ajo nisi te qante. E pyeta se çfare kishte. Nuk pushonte. Dhe nuk ma tregonte çfare. -Viktime. Helena Hills sillej si nje viktime. Donin ta meshironin. -I fola. Per veten, per dhimbjen, per jeten... romane si keto, i ke parasysh? Me tha se ishte ndare nga Sharlota, pas nje lidhjeje te bukur. Nuk u çudita. Perkundrazi, e kisha ditur gjithmone.

Oliveri gjithmone dinte gjithçka. Ishte i mprehte. I shkathet. Dinte te kontrollonte situaten aq mire sa as nje psikolog nuk do mund ta kontrollonte. Mbase prandaj ishte kapiteni i skuadres se basketbollit dhe te regbit, lojtari me i zote. Llogariste distancen e topit e te kundershtarit veç me nje veshtrim. E kishte aftesi. Por pavaresisht se mund te ishte i mprehte dhe i shpejte, per fizike e matematike, truri nuk ia priste hiç.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Where stories live. Discover now