Pjesa e shtate.

83 9 38
                                    

Stov, Vermont / Tetor.

Mbasdite, pas shkolle, kur Tobi po bente detyrat e shkolles dhe une po shkembeja disa mesazhe ne celular me Sharloten, trokiti dera. Zakonisht, babi nuk vinte kaq heret, por edhe sikur te vinte, ai e hapte me çelesin e tij, sado i dehur te ishte. E trokitura ne dere, na terhoqi vemendjen edhe mua dhe Tobiasit. Mbeshteta celularin ne tavolinen prej qelqi, qe qendronte ne mes, dhe u ngrita. U afrova prane deres, mbajta vesh mos degjoja mermeritjet e zakonshme te tim eti, por nuk degjohej asgje perveç eres se vjeshtes, qe trazonte gjethet e rena te pemeve. Me ngadale, ula dorezen dhe e hapa.

Ne pragun e deres, prane tre shkallareve te vogla prej guri, qendronte Diego. Me Diegon nuk kisha folur asnjehere, jo sepse nuk me pelqente si tip, por as sepse nuk e kisha ne asnje klase, perveç klases B, ku benim anglishten me ate profesorin e ri, tek i cili te gjithe perpiqeshin te beheshin kanakaret e tij, Xhensonin. Oliveri fliste me te, madje mund te ishin edhe shoke te ngushte, s'isha e sigurt, por une as dy llafe nuk kisha shkembyer me kete te fundit. Prania e tij ishte thjesht, e çuditshme. 

-Eshte ne shtepi Oliveri? -me pyeti. Fytyra i kishte marre nje shprehje te frikesuar dhe e kishte humbur tonin ironik te zerit, me te cilin pergjigjej dhe fliste gjate gjithe mesimit.

-Jo, -tunda koken ne shenje mohimi, -nuk eshte ne shtepi.

-Perendi e madhe! -perplasi doren ne ball dhe e ngriti gjer' ne floket e qethur shkurt. Pergjigj'ja ime, siç dukej, nuk kishte qene premtuese. -Ke ndonje ide ku mund te jete tani?

-Nuk jam e sigurt... -veshtrova njehere nga qielli, si te doja te bindesha ne pergjigjen qe do i jepja. -Do te thoja se mund te ishte ne stervitje, por duket sikur do te bjere shi. Nese e ke me ngut, mund t'i nis tani nje mesazh.

-Oh, po, faleminderit.

I bera me shenje te priste aty dhe i ktheva shpinen per te marre celularin. Tobiasi i kishte ngulur veshtrimin, se mbase ishte duke luajtur akoma ate lojen e tij te hatashme te veshtrimeve. U perkula dhe terhoqa celularin. Kur iu afrova, Diego ishte duke i hedhur nje veshtrim te shpejte shtepise. E bezdisur nga veshtrimi i tij aq kerkues, dola edhe vete jashte dhe terhoqa nga pas deren. Shtypa numrin e Oliverit dhe i nisa nje mesazh te shpejte se ku ishte.

-Merre ne celular, -nxitoi te thoshte ai. Dukej qarte qe e kishte me ngut. -Mund te vonohet ca per te degjuar tringellimen e mesazhit, apo jo?

-Po... mbase, -ia keputa ashtu kot, sepse isha e sigurt se Oliveri nuk do te ma linte mesazhin lexuar pas nje gjysem ore.

Sa per t'i bere qejfin Diegos, qe dukej aq ne hall, e telefonova. Vendosa celularin ne vesh dhe prita. Zilja binte. Ai nuk pergjigjej. Nuk e kisha hasur fare kur u ktheva nga shkolla, mbase sepse dolem edhe me heret meqe mungonte edhe Herrisoni, qe jepte lenden e matematikes. Pastaj, kisha qene aq e perqendruar ne biseden me Sharloten permes mesazheve, ku po me fliste per ate oficerin qesharak qe me percolli edhe mua ne drejtori, -qe siç me tha ajo, quhej Robin -i cili sipas Sharlotes, po flitronte me te.

-Nuk po me pergjigjet. -i thashe lajmin, qe u duk sikur e shembi fare.

-Degjo, Rem', kam nevoje per ndihme menjehere. Dhe Oliveri eshte i vetmi qe mund te me ndihmoje. -Papritur, duart e tij mberthyen te miat dhe zmadhova syte. Oliveri ishte i vetmi mashkull qe me kishte prekur ne te tille menyre gjate ketyre muajve te fundit... ne rregull, mbase edhe babi, por ne te tille menyre aspak te dhunshme, vetem Oliveri. 

I shkeputa duart me vrull prej tij. Diego mbase e kuptoi se veproi gabim, se mbeshteti doren ne ball dhe beri nje gjysem rrotullimi. Nisi te shikonte perqark, pastaj pershkroi cepat e buzeve me doren e majte. Ia bera me shenje te fliste, pa dashur ta merrja parasysh menyren se si u soll brenda atyre pak sekondave e mbase, Diego mu ndje falenderues ne kete pjese.

Kush e vrau Helena Hills? ✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora